Saturday, September 12, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Premtimet e fushatës/ Qeveria ‘harron’ Luzin në baltë prej vitesh

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Premtimet e fushatës/ Qeveria ‘harron’ Luzin në baltë prej vitesh
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

“Të padëgjuar” – kjo është ajo që lexohet nga të gjitha rrëfimet e banorëve të fshatit Luz, të cilët ndodhen vetëm 20 minuta larg kryeqytetit, por duket se jetojnë në shekullin e kaluar.

Mungesa e infrastrukturës dhe rruga e dëmtuar prej vitesh kanë bërë që qindra banorë të këtij fshati, në zonën e Fushë-Krujës, të dalin në protestë prej disa ditësh.

Edhe pse në çdo fushatë elektorale është premtuar se rruga do të asfaltohet, ky premtim nuk është mbajtur.

Politikanët shfaqen në kohë votash, por gropat vijojnë të qëndrojnë, mandat pas mandati.

Banorët dhe përfaqësues të bizneseve aty pranë shprehen të revoltuar për shkak të gjendjes së rënduar të rrugës, e cila kalon përmes fshatit dhe e lidh atë me autostradën dhe pjesën tjetër të vendit.

Ky segment rrugor është pjesë e Unazës së Madhe të qytetit të Fushë-Krujës dhe, sipas banorëve, prej vitesh është degraduar plotësisht, pasi në të qarkullojnë vazhdimisht mjete të rënda që i shërbejnë fabrikës së çimentos, guroreve dhe aktiviteteve të tjera industriale.

Kamionët e tonazhit të rëndë e kanë bërë rrugën thuajse të pakalueshme. Edhe pse bëhet fjalë për vetëm pak kilometra, autoritetet ende nuk e kanë parë të “nevojshme” ndërhyrjen.

Shirat e vazhdueshëm e kanë përkeqësuar edhe më tej situatën, duke e bërë të vështirë edhe shkuarjen e fëmijëve në shkollë. Në verë, kalimi në këtë rrugë është i vështirë për shkak të pluhurit dhe gropave të mëdha, ndërsa sot balta e bën atë edhe më të pakalueshme.

“Në verë jemi të detyruar të mbajmë dyert dhe dritaret mbyllura për shkak të pluhurit, ndërsa në dimër na futet balta dhe akulli nëpër shtëpi”, rrëfen një banor.

Banorët thonë se kanë paraqitur ankesa të vazhdueshme dhe se të gjitha institucionet përkatëse janë në dijeni të situatës. U është premtuar se rruga do të rikonstruktohej dhe do të kthehej në gjendje normale që në muajin tetor, por deri më sot, në nisje të shkurtit, nuk ka pasur asnjë ndërhyrje.

Ata kërkojnë rikonstruksionin e plotë të rrugës dhe ndalimin e qarkullimit të kamionëve me tonazh të lartë, pasi kjo situatë përbën rrezik serioz për jetën e banorëve dhe veçanërisht për rreth 150 fëmijë të shkollës “Gjon Luka”, e cila ndodhet ngjitur me rrugën.

Sipas tyre, trotuaret janë të ngushta dhe lëvizja e nxënësve është tejet e rrezikshme.

Mbi 1 000 banorë vuajnë këtë situatë.

Protestuesit i bëjnë thirrje shtetit dhe institucioneve përgjegjëse të ndërhyjnë urgjentisht dhe të marrin masa konkrete për zgjidhjen e këtij problemi. Kjo është protesta e tretë e banorëve për gjendjen e mjerueshme në të cilën ndodhet rruga e këtij fshati.

Shqipëria po përballet prej kohësh me probleme serioze infrastrukturore, edhe pse paradoksalisht kjo është ministria që gëzon më shumë fonde se të gjitha të tjerat./ACQJ

Previous Post

Arrestimi i Metës, IFIMES kritika të forta: Shkelje procedurash, rrezikon prezumimin e pafajësisë dhe besimin në gjyqësor

Next Post

11 profesionet që nuk rrezikohen kurrë nga AI

Next Post
11 profesionet që nuk rrezikohen kurrë nga AI

11 profesionet që nuk rrezikohen kurrë nga AI

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

September 6, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Të rinjtë ikin, por dhe ata që mbeten nuk kanë ku punojnë, papunësia e tyre rritet 16%

Të rinjtë ikin, por dhe ata që mbeten nuk kanë ku punojnë, papunësia e tyre rritet 16%

September 11, 2026
Rritet emigrimi, 69 mijë shqiptarë morën leje qëndrimi në BE në 2025

Rritet emigrimi, 69 mijë shqiptarë morën leje qëndrimi në BE në 2025

September 11, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al