Thursday, September 10, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Sazani” nga Vlora, nuk hyn mik te SPAK-u nga Uashingtoni

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
“Sazani” nga Vlora, nuk hyn mik te SPAK-u nga Uashingtoni
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Basir Çollaku

Agjenda e administratës në Uashington, prioritetet e Presidentit Donald Trump në Shqipëri, i ka lajmëruar zyrtarisht tre ditë më parë, e ngarkuara me punë në Ambasadën Amerikane në Tiranë, Nancy VanHorn. Luftë krimit të organizuar, narkoterrorizmit, bandave të drogës me lidhjet të forta me mafian në Amerikën Latine, betejë pastrimit të parave, shtim të ndjekjeve penale me trainim e infrastrukturë të shtuar nga partnerët, rritje të ndëshkimeve të gjithë të përfshirëve në këtë keqbërje kriminale.

Asgjë nuk e ndryshon këtë prioritet të presidentit Trump në Shqipëri. As Sazani, as Zvërneci. Sazani ka punën e vet, Spaku ka punën e vet. “Sazani” nuk hyn dot mik te SPAK-u. Për më tepër për një tregtar kinez mjalti si Edi Rama.

Ka mbetur vetëm propoganda, ku brenda saj lëvrijnë një djall e gjysëm shpenzimesh të errëta. Ka tre ditë në një aksion mediatik agresiv ku Edi Rama, ushtari i Xhorxh-Aleks-Soros, po shembet të bindë se është një i përzgjedhur nga Prsidenti Donald Trump në bordin e Paqes, e në vijim ngjarjesh. Ndonëse mungoi atje, sepse pritshëmritë për të shkuar në një dorëdhënie presidentit amerikan, nisnin me zero e zbrisnin më poshtë.

Medie kombëtare e lokale, sociale, thuajse 90 përqind e tyre, dje në Tiranë, kishin lajm të pandërprerë se Jared Kushner dhe Ivanka Trump janë në Vlorë dhe këta të ftuar të Ramës e drek-darkojnë me Kryeministrin. Thua gjendemi në Hënë e nuk shihet në kohë reale, se Jared Kushner, ishte në Davos, ku gjendej pranë presidentit Donald Trump dhe ekipit të tij

Kjo më kujton vitin 2014, kur Gjermania u shpall kampione bote në futboll në Brazil. Kim Yong u tha koreanëve se Koreja e Veriut kishte fituar kmapionatin botëror. Kaq u desh dhe ata vërshuan rrugëve për të festuar. Ka ndodhur besuan ata, sepse e di ai, udhëheqësi, paçka se topi ka tjetër histori.

Në Davos Rama nuk ka pasur karriken e ëndërrave pranë presidentit amerikan, për shkak të alfabetit. Ka qenë në shenjestër izolimi e porositur, për tu mbajtur larg. Njëherësh aty ndodhej dhe vëllai i tij Aleks Soros, me thirrjen për tu bashkuar kundër Trump. Ku do ulej Rama, pranë vëllait, apo atij që kishte cilësuar si“rreziku global për botën, në mos e thëntë Zoti të zgjidhej”?! Zinxhirit të Aleksit Rama nuk mund ti largohej, sapo të mbërrinte dhe kjo do ta bënte atë, komikun dhe prenë e samitit, thuajse si gjithnjë. Lobingjet e parave e pronave publike, shtuar dhe gri e të zeza, derdhur lumë, e bënë ftesën me adresë Begajn, presidencën, si në të gjithë vendet e tjera, të përfundonte ndoshta me devijim në emër të tij. Duke ndryshuar aksiomën se paraja e zezë, është për ditë të zezë.

Ndërsa pret një vendim të Kushtetueses për pezullimin, “Balluku”, po kjo Gjykatë e trysnuar gjatë e shpesh prej tij, ia ka zymtuar pak mjaltin kinez, kur njofton se ka marrë në shqyrtim po sot, kërkesën për çështjen McGonigal, ku ai nuk lejon Komision Hetimor Parlamentar.

