Friday, November 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

SPAK kërkon prangat, Balluku sillet si e paprekshme, takon fermerët në Fier

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
SPAK kërkon prangat, Balluku sillet si e paprekshme, takon fermerët në Fier
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ndërsa drejtësia kërkon ta çojë përballë ligjit, zv.kryeministrja Belinda Balluku vijon të sillet sikur asgjë nuk ka ndodhur.

E marrë e pandehur nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera dhe me kërkesë për arrestim të pezulluar, Balluku ka zgjedhur të sfidojë hapur drejtësinë, duke dalë në terren dhe duke ushtruar funksione politike e ekzekutive sikur statusi i saj ligjor të mos ekzistonte.

Këtë të enjte, ajo është shfaqur në Fier, ku ka zhvilluar një takim me fermerët e zonës, duke premtuar fonde marramendëse për bujqësinë dhe duke folur për “buxhetin më të madh ndonjëherë”, në një kohë kur ndaj saj rëndojnë akuza serioze penale.

Në vend që të japë llogari përballë drejtësisë, Balluku ka preferuar podiumin politik dhe premtimet elektorale, duke e trajtuar procesin e SPAK-ut si një detaj të parëndësishëm.

“Qeveria shqiptare ka dizenjuar buxhetin më të madh për bujqësinë, blegtorinë dhe peshkimin, 16.3 miliardë lekë, nga të cilat 5.2 miliardë do të vendosen në dispozicion të skemës kombëtare të bujqësisë”, deklaroi ajo, duke shtuar se Fierit, si “hambari i Shqipërisë”, i duhen skema më efikase.

Por ajo që Balluku nuk përmendi ishte fakti se flet si përfaqësuese e pushtetit, ndërkohë që ligjërisht është e pandehur dhe me imunitet ende në diskutim.

Situata bëhet edhe më paradoksale nga fakti se procesi ndaj saj vijon të mbahet pezull, për shkak të mungesës së një vendimi nga Këshilli i Mandateve dhe Gjykata Kushtetuese. Socialistët në Këshillin e Mandateve kanë zgjedhur të presin vendimin e Kushtetueses, një pritje që në praktikë i ka dhënë kohë dhe hapësirë politike vartëses së Edi Ramës për të vijuar aktivitetin normal, sikur drejtësia të ishte thjesht një pengesë formale.

Previous Post

Kundër ndërtimit të resortit turistik, banorët e Rrjollit protestojnë para SPAK-ut

Next Post

“Shtëpia që u kthye në varr”, si u shua tragjikisht familja shqiptare në Itali (Detajet)

Next Post
“Shtëpia që u kthye në varr”, si u shua tragjikisht familja shqiptare në Itali (Detajet)

“Shtëpia që u kthye në varr”, si u shua tragjikisht familja shqiptare në Itali (Detajet)

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Raporti i KE-së/ Shoqata e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve: Të ndalen presionet politike dhe ndërhyrjet në drejtësi!

Raporti i KE-së/ Shoqata e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve: Të ndalen presionet politike dhe ndërhyrjet në drejtësi!

November 6, 2026
Dhuna në protest dhe intimidimet/ PDE: Shqipëria largohet nga rruga e BE-së

Dhuna në protest dhe intimidimet/ PDE: Shqipëria largohet nga rruga e BE-së

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al