Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

E-Albania bllokon aktivitetin e bizneseve, prej një jave SelfCare nuk punon

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
E-Albania bllokon aktivitetin e bizneseve, prej një jave SelfCare nuk punon
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ka më shumë se një javë që aktiviteti i bizneseve është i bllokuar, pasi një platformë e rëndësishme, sistemi self-care, që funksionon përmes e-Albania nuk punon.

 

Edhe më parë ky sistem ka pasur probleme, por herë pas here aksesohej. Po ka disa ditë që ai është tërësisht jo funksional dhe ankesat e bizneseve kanë rënë në vesh të shurdhër. Edhe Monitor, që po e trajton këtë problem prej një jave ka pyetur disa herë pranë Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), që menaxhon platformën, por përgjigja ka qenë :”Sistemi është në rregull”.

 

“Monitor” ka mësuar se ka pasur probleme me tenderin e mirëmbajtjes dhe një valë dorëheqjesh ka përfshirë AKSHI-n, ndërkohë që dhe SPAK ka nisur zyrtarisht hetimet për tendenat që janë dhënë nga ky institucion në vite. “Punonjësit e AKSHI po japin masivisht dorëheqjen nga detyra për ndjekjen e kontratave”, I tha “Monitor” një burim.

 

Profesionistë kanë vërshuar me email-e ankesash në adresat e institucioneve zyrtare.Prej më shumë se një jave po hasim vështirësi në aksesimin e platformës SelfCare, pasi kjo platformë nuk lejon kryerjen e asnjë veprimi funksional dhe shfaqet vetëm në formë statike, siç paraqitet në foton bashkëlidhur. Si pasojë, procesi i fiskalizimit të faturave te shitjes, deklaratave doganore etj nga ana jonë është i pamundur, duke na penguar në përmbushjen e detyrimeve ligjore në përputhje me Ligjin nr. 87/2019, “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, i ndryshuar.

 

Në mbështetje të nenit 26 të Ligjit nr. 87/2019, dhe të VKM nr. 431, datë 03.06.2020, “Për Platformën Qendrore të Faturave”, si organe të ngarkuara me ligj, ju lutemi të merrni masat e nevojshme për zgjidhjen sa më të shpejtë të kësaj problematike, me qëllim garantimin e përmbushjes së detyrimeve tona ligjore”, thuhet në një ankesë që bizneset i kanë drejtuar institucioneve.

 

Kjo situatë po ndodh megjithëse investimet për qeverisjen digjitale janë shtuar me ritme të shpejta në 6 vitet e fundit.

 

Në vitin 2025, financimi për e-qeverisjen u rrit me tre herë brenda vitit, duke arritur në 20.1 miliardë lekë (mbi 200 milionë euro), nga rreth 3.3 miliardë lekë që jepeshin në vitin 2019, në një total prej 48.4 miliardë lekësh në 4 vjet, ose gati 500 mln euro. po në dekadën e fundit, administrata është shtuar me 20 mijë persona, për të arritur në 184 mijë punonjës, por sërish bizneset nuk arrijnë të gjejnë zgjidhje për problemet e tyre!

 

Shqipëria mund të jetë madje një rast unik ku bizneset i “luten” qeverisë që tí lërë të punojnë e në këtë mënyrë të paguajnë taksat!/ Monitor

Previous Post

E hënë me shi, si parashikohet moti sot

Next Post

Babai plagos me thikë vajzën në Durrës

Next Post
Babai plagos me thikë vajzën në Durrës

Babai plagos me thikë vajzën në Durrës

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al