Friday, November 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Virgjëresha e Korrupsionit’ ndan tenderat: 160 mijë euro për Çaushollin, 1.4 milionë për Shahinin

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Virgjëresha e Korrupsionit’ ndan tenderat: 160 mijë euro për Çaushollin, 1.4 milionë për Shahinin
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në një shtet normal, personat e përfshirë në skema mashtrimi me barna, tendera të dyshimtë dhe hetime për pastrim parash do të ishin nën hetim intensiv. Në Shqipëri, ata vazhdojnë të fitojnë tendera publikë.

Në qendër të skemës që po ngre pikëpyetje të forta është drejtoresha e Operatorit të Blerjeve të Përqendruara, Arlinda Pogaj — institucioni që sot kontrollon miliarda lekë prokurime për gjithë administratën.

160 mijë euro për kompaninë e Nadir Çaushollit

Me firmën e saj është miratuar një tender me vlerë 160 mijë euro për kompaninë Albadent Group shpk, e lidhur me Nadir Çaushollin, i dënuar më parë për skema mashtrimi me rimbursimin e ilaçeve.

Tenderi ka si objekt blerje materialesh mjekësore për Spitalin e Korçës.

Kujtojmë se më 4 nëntor 2025, Prokuroria e Tiranës arrestoi ish-kreun e FSDKSH, Spartak Zekja, në kuadër të një skeme mashtrimi me rimbursimin e barnave, ku përmendej edhe kompania CFO Pharma e Çaushollit. Megjithatë, ndërkohë që zyrtarë u arrestuan, Çausholli nuk u përfshi në të njëjtën masë penale.

A ishte kjo një çështje që duhej hetuar nga SPAK si grup i strukturuar kriminal? Kjo mbetet një pyetje e hapur.

1.4 milionë euro për Mektrin Motors

Pak ditë më parë, Pogaj ka firmosur një tjetër tender, këtë herë me vlerë 1.4 milionë euro për kompaninë Mektrin Motors, në pronësi të Edmond (Mond) Shahinit, për blerje autoambulancash për QKUM.

Burime pranë procedurës bëjnë me dije se në garë kanë qenë edhe kompani me oferta dukshëm më të ulëta, por fituese është shpallur Mektrin Motors.

Në media është raportuar se Shahini ka qenë subjekt hetimi në Itali në vitin 2008 për çështje që lidhen me trafik droge dhe kontrabandë automjetesh. Ai konsiderohet një nga emrat më të mëdhenj në tregun e makinave luksoze në Shqipëri.

Raportime të ndryshme kanë ngritur dyshime për praktika të shitjes së automjeteve me çmime të deklaruara më të ulëta se vlera reale, ndërsa diferencat dyshohet të paguhen cash — një skemë tipike e përmendur në kontekstin e pastrimit të parave.

Tenderat me “flamur të kuq”

Dy tendera. Dy emra të kontestuar. Një firmë.

Operatori i Blerjeve të Përqendruara është sot institucioni më i fuqishëm në sistemin e prokurimeve. Çdo firmë e drejtoreshës ka efekt domino në miliona euro para publike.

Në vend që të shohim transparencë maksimale dhe garë të hapur, shohim dyshime për paracaktim, favorizim dhe lidhje të errëta.

Pyetja nuk është më nëse ka problem.

Pyetja është: kush mban përgjegjësi?

Publikuar nga Publik Media

Tags: 1.4 milionë160 mijë euroÇaushollinndan tenderatShahininVirgjëresha e Korrupsionit’
Previous Post

Grabitet me armë një bankë në Tiranë

Next Post

Plisi i bardhë shqiptar drejt UNESCO-s

Next Post
Plisi i bardhë shqiptar drejt UNESCO-s

Plisi i bardhë shqiptar drejt UNESCO-s

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Belgjikë/ Mbreti Philippe refuzon dorëheqjen e Kryeministrit Bart De Wever

Belgjikë/ Mbreti Philippe refuzon dorëheqjen e Kryeministrit Bart De Wever

November 6, 2026
“Puçi dështoi, por unë sapo kam nisur”/ Spiropali sfidon Ramën në kulmin e krizës në PS

“Puçi dështoi, por unë sapo kam nisur”/ Spiropali sfidon Ramën në kulmin e krizës në PS

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al