Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Klest Karaj, një jetë e nisur mes shumë pasionesh

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Klest Karaj, një jetë e nisur mes shumë pasionesh
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nga kënga dhe muzika te politika, ekonomia, futbolli dhe udhëtimet. Për Klest Karajn, fitues i bursës në Shkollën e Biznesit, organizuar nga UET, jeta nuk mund të ishte ndryshe, veçse e udhëhequr nga angazhimi për të ndjekur pasionet e tij.

“Njeriu në jetë bën dy zgjedhje të rëndësishme: shkollën dhe personin që vendos të ketë në krah.” Mes shumë këshillave për jetën, shoqërinë, të ardhmen, nga presidenti i Universitetit Europian të Tiranës, duket se kjo fjali la gjurmën më të thellë. Iu ngjit në mendje kjo thënie, në të cilën lexohet qartë mençuria e eksperiencës. Për një 18 vjeçar shkujdesja është gjëja më normale dhe e zakonshme, jeta nuk ka kufizime apo datë skadence, e mbi të gjitha, gjithçka duket e mundshme dhe e realizueshme.

Por e shqiptuar nga profesori Selami Xhepa, të cilin e vlerëson për intelektualizmin, thjeshtësinë dhe humorin, dhe me të cilin e bashkon pasioni për ekonominë, i tingëlloi e afërt. Edhe për faktin se ka filluar të ndiejë ethet e zgjedhjes së parë, me ditët që shkojnë drejt mbylljes së vitit të fundit të gjimnazit.

Nuk e ka caktuar përfundimisht programin e studimit, por universiteti tashmë e ka zgjedhur atë. Gjatë Shkollës së Biznesit, event i përvitshëm i organizuar nga Universiteti Europian i Tiranës në Dardhë të Korçës, Klest Karaj siguroi një bursë të plotë për të vijuar studimet në vitin e ardhshëm akademik.

Kur profesori i Matematikës në gjimnazin “Ibrahim Muça” i komunikoi zhvillimin e kësaj shkolle në nëntor të vitit të kaluar, nuk e mendoi se për të do të rezultonte një shans jete. “E pashë si një eksperiencë të re ndryshe nga të tjerat. Duke pasur parasysh emrin e universitetit, e mendova si diçka novative dhe në fakt, ashtu më rezultoi”, tregon Klesti.

Gjatë moduleve trajnuese të tre ditëve, nuk mori vetëm informacione dhe njohuri në fushën e ekonomisë. Njohu mjaft bashkëmoshatarë, patën biseda të këndshme, diskutime të frytshme dhe krijoi miqësi.

Për një karakter si Klesti nuk është e vështirë krijimi i miqësive. I edukuar, i komunikueshëm, një njeri me botë të bukur që zotërohet nga pasionet e shumta, është mjaft e lehtë që të gjejë pika kontakti me njerëzit që e rrethojnë. Mes pasioneve që numëron, më jetiken, më të rrënjosurën në gjak, sheh muzikën. Në fakt ajo shkon përtej pasionit sepse është pjesë e gjenetikës së tij. Thotë se zërin e ka trashëguar nga gjyshi, një këngëtar mjaft i dashur për publikun librazhdas. “Unë vij nga një familje e nderuar artistësh dhe intelektualësh që kanë vulën e tyre në artin dhe kulturën e qytetit.”

Skenën e ka prekur për herë të parë në moshën 6-7 vjeçare, në festën e abetares. E prej atëherë rrugëtimi nuk është ndalur dhe është shënjuar nga suksese.

Ka qenë pjesëmarrës në shumë shfaqje, aktivitete dhe ngjarje të organizuara nga shkolla, nga shoqatat kulturore apo bashkia Librazhd. Është bërë pjesë e kompeticioneve dhe është vlerësuar me çmime. Në vitin 2024 zuri vendin e parë në edicionin e gjashtë “Talent show”, zhvilluar nga bashkia e qytetit. “Si në çdo sfidë që kam kaluar në jetë, edhe në këtë garë hyra për të fituar”, thotë ai.

