Thursday, October 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Arratisja e Altin Ndocit, Drejtoria e Burgjeve pranon shkeljet: IEVP Durrës nuk respektoi procedurat

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Arratisja e Altin Ndocit, Drejtoria e Burgjeve pranon shkeljet: IEVP Durrës nuk respektoi procedurat
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar sërish lidhur me arratisjen e të paraburgosurit Altin Ndoci, i arrestuar me urdhër të SPAK nën akuzë për 4 vrasje.

Në reagimin e bërë, Burgjet deklarojnