Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Bizneset në kolaps/ Fronti i “SelfCare” ende i bllokuar, institucionet heshtin

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Bizneset në kolaps/ Fronti i “SelfCare” ende i bllokuar, institucionet heshtin
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Sot shënohet dita e 15-të e bllokimit të sistemit të fiskalizimit SelfCare, i cili siç raportojnë ekonomistët dhe bizneset që nga data 20 janar nuk arrin të funksionojë siç duhet.

Edhe pas njoftimeve të AKSH-it dhe Tatimeve për funksionim të sistemit, bizneset dhe ekonomistët ngritën sërish shqetësimin për mosfunksionimin të rregullt të tij.

Sot ekonomistët dhe bizneset raportojnë se nga SelfCare, platforma e fiskalizimit që funksionin nëpërmjet portalit e-Albania, nuk kryhen operacione hyrje-dalje, teksa aktualisht fiskalizimi bëhet, por faturat nuk printohen dhe po menaxhohen manualisht prej zyrave të financave.

“Që nga data 20 janar sistemi është i bllokuar dhe nuk funksionon fare. Nuk kryhen dot veprime hyrje-dalje (as jep as merr). Fiskalizimi kryhet, por nuk është e mundur printimi nga portali; faturat po printohen manualisht nga financa. Problemi vazhdon edhe sot, pa asnjë përmirësim”, pohon Suela ekonomistë pranë një kompani biznesi.

Të vetpunësuarit e vetëm janë ata që po pengohen më shumë në aktivitetin e tyre nga mosfunksionimi i sistemit SelfCare. Ky i fundit është portali i fiskalizimit i vendosur në dispozicion nga Administrata Tatimore që mundëson procesin e fiskalizimit të faturave të shitjes, deklaratave doganore, ngarkimin e certifikatës së fiskalizimit dhe ndryshimet në të, etj.

Në mënyrë jozyrtare, “Monitor” mëson se të vetëpunësuarve të vetëm u është sugjeruar që të blejnë shërbime me pagesë pranë kompanive private, si alternativë për zgjidhjen e problemit.

Sipas INSTAT, në vend ka rreth 40 mijë biznese të vetëpunësuar, ose rreth 30% e totalit, por nuk ka të dhëna se sa prej tyre janë të vetëpunësuar të vetëm. Aktiviteti i këtyre të fundit është tërësisht i bllokuar prej gati 3 javësh për shkak të mosfunksionimit të programit SelfCare.

Nëse të vetëpunësuarit të vetëm do të shkojnë drejt blerjeve të pajisjeve për lëshimin e faturave të fiskalizimit, kjo pritet të sjellë kosto shtesë për këtë kategori.

Më 29 janar Tatimet njoftuan se problematika e konstatuar ditët e fundit në aksesimin e Platformës Qendrore të Lëshimit të Faturave të Fiskalizuara është zgjidhur, dhe se platforma prej pasdites së 28 janarit, është në shërbim të plotë dhe funksionon normalisht.

Edhe pas këtij njoftimi, shumë subjekte raportuan për probleme, që vazhdojnë edhe sot.

“Nxitimi për të përgënjeshtruar problemet e pazgjidhura thjesht sa do të thellojë mosbesimin në infrastrukturën kritike dhe aftësinë e shtetit dhe për të justifikuar shpenzimet e larta të buxhetit të shtetit për shërbime që lënë për të dëshiruar”, shkruajti më herët një lexues.

Shqetësim tjetër i bizneseve lidhet me inventarin. Administrata tatimore u ka kërkuar bizneseve që të dorëzojnë inventarët deri në fund të këtij muaji. /Monitor

Previous Post

Almer Toska kallëzon Ballukun në SPAK për tunelin e Murrizit

Next Post

Zarf i zi në shtëpinë e ‘Big Brother VIP 5’, çfarë ndodhi?

Next Post
Zarf i zi në shtëpinë e ‘Big Brother VIP 5’, çfarë ndodhi?

Zarf i zi në shtëpinë e 'Big Brother VIP 5', çfarë ndodhi?

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al