Zgjodhi “Jon”, të kënduar nga Ardit Gjebrea në dhjetor të 1991-shin, në Festivalin e 30-të të Këngës, ku u vlerësua me çmimin e parë. “Kjo këngë na mëson se vetëm nga shpirti njerëzor dhe kujtimet e brishta personale, arti arrin të përjetësohet, të tejkalojë kohën dhe breza të tërë”, thekson Klesti, duke shtuar se emigracioni në vitet ’90 shkaktoi shumë plagë, ende të pambyllura.

Mos vijimi i studimeve në shkollat e muzikës i krijon një farë pengu, të cilin ia shoshit logjika duke e bërë të kuptojë që ishte zgjidhja e duhur. Muzika që pëlqen dhe eksploron, rock, jazz, balada, sipas tij nuk ka më as vëmendjen, as publikun dhe as hapësirën e duhur në treg. Pavarësisht kësaj ai nuk heq dorë nga pasioni për rock-un.

“Aty gjej lirinë time shpirtërore. Gjej rebelizmin nën tingujt e fortë të instrumenteve. Gjej veten time nën rreshtat e teksteve aq domethënës dhe kuptimplotë.”

Vlerëson te kjo rrymë frymën revolucionare, impakti i së cilës u shfaq dukshëm pas viteve ’60-të në Evropë dhe SHBA, duke transformuar shoqërinë me lëvizjet kulturore që u shfaqën. Sigurisht që e grishin emrat më të mëdhenj dhe më përfaqësues të kësaj muzike, por veçon mes tyre Chester Bennington, liderin e grupit Linkin Park. “Në kordat e tij zanore gjen engjëllin dhe djallin në të njëjtën kohë.”

Lista e pasioneve nuk mbyllet me këngën. Futbolli është një tjetër aktivitet që zë vend të rëndësishëm në jetën e tij. “Dashuri të marrë”, e quan ai, pasi është i vetmi aktivitet që e largon nga çdo shqetësim dhe problem ditor, duke shijuar adrenalinën deri në sekondën e fundit të ndeshjes.

Ndërsa loja e futbollit e emocionon, loja politike është ajo që e ingranon mendërisht. E sheh si një lojë shahu, ku përplasen mendjet e mëdha për të marrë vendime strategjike që impaktojnë pastaj miliona njerëz, kombe dhe popuj të tërë në histori.

Pikërisht kurioziteti për historinë, për të shkuarën, për kulturën dhe arkitekturën, i ka injektuar dëshirën për të udhëtuar dhe njohur nga afër sa më shumë vende. Nga Parisi, në Barcelonë, Amsterdam, Bukuresht, Romë, janë me dhjetëra kryeqytetet dhe qytetet evropiane që ka shkelur dhe ka marrë mbresa të veçanta. Po ka mes tyre një vend që i ka rrëmbyer zemrën. Është Praga e magjishme, siç ai e quan. Kur hipën në avion, ende pa u shkëputur nga toka, ka vetëm një mendim: Rikthimin.

“Më shkakton diçka mistike dhe magjike ai qytet. Kush e di, ndoshta në një të ardhme jeta ime mund të vendoset atje,” thotë Klesti, i bindur se nuk do të heqë dorë ndonjëherë nga udhëtimet. Madje asnjë pasion nuk do të larë pas, do t’i mbartë me vete e të kujdeset për to, ashtu siç tashmë e ka bërë edhe në këto vite. /Mapo

Previous Post

“Shtëpia që u kthye në varr”, si u shua tragjikisht familja shqiptare në Itali (Detajet)

Next Post

Tragjedi në ujërat greke, humbin jetën 15 emigrantë

Next Post
Tragjedi në ujërat greke, humbin jetën 15 emigrantë

Tragjedi në ujërat greke, humbin jetën 15 emigrantë

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

July 21, 2026
Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

July 21, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

July 21, 2026
Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al