Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Testi që “Diella” nuk po e kalon dot

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Testi që “Diella” nuk po e kalon dot
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kur qeveria prezantoi së fundmi “Diellën” si ministren e Inteligjencës Artificiale, ishte një lëvizje e zgjuar për imazh: një simbol i epokës digjitale, i një shteti që pretendon të jetë në pararojë të teknologjisë, duke tërhequr vëmendjen e mediave kombëtare e ndërkombëtare.

 

Por edhe atëherë u tha se testi i vërtetë nuk do të ishte avatar-i, por funksioni.

 

Në fakt, shumë shpejt u bë e qartë se problemi nuk është “Diella” në vetvete. Ajo është vetëm faqja e fundit e një libri të shkruar prej vitesh: libri i një marketingu gjigant digjitalizimi që ka gëlltitur qindra miliona euro, pa arritur të krijojë një sistem të qëndrueshëm dhe të besueshëm për qytetarin dhe biznesin.

 

Digjitalizimi i administratës publike dhe kalimi i të gjitha shërbimeve online nuk ka nisur dje. Ai është shpallur prioritet strategjik prej më shumë se një dekade.Prej vitesh, çdo qeveri ka folur për kalimin e shërbimeve online, për eliminimin e sporteleve, për luftën ndaj korrupsionit përmes teknologjisë. Në letër, kjo duhet të sillte një administratë më të vogël, më efikase dhe më pak të kushtueshme.

 

Në praktikë ka ndodhur e kundërta: numri i punonjësve në administratë është rritur, paralelisht me alokimin e shpenzimeve të mëdha për sistemet digjitale.

 

Shteti shqiptar sot ka më shumë serverë, më shumë platforma, më shumë kontrata IT, por edhe më shumë nëpunës, po çuditërisht biznesi dhe individët nuk arrijnë të gjejnë zgjidhje kur hasin në probleme, madje janë mbyllur apo bërë jofunksionalë kanalet tradicionale të paraqitjes së ankesave dhe problemeve.

 

Vetëm në katër vitet e fundit, rreth 500 milionë euro janë shpenzuar për e-qeverisjen, ndërkohë që në dhjetë vite, administrata është zgjeruar me rreth 20 mijë punonjës, kur për të njëjtën periudhë popullsia është ulur me 420 mijë persona. Edhe buxheti për sistemet që sot grupohen nën ombrellën e “Diellës” vijon të rritet me ritme të shpejta.

 

Në teori, një investim i tillë duhet të kishte prodhuar një sistem që funksionon pa u ndier, si ajri, nuk e sheh, nuk e ndjen po është aty për të të dhënë frymëmarrjen.

 

Në realitet, qytetarët dhe bizneset po përballen me një sistem që bie, ngrihet, bllokohet dhe zhduket, duke lënë pas pasiguri, penalitete dhe humbje kohe.

 

Nuk ka asnjë dyshim që digjitalizimi është një përqasje novatore dhe ka sjellë lehtësi të shumta si për individët, ashtu dhe për bizneset. Por sisteme të tilla duhet të ngrihen me përgjegjshmëri, garanci për mirëfunksionimin dhe siguri maksimale.

 

Kur këto kanale nuk funksionojnë, nuk bllokohet vetëm një aplikacion, bllokohet aktiviteti ekonomik, bllokohen procedurat ligjore, bllokohet mundësia për të qenë në rregull me shtetin.

 

Dhe në shumë raste, biznesi dhe qytetari nuk merr asnjë sqarim: as nga platforma, as nga administrata, as nga institucionet që e kanë ndërtuar sistemin.Më e rënda është se ndërsa sistemi dështon, përgjegjësia zhduket. Qeveria vazhdon të shpenzojë para publike për kontrata, mirëmbajtje dhe “përmirësime”, por kur shërbimi nuk punon, kostoja bie mbi qytetarin: gjoba, penalitete, vonesa, pasiguri juridike.

 

Një shtet që të ekspozon ndaj rrezikut, për shkak të dështimeve të veta teknike, nuk po ofron shërbim publik; po transferon riskun e paaftësisë së vet tek individi.

 

Në këtë kontekst, hetimet e fundit të SPAK për procedurat e AKSHI-t dhe dyshimet për abuzime me tendera nuk janë thjesht çështje penale. Ato janë një pjesë kyçe e shpjegimit pse sistemi digjital shqiptar është i shtrenjtë, por i brishtë.

 

Nëse fondet e e-qeverisjes janë përdorur jo për të ndërtuar arkitekturë të fortë, por për të ushqyer skema dhe interesa, atëherë rezultati i sotëm, si platforma që nuk rezistojnë, apo shërbime që bien dhe qytetarë që mbeten pa zgjidhje, nuk janë më aksidente. Janë pasojë.

 

“Diella”, në këtë kuptim, është vetëm një detaj i fundit, një shtresë e re mbi një strukturë të vjetër që ka probleme themelore.

 

Qeveria u përpoq të tregojë një histori të bukur për teknologjinë dhe modernitetin, por realiteti po tregon një tjetër histori: të një shteti që ka investuar shumë për t’u dukur digjital, por jo aq sa duhet për të qenë realisht funksional.Dhe kështu, në përpjekje për të përmirësuar imazhin, rrezikon të ketë prishur edhe atë pak besim që kishte mbetur, sepse nuk mjafton të ndriçosh fasadën, kur brenda sistemi vazhdon të fiket.

 

Pra, deri më sot, “Diella” po sillet si një nënë që nuk i do dhe nuk kujdeset për fëmijët e saj./ Monitor

Previous Post

Babai plagos me thikë vajzën në Durrës

Next Post

Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Next Post
Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al