Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Pse çahen vetëm tunelet e firmës “Gjoka”?

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Pse çahen vetëm tunelet e firmës “Gjoka”?
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nuk është mallkim gjeologjik, nuk është “fat i keq”, nuk është as rastësi teknike. Kur çahen vazhdimisht vetëm tunelet e së njëjtës firmë, problemi nuk është mali, por mënyra si shpohet ai. Dhe kur kjo përsëritet pa pasoja, problemi nuk është vetëm ndërtuesi, por shteti që i hap rrugën, i mbyll sytë dhe i paguan faturën.

Tuneli i Rrugës së Arbërit, Llogoraja, Murrizi – të njëjtat simptoma, i njëjti emër. Beton që çahet, ujë që futet, terren që “zbulohet” pasi merren paratë, projekte që ndryshojnë rrugës dhe kosto që rriten si me magji. Ky nuk është dështim teknik, është model funksional i grabitjes publike.

 

Firma “Gjoka” nuk ndërton thjesht tunele – ajo ndërton kontrata ku risku teorikisht është i privatit, por praktikisht i kalon shtetit. Ndërton projekte që duken bukur në letër, por shemben në realitet. Dhe mbi të gjitha, ndërton me sigurinë se, edhe kur betoni çahet, askush nuk çahet për përgjegjësi.

 

Por pyetja më e rëndë është kjo:

Si ka mundësi që çdo dështim i kësaj firme shoqërohet me heshtje institucionale dhe para shtesë nga buxheti?

Sepse dikush i ka mbrojtur. Sepse dikush i ka miratuar studimet gjeologjike. Sepse dikush ka firmosur kolaudimin. Sepse dikush ka pranuar shtesat milionëshe. Dhe ky “dikush” nuk është inxhinieri i kantierit, por zinxhiri politik që nis nga Ministria e Infrastrukturës.

 

Belinda Balluku nuk mund të fshihet pas fjalës “teknike”. Këto janë vepra nën përgjegjësinë e saj direkte. Kur i njëjti ndërtues dështon vazhdimisht dhe vazhdon të fitojë kontrata, kemi kapje të shtetit, jo zhvillim.

 

Në çdo vend normal, një firmë me këtë histori do ishte përjashtuar nga tenderët. Në Shqipëri, ajo shpërblehet me projekte të reja dhe miliona euro shtesë. Dhe kur qytetarët pyesin pse çahen tunelet, u serviret një bypass, pak asfalt dhe shumë propagandë.

 

Prandaj përgjigjja është e thjeshtë dhe e hidhur:

Tunelet çahen vetëm te “Gjoka” sepse këtu nuk çahen kontratat abuzive, nuk çahen lidhjet politike dhe nuk çahen dosjet penale.

Dhe nëse SPAK nuk vepron tani, atëherë mesazhi është i qartë:

Në Shqipëri nuk ka problem të ndërtosh keq, mjafton të ndërtosh me njerëzit e duhur.

Sepse betoni mund të çahet.

Por drejtësia nuk ka më luksin të çahet nga frika./Almer Toska

Previous Post

Përmbyset kamioni në autostradën Durrës–Tiranë

Next Post

Si u zhdukën 22 mln lekë nga pensionet e të moshuarëve në Bilisht

Next Post
Si u zhdukën 22 mln lekë nga pensionet e të moshuarëve në Bilisht

Si u zhdukën 22 mln lekë nga pensionet e të moshuarëve në Bilisht

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

October 16, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Në Tiranë dhunë policore, Balluku shijon mbrëmjen në Fier – VIDEO

Në Tiranë dhunë policore, Balluku shijon mbrëmjen në Fier – VIDEO

October 19, 2026
UGSH denoncon dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Reporterët u goditën me plumba gome

UGSH denoncon dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Reporterët u goditën me plumba gome

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al