Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Reanimacioni mbeti pa drita, gjeneratorët rezervë të QSUT ende pa kontratë mirëmbajtjeje

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Reanimacioni mbeti pa drita, gjeneratorët rezervë të QSUT ende pa kontratë mirëmbajtjeje
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Skandali i territ energjitik në QSUT dhe mosfunksionimi i pajisjeve rezervë rrezikon të përsëritet sërish në rast të ndonjë avarie tjetër të ngjashme apo rënies së linjave të furnizimit me energji elektrike.

Të 17 motogjeneratorët që mbulojnë të gjitha godinat spitalore të qendrës universitare “Nënë Tereza”, aktualisht janë pa shërbim mirëmbajtjeje. Drejtoria e QSUT, përmes një infomacioni zyrtar të kërkuar nga A2CNN, pranon se kontrata e mirëmbajtjes së gjeneratorëve me kompaninë private ka përfunduar në 2025.

Edhe pse QSUT nuk e deklaron kohën e saktë të përfundimit të kontratës, ajo bën me dije se në fund të dhjetorit ka përcjellë procedurën për mënyrën e re të mirëmbajtjes. Ndërkohë, po sipas QSUT, pajisjet rezervë të energjisë aktualisht po monitorohen nga punonjësit teknikë të qendrës spitalore.

A2CNN: Cila është kompania që merret me mirëmbajtjen e gjeneratorëve? Kur përfundon afati i mirëmbajtjes?

Aktualisht, kontrata e mirëmbajtjes se gjeneratorëve ka përfunduar dhe QSUT ka marrë masat dhe ka përcjellë në fund të muajit dhjetor 2025 pranë Operatorit të Blerjeve të Përqëndruara procedurën e re të mirëmbajtjes. Aktualisht, sistemet monitorohen në mënyrë intensive nga stafi teknik i QSUT të cilët janë në gadishmëri 24/7.

Në lidhje me ndërprerjen e energjisë mbrëmjen e 19 janarit, QSUT sqaron se përse nuk u vu në punë gjeneratori i reranimacionit qendror. Sipas informacionit zyrtar, kjo pajisje nuk arriti të ndizej.

A2CNN: Çfarë nuk funksionoi mbrëmjen e së hënës që Reanimacioni Qendror i QSUT mbeti pa energji?

QSUT ishte e lidhur me linjën C 18(20kV) 110 kV që vjen nga N/Stacioni Traktora. Ky nënstacion rreth orës 20:20 pati avari dhe la pa energji elektrike disa zona të Tiranës. Në momentin e shkëputjes së energjisë nga rrjeti u futën në punë automatikisht të gjithë motogjeneratorët e stacionuar nëpër godina, përfshirë dhe gjeneratorët e spitalit A1, ku ndodhet Reanimacioni Qendror. OSSH na kaloi me linjë tjetër dhe sistemi i automatikës së godinës A1 nuk pranoi kalimin në rrjet pasi rreleja e kontrollit të fazave detektoi anomali të fazave dhe automatika rrjet↔gjenerator hyri në lock-out. Ky është një reagim mbrojtës, bllokim sigurie që bën sistemi në të tilla raste, për të shmangur dëme të mëtejshme. Menjëherë stafi teknik ka njoftuar OSSH mbi anomalinë e rrjetit të cilët morën masa dhe na rilidhën me linjën kryesore C 18(20kV) 110 kV N/Stacioni Traktora, e cila ishte riparuar. Stafi teknik i cili ishte në gadishmëri të plotë, realizoi nxjerrjen e sistemit automatik nga lock-out dhe riktheu energjinë në godinënA1.

20 vite më pare, QSUT furnizohej nga tri burime të veçanta të energjisë elektrike që në rast avarish si ajo e 19 janarit të viheshin në punë linjat alternative. Por, drejtoria e QSUT, e pyetur nga A2CNN se përse nuk funksionuan linjat e tjera, thotë se qendra spitalore si institucion i rëndësisë së veçantë, furnizohet vetëm nga dy burime, që siç duket, mbrëmjen e 19 janarit, të dyja dështuan.

Sallat e terapisë intesive në shërbimin e reanimacionit qendror mbetën 30 minuta pa energji elektrike. Kjo situatë e pazakontë shkaktoi kaos dhe panik tek stafet mjekësore dhe familjarët e pacientëve.

30 pacientët, mes tyre 10 të intubuar, u zhvendosën me urgjencë në shërbimin e kardiologjisë deri në rikthimin e energjisë. Dështimi i QSUT me terrin energjitik në spitalin më të madh të vendit, për fat të mirë nuk shkaktoi viktima./A2CNN

Previous Post

Përfundon pas 6 orësh seanca në GJKKO për çështjen Meta, SPAK paraqet aktakuzën dhe provat

Next Post

Pas protestës tre ditore së kamionistëve, rifillon qarkullimi në kufirin Shqipëri–Maqedoni e Veriut

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

July 21, 2026
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

July 21, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Alarm ushqimor në Shqipëri/ Tërhiqet nga tregu supa e ngrirë italiane, e gjithë sasia ishte shitur

Alarm ushqimor në Shqipëri/ Tërhiqet nga tregu supa e ngrirë italiane, e gjithë sasia ishte shitur

July 22, 2026
Përplasja Rama–Becchetti, faturë milionëshe për qytetarët/ Zbulohen kostot e mbrojtjes ligjore

Përplasja Rama–Becchetti, faturë milionëshe për qytetarët/ Zbulohen kostot e mbrojtjes ligjore

July 22, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al