Friday, November 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Plumbi i Artë/ Henrik Hoxhaj tregon atentatin ndaj Dorian Shkozës: E porositi Nuredin Dumani! Pagoi 70 mijë €

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Plumbi i Artë/ Henrik Hoxhaj tregon atentatin ndaj Dorian Shkozës: E porositi Nuredin Dumani! Pagoi 70 mijë €
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në Gjykatën e Posaçme, këtë të martë po zhvillohet seanca për dosjen “Plumbi i Artë”, ku po dëshmon Henrik Hoxhaj, i cili fillimisht kishte statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, por që më pas iu hoq nga SPAK.

Gjatë dëshmisë së tij, Hoxhaj tregoi mënyrën se si u organizua dhe u ekzekutua vrasja e Dorjan Shkozës, për një pagesë prej 70 mijë eurosh.

Sipas tij, porosia është dhënë nga Nuredin Dumani, i cili vepronte për llogari të personit të njohur si “Krymi”.

Hoxhaj deklaron se njohja me Nuredin Dumanin ka ndodhur në vitin 2020, gjatë festës së ditëlindjes së Festim Qolit.

“U njohëm duke ngrënë e duke pirë, shkëmbyem numrat e telefonit. Disa muaj më pas u takuam sërish. Ai ishte i interesuar të më takonte”, ka rrëfyer Hoxhaj, duke shtuar se komunikimet mes tyre dyshohet se janë kryer edhe përmes telefonave të kriptuar.

Sipas dëshmisë, Dumani i ka propozuar fillimisht përfshirjen në disa vrasje në qytetin e Durrësit. “Më tha që kishte disa punë për t’u bërë dhe më pyeti nëse isha i interesuar. I thashë po”, ka deklaruar Hoxhaj.

Në këtë kontekst u diskutua edhe vrasja e Dorjan Shkozës, e cila do të kryhej kundrejt pagesës prej 70 mijë eurosh.

Hoxhaj pohon se armët dhe mjeti janë siguruar nga Dumani, ndërsa shofer i automjetit ishte Elio Bitri, nga Elbasani. Ngjarja ka ndodhur gjatë periudhës së pandemisë. Ditën e atentatit, sipas tij, janë takuar fillimisht te banesa e Dumanit në Durrës dhe më pas janë nisur me një makinë të zezë drejt vendit të ngjarjes.

“Në makinë ishim tre. Elio ishte në timon, unë mbrapa shoferit. Unë kisha dy armë, Elio një. Nuredini u nis me ne”, ka treguar Hoxhaj. Ai shpjegon se pasi kaluan një herë pranë servis-it ku ndodhej objektivi dhe nuk e gjetën aty, u kthyen sërish.

“Ishin tre persona në trotuar. Elio më tha: ja ku janë. I qëllova nga brenda makinës. Një armë m’u bllokua dhe përdora tjetrën. Njëri ngeli në vend, ndërsa Dorjani u rrëzua pak më tutje”, ka deklaruar ai. Hoxhaj tregon se fillimisht Shkoza mohoi identitetin e tij, por pasi u konfirmua nga Elio Bitri, u qëllua sërish.

Pas atentatit, Hoxhaj ka zbritur në zonën e Plepat, ku kishte lënë një makinë tjetër për t’u larguar, ndërsa automjeti i përdorur në krim u dogj më pas në Bishti i Zhurit. Sipas tij, Nuredin Dumani ka qenë pas tyre dhe e ka parë të gjithë ngjarjen, duke e përgëzuar më pas: “Më tha: o kusho, doli shumë mirë”.

Sa i përket pagesës, Hoxhaj deklaron se shuma prej 70 mijë eurosh u nda mes tij dhe Elios. “Unë mora 35 mijë euro. Nuk e di sa mori Elio. Lekët, Nuredini më tha se i merrte nga ‘Krymi’”, ka përfunduar ai.

Previous Post

OKB: Rritja ekonomike e Shqipërisë kushtëzohet nga sfidat strukturore dhe demografike

Next Post

Berishës nuk i japin fjalën për replikë, deputetët e PD bllokojnë foltoren

Next Post
Berishës nuk i japin fjalën për replikë, deputetët e PD bllokojnë foltoren

Berishës nuk i japin fjalën për replikë, deputetët e PD bllokojnë foltoren

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Bashkëpunim për një komunitet më të informuar dhe aktiv

Bashkëpunim për një komunitet më të informuar dhe aktiv

November 6, 2026
Rënia e euros, Berisha akuzon qeverinë: Po fshihet fenomeni i narko-euros

Rënia e euros, Berisha akuzon qeverinë: Po fshihet fenomeni i narko-euros

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al