Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Çmontohet banda e “skifterëve” shqiptarë në Spanjë, 4 të arrestuar! Mallin e vjedhur e shkëmbenin me drogë

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Çmontohet banda e “skifterëve” shqiptarë në Spanjë, 4 të arrestuar! Mallin e vjedhur e shkëmbenin me drogë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Roja Civile e Spanjës ka çmontuar një grup “skifterësh” shqiptarë që grabisnin biznese dhe shtëpi në disa rajone të vendit iberik, me dëm mijëra euro.

Katër persona u arrestuan dhe u sekuestruan qindra sende me vlerë si ora luksoze, bizhu, para dhe 14 kg drogë e llojit marihuanë.

Organizata kishte një metodë të caktuar operacional “modus operandi”, me role dhe taktikë të planifikuar para sulmeve, ndërsa një pjesë të mirë të mallit të vjedhur, kryesisht bizhuteri ari dhe para, i shkëmbenin me lëndë narkotike, që më pas e shpërndanin dhe siguronin fitime më të mëdha.

Goditjet janë kryer gjatë operacionit të koduar “Viporto” dhe u zhvillua në La Coruna, Vilaboa, Pontevedra, Vigo dhe rajone të tjera.

Autoritetet thanë se shqiptarët kishin role të ndara, ku një prej tyre bënte transportin me makinë. I linte shokët disa km larg nga zona e banuar dhe pastaj të tjerët në këmbë studionin bizneset dhe kryesisht banesat që kishin ndonjë derë apo dritare të hapur dhe të cenueshme. Ata ishin të kujdesshëm, pasi nuk synonin banesat që kishin sistem të fortë sigurie apo kamera.

Gjatë hetimeve që zgjatën disa muaj, llogaritet se grupi ka kryer dhjetëra bastisje, më të fundit gjatë muajit janar, informon media spanjolle “FarodeVigo”.

U sekuestruan ora luksoze, bizhuteri, para, telefona, karta SIM, dhe 14 kg marihuanë që shërbente si mall shkëmbimi për materialet e grabitura.

Previous Post

I akuzuar për vrasjen e Gentjan Bejtjas, dënohet me 24 vite burg Ilir Beqaraj

Next Post

Italia e shpalli “non grata”, shqiptari rikthehet pasi mori mbiemrin e gruas, arrestohet sërish

Next Post
Italia e shpalli “non grata”, shqiptari rikthehet pasi mori mbiemrin e gruas, arrestohet sërish

Italia e shpalli “non grata”, shqiptari rikthehet pasi mori mbiemrin e gruas, arrestohet sërish

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al