Sunday, September 13, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Vendimi/ GJKKO miraton kërkesën e SPAK, dërgon në gjyq Veliajn, Klotilda Bushkan, Eman Abulen dhe të tjerët

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Vendimi/ GJKKO miraton kërkesën e SPAK, dërgon në gjyq Veliajn, Klotilda Bushkan, Eman Abulen dhe të tjerët
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka miratuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) dhe ka vendosur dërgimin për gjykim të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe 29 personave e shoqërive pjesë e së njëjtës dosje.

Vendimi është marrë në seancën paraprake të datës 9 shkurt 2026 nga trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Etleva Deda dhe është përfundimtar, pa të drejtë ankimi.

Erion Veliaj akuzohet për një sërë veprash të rënda penale, përfshirë korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë, të kryer në bashkëpunim, lidhur me përfitime të parregullta nga disa subjekte private dhe OJF, konkretisht nga shoqëritë “Agi Kons”, “Fusha”, “Palushi”, “Gerard-A”, “Kontakt”, si dhe nga OJF-të “Eventus”, “Muza”, “BYL-A” dhe “Frobolous”.

Po ashtu, ai akuzohet për pastrim parash, fshehje dhe mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futje apo mbajtje të sendeve të ndaluara në institucionet e vuajtjes së dënimit.

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut, është dërguar në gjyq për korrupsion pasiv në bashkëpunim, pastrim parash, fshehje dhe mosdeklarim pasurie dhe fshehje të ardhurash. Sipas SPAK, ajo dyshohet se ka vepruar në dobi të disa shoqërive tregtare dhe OJF-ve, përfshirë edhe organizatën “Harabel”, duke qenë pjesë e skemës së përfitimeve të paligjshme.

Deputetja e Kuvendit, Klotilda Bushka, është dërguar në gjyq për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, duke u akuzuar se ka ndërhyrë për të ndikuar ose penguar procesin e drejtësisë në kuadër të kësaj çështjeje.

Biznesmenë, kompani dhe OJF në bankën e të akuzuarve:

Elman Abule, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal, në emër të shoqërisë tregtare “Rametal” shpk;

Gentian Sula, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i personave i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, në emër të shoqërisë tregtare, “Agi Kons” shpk;

Fatmir Bektashi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i personave i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, në emër të shoqërisë tregtare “Kontakt” shpk;

Meriman Palushi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i personave i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, në emër të shoqërisë tregtare “Palushi” shpk;

Shkëlqim Fusha, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i personave i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, në emër të shoqërisë tregtare “Fusha” shpk;

Sokol Kryeziu, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i personave i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, në emër të shoqërisë tregtare “Gerard-A” shpk;

Mirton Lika, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Fshehja e të ardhurave”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 180/1 e 25 i Kodit Penal, në emër të shoqërisë “Lani” shpk;

Linda Kazani, e akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, dhe “Korrupsioni aktiv i personave i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 287/2 e 245 i Kodit Penal, në emër të organizatës jofitimprurëse “Eventus”;

Erald Simixhiu, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, dhe “Korrupsioni aktiv i personave i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 287/2 e 245 i Kodit Penal, në emër të organizatës jofitimprurëse “Muza”;

Ina Goxhaj, e akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, dhe “Korrupsioni aktiv i personave i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 287/2 e 245 i Kodit Penal, në emër të organizatës jofitimprurëse “BYL-A”;

Frosina Bollo, e akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i personave i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, në emër të organizatës jofitimprurëse “Frobolous”;

Valmir Xoxa, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal;

Adela Kondakçiu, e akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal;

Flutur Xhani, e akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”, parashikuar nga neni 305/b i Kodit Penal;

Fatjon Baci, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”, parashikuar nga neni 324/a pgf 2 i Kodit Penal.

“Rametal” shpk, nën akuzë për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal;

Agi Kons” shpk, nën akuzë për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i personave i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal;

“Kontakt” shpk, nën akuzë për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i personave i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal;

“Palushi” shpk, nën akuzë për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i personave i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal;

“Fusha” shpk, nën akuzë për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i personave i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal;

“Gerard-A”, nën akuzë për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i personave i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal;

“Lani” shpk, nën akuzë për kryerjen e veprës penale të “Fshehja e të ardhurave”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 180/1 e 25 i Kodit Penal;

OJF “Eventus”, nën akuzë për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, dhe “Korrupsioni aktiv i personave i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 287/2 e 245 i Kodit Penal;

OJF “Muza”, nën akuzë për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, dhe “Korrupsioni aktiv i personave i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 287/2 e 245 i Kodit Penal;

OJF “BYL-A”, nën akuzë për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, dhe “Korrupsioni aktiv i personave i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 287/2 e 245 i Kodit Penal;

OJF “Frobolous”, nën akuzë për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i personave i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal;

OJF “Harabel”, nën akuzë për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal.

Previous Post

Aksident në Rrugën e Arbrit, përplasen 2 automjete

Next Post

Vijojnë punimet për ndriçimin rrugor në aksin “Kthesa e Daçit”–Komsi

Next Post
Vijojnë punimet për ndriçimin rrugor në aksin “Kthesa e Daçit”–Komsi

Vijojnë punimet për ndriçimin rrugor në aksin “Kthesa e Daçit”–Komsi

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

September 9, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Leoo Brooklyn, reperi shqiptar që po çmend Athinën vjen fuqishëm me këngën e re “PAEI”

Leoo Brooklyn, reperi shqiptar që po çmend Athinën vjen fuqishëm me këngën e re “PAEI”

September 12, 2026
Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

September 12, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al