Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Projekti i kullave në Vlorë i skafistit Viron Robaj, i dënuar për tragjedinë e OTRANTOS!

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Projekti i kullave në Vlorë i skafistit Viron Robaj, i dënuar për tragjedinë e OTRANTOS!
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter
Qeveria ka shpërblyer pas plot 22 vitesh skafistin e tragjedisë së Otrantos, ku u mbytën 28 persona, duke i zbardhur një super leje për 2 kulla në zonën e Lungomares në Vlorë. Pavarësisht se familjarët apo trashëgimtarët e viktimave e përkujtojnë çdo vit këtë tragjedi, institucionet shtetërore kanë vijuar pa asnjë droje projektin e propozuar nga Viron Robaj, i arrestuar në vitin 2015 në Itali dhe i ekstraduar në Shqipëri.
Drejtësia shqiptare e ka dënuar me 25 vite burg Robajn, teksa nuk ka informacion nëse ai është liruar apo vijon të jetë në burg. Por kjo s’e ka penguar që, në burg apo në gjendje të lirë, të hapë në muajin shtator të vitit 2022 një kompani, të quajtur “EVE CONSTRUCTION” dhe më vonë t’i drejtohet Këshillit Kombëtar të Territorit leje për të ndërtuar 2 kulla.
VoxNews ka siguruar ekskluzivisht lejen e zhvillimit, ku detajohet se çfarë do të ndërtojë 51 vjeçari bashkë me dy firma të tjera. Në këto dokumente shkruhet se KKTU-ja vendosi “miratimin e lejes së zhvillimit për objektin ‘Flatiron Of Vlora’, zhvillim kompleks për ndërtimin e ambjenteve të reja me funksion banim dhe shërbime prej 2, 16, 17, 19, 20 dhe 21 katesh mbi tokë dhe 4 katesh nëntokë”.
Mësohet se projekti do të zhvillohet në rrugën “Dhimitër Konomi”, Bashkia Vlorë, me subjekte zhvilluese shoqëritë “Kumi Konstruksion”, “Semajo” dhe “Eve Construction”, kjo e fundit në pronësi të Viron Robajt.
Në lejen e zhvillimit detajohet se objekti i propozuar, ndodhet në një zonë banimi, ku ndërtimet në krahun perëndimor (vija e parë dhe e dytë e ndërtimit) janë ndërtime me densitet të mesëm, me funksione shërbimi, banimi dhe hotelerie. “Pas kësaj vije, që përbën dhe zonën rrëzë shpatit të kodrës, janë të pozicionuara objekte banimi tip vile, me lartësi 1-3 kate. Kjo silhuetë pritet të ndryshojë ndjeshëm, pasi në këtë zonë janë të planifikuara ndërtimet e objekteve të reja me lartësi të konsiderueshme, të cilat do të përfaqësojnë një stil arkitektonik modern dhe bashkëkohor, krijuar nga arkitektë të njohur ndërkombëtarisht” thuhet në këtë dokument.
Në dokument shkruhet se projekti i propozuar “Flatiron of Vlora”, Vlorë zhvillohet në një truall me sipërfaqe totale prej 854 m². “Me anë të këtij projekti, paraqitet një qasje ndryshe e projektimit të ndërtesave rezidenciale, në dallim me atë që gjendet prezent në zonë. Ndërtesa parashikon përfshirje te funksioneve të shërbimit në katin përdhe, sikurse banimit, i cili do të jetë i shtrirë përgjatë gjithë lartësisë së objektit” vijon dokumenti.
Më tej citohet se objekti i propozuar është një projekt që ndërthur modernitetin dhe trashëgiminë kulturore në një mënyrë unike. “Një nga karakteristikat dalluese të fasadës është përfshirja e motiveve tradicionale shqiptare, të cilat janë përdorur për të pasuruar estetikën e objektit. Motivet e qilimit, me linjat e tij të forta zig-zag, janë të integruara fasadë dhe mbështjellin të gjithë ndërtesën, duke krijuar një element dinamik dhe tërheqës në lartësi” thuhet në dokumente.
VoxNews shfletoi dokumente nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit ku rezulton se kompania EVE CONSTRUCTION është themeluar në datën 26 shtator të vitit 2022 nga pronari Viron Robaj, shtetas shqiptar i datëlindjes 28 marsj 1974.
“Vlera e kapitalit të kontribuar dhe i regjistruar në shoqëri është 300.000 lekë” thuhet në aktin e themelimit. Pra, me vetëm 300 mijë lekë, Robaj bashkë me dy kompani të tjera do të ndërtojnë 2 kulla në një zonë tepër të lakmuar.
Një leje pas së cilës ngrihen shumë dyshime për shkak të pronarit të një prej firmave, të kaluarën e tij apo edhe të kapitalit. Kohët e fundit qeveria dhe Ministria e Financave ka deklaruar se do të verifikojë kapacitetet e firmave ndërtuese për burimin e të ardhurave. A do t’a verifikojë këtë kompani?
©Copyright Vox News
Tags: i dënuarProjekti i kullave në Vlorë i skafistit Viron Robajtragjedinë e OTRANTOS!
Previous Post

Shkrirja e Kadastrës së Vlorës, ASHK: Shërbimet nuk preken, aplikimet kryhen online

Next Post

Burg për parkimin dysh, Braçe: Shkelësi i parë një makinë policie

Next Post
Burg për parkimin dysh, Braçe: Shkelësi i parë një makinë policie

Burg për parkimin dysh, Braçe: Shkelësi i parë një makinë policie

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

September 4, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

A do mbyllet karburant “EIDA” i Frident Kuqit, pas skandalit të zjarrit?!

A do mbyllet karburant “EIDA” i Frident Kuqit, pas skandalit të zjarrit?!

September 9, 2026
Uji 24 orë, premtimi që nuk shteron

Uji 24 orë, premtimi që nuk shteron

September 9, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al