Monday, July 27, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“S’qitën gjo çunat…”/ Tenderi 700 mijë € i KESH, zbardhen SMS-të e Becit me Berberin: Presim nga Harvardi…

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
“S’qitën gjo çunat…”/ Tenderi 700 mijë € i KESH, zbardhen SMS-të e Becit me Berberin: Presim nga Harvardi…
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Dosja hetimore mbi një procedurë prokurimi në KESH ka zbuluar se dy muaj përpara tenderit me vlerë rreth 700 mijë euro, disa zyrtarë të lartë të energjisë nisën bisedimet për paracaktimin e tij.

Sipas dokumenteve të siguruara nga Ora News, pjesë e grupit të komunikimit kanë qenë Benet Beci, atëherë Administrator i KESH, Ervis Berberi, drejtori i Agjencisë së Energjisë dhe Eficencës, si dhe Adela Ruko dhe Dritan Dakoli.

Sipas dosjes hetimore, biseda e parë bëhet me datën 29.10.2019, ora 18:47:59; shtetasi Evis Berberi i ka dërguar shtetasit Benet Beci, me detyrë Administrator i KESH, SMS me tekstin: “Përshëndetje Visi, jam nesër kur mund të takohemi”.

Ndërsa rezulton se shtetasi Benet Beci e ka telefonuar shtetasin Evis Berberi në aplikacionin “WhatsApp” ditën e nesërme.

Pasi Beci ka komunikuar me Berberin, ky i fundit ka biseduar me Dritan Dakolin, e ndërsa me anë të një mesazhi Dakoli i thotë Benet Becit: “U nisa për 10 min besoj se jam aty”.

Sipas burimeve, ka dyshime se mes Becit, Dakolit dhe Berberit të jetë zhvilluar një takim ku tema e diskutimit ka qenë pikërisht tenderi në fjalë. Kjo përforcohet edhe më shumë pasi më 31 tetor Dritan Dakoli i ka dërguar Evis Berberi materialin në formatin “Word” me emërtimin “Kërkesat për kualifikim CMA – masterplan KESH”.

Ky material është i njëjtë me materialin që një ditë më pas, në datën 01.11.2019, Evis Berberi ia ka përcjellë shtetasit Benet Beci.

Në këtë dokument gjendet drafti i kritereve të përgjithshme të kualifikimit dhe kritereve të veçanta të kualifikimit, kritere të cilat janë përdorur më pas në procedurën e prokurimit me nr. REF-46463-12-18-2019, me objekt: “Zhvillimi Strategjik i Sektorit Energjitik”.

Menjëherë sapo i ka përcjellë shtetasit Benet Beci dy materialet e mësipërme, i ka dërguar mesazhet shtetasit Benet Beci me tekst: “Kërkesat janë paraprake. Se pret ca detaje nga Harvard”.

Benet Beci i është përgjigjur me dy SMS, ku njëri rezulton i fshirë dhe nuk evidentohet përmbajtja, ndërsa tjetri ka tekstin: “Ok flm Visi”.

Në datën 07.11.2019, Dritan Dakoli i dërgon shtetasit Evis Berberi materialin me emërtimin “Electricity Workstream Deliverables 2019-2020” me tekstin: “Harvardi për KESH. Më thanë, hidhi një sy. I thashë, këtë e kanë bërë profesorët, çfarë mund të themi ne të shkretët me dy klas shkollë?”.

Evis Berberi i përgjigjet me SMS me tekstin: “Hahaha, kush ta çoi”.

Dritan Dakoli i shkruan shtetasit Evis Berberi tekstin: “Ai cuni Harvardit. Me atë që flasim”.

Këtij mesazhi, shtetasi Evis Berberi i përgjigjet me tekstin: “Ok super, po ja nis”.

Në datën 18.11.2019, Dritan Dakoli i dërgon Evis Berberi mesazhin me tekstin: “Sqiten gjo cunat e KESH”, ndërsa shtetasi Evis Berberi i kthen përgjigjen: “Të them unë, po e bëjnë gati”. /OraNews

Previous Post

Italia e shpalli “non grata”, shqiptari rikthehet pasi mori mbiemrin e gruas, arrestohet sërish

Next Post

Një ribashkim me Kejsin? Rrëfehet Stelina pas daljes nga shtëpia e “BBV”

Next Post
Një ribashkim me Kejsin? Rrëfehet Stelina pas daljes nga shtëpia e “BBV”

Një ribashkim me Kejsin? Rrëfehet Stelina pas daljes nga shtëpia e “BBV”

Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu
AKTUALITET

Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

by Redaktor Redaktor
July 21, 2026
0

Një aksident i rëndë është regjistruar pak ditë më parë në autostradën pranë zonës së Astirit në Tiranë, ku dyshohet...

Read moreDetails
Pengmarrja e Nertil Buzit në Londër/ Grupi i vlonjatëve i hoqën thonjtë me pinca, si u lirua dhe pse u rrëzuan akuzat

Pengmarrja e Nertil Buzit në Londër/ Grupi i vlonjatëve i hoqën thonjtë me pinca, si u lirua dhe pse u rrëzuan akuzat

July 26, 2026
Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

July 19, 2026
Policia e Tiranës drejt zbardhjes së vrasjes në Bërxullë! I arrestuari lidhje me ekzekutimin e Mond Sulës?

Policia e Tiranës drejt zbardhjes së vrasjes në Bërxullë! I arrestuari lidhje me ekzekutimin e Mond Sulës?

July 24, 2026
Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

July 21, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Shehaj mori me forcë kopjen e marrëveshjes me SHBA, PS: Të hetohet nga SPAK

Shehaj mori me forcë kopjen e marrëveshjes me SHBA, PS: Të hetohet nga SPAK

July 27, 2026
Kredia 302 mln $ nga SHBA, deputeti rrëmben marrëveshjen ‘sekrete’ dhe ikën me vrap

Kredia 302 mln $ nga SHBA, deputeti rrëmben marrëveshjen ‘sekrete’ dhe ikën me vrap

July 27, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al