Banorë të komunës Komsi në Burrel denoncojnë mungesën e energjisë elektrike prej më shumë se dy javësh, duke e cilësuar situatën shqetësuese.
Sipas tyre, kjo situatë është e vazhdueshme çdo mbrëmje, ndërsa deri më tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga OSHEE apo institucionet përkatëse mbi shkakun e problemit apo afatin e zgjidhjes.