Duke kontrolluar informacionin mediatik në shumicë, po shet sapun prej dy ditësh, ndonëse urojmë të ketë ruajtur për vete diçka. Ivanka Trump ka një axhende personale biznesi, me bashkëshortin e saj Kushner, me interes të shprehur për Sazanin dhe Zvërnecin, si në shumë vende të tjera mbase. Projekte investimesh për më tepër kur janë amerikane me emra të tillë, nuk dëmtojnë asnjë shqiptar, por nuk ndërtojnë agjendë politike. “Sazani” nga Vlora, nuk hyn dot “mik” te SPAK-u, nga Uashingtoni.

Dhe çfarë bëri nën efektin e dalldisë së bardhë Edi Rama ? Çorganizoi krej rendin dhe vendin, duke përfunduar në një lokal, i cili është në të drejtën e tij, në një kompleks ndërtuar ca jo pak metra në det, nga Artur Shehu, pjesëmarrësi në samitin e Kokainës në Aruba 2019, ka sipas antimafias italiane, e dosjes “Black Eagle”, në Belgjikë, kanë qenë dhe qeveritarë e ministra të Edi Ramës.

Ambasada Amerikane ka një rregull aspak përjashtues për zyrtarë e personalitete të vendit të saj, ku i vë në dijeni, sipas shteteve ku shkojnë, për adresat jo të përshtatshme për vizita e shërbimesh përditshmërie. Kjo lidhur me pronësinë e investimeve, të personave me arkiv të kuq penal. Për më tepër në rastin e vajzës së Presidentit. Ndoshta të dhënat nuk janë rifreskuar në detaje, apo shkujdesja ka qenë e qëllimshme!!

Agjenda amerikane, e kësaj administrate, ndaj narkoterrorizmit nuk ka ndryshuar. Emërtimi kësaj qeverie si narkoshtet nuk ka ndryshuar. Korruptuesi në hetim, i agjentit të FBI, Charls McGonigal, nuk ka ndryshuar. Mikpritësi në zyrën e kryeministrit i Luftar Hysës, akuzuar si lidhje e kartelit meksikan “Sinaloa”, sanksionuar nga SHBA, nuk ka ndryshuar.

Përfshirja e shpejtë si i bashkëakuzuar me zëvëndësen e tij Belinda Balluku në afera miliardëshe nuk ka ndryshuar. Eprori i organizatës kriminale AKSHI, sipas akuzës zyrtare të Strukturës së Posaçme, nuk ka ndryshuar. Lejuesi e ndihmuesi, i pastrimit të parave të mafias vendase dhe asaj ndërkombëtare, mbetet ai, i pandryshuar. Marrja e Edi Ramës e disa ministrave në hetim e të pandehur, do të ndodhë.Nuk ka ndryshuar. Nuk mbivendoset agjenda presidenciale e administratës, me projekte private në Uashington..Iluzionet optike, e pamundur të kthehen në logjike..

Previous Post

Blerina Gjylameti merr zyrtarisht detyrën si drejtoreshë e AKU

Next Post

Qumështi formulë për foshnjat me prani bakteri, AKU heq nga tregu produktin

Next Post
Qumështi formulë për foshnjat me prani bakteri, AKU heq nga tregu produktin

Qumështi formulë për foshnjat me prani bakteri, AKU heq nga tregu produktin

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

September 4, 2026
Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

September 6, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Pse puthe të dashurin tim”/ U dhunua nga 3 vajzat në Fier, 17-vjeçarja rrëfen ngjarjen

“Pse puthe të dashurin tim”/ U dhunua nga 3 vajzat në Fier, 17-vjeçarja rrëfen ngjarjen

September 10, 2026
“Jemi me brekë të grisura dhe flasim për AI”, Korreshi-Manjës: Në njësitë administrative s’ka as kompjuter

“Jemi me brekë të grisura dhe flasim për AI”, Korreshi-Manjës: Në njësitë administrative s’ka as kompjuter

September 10, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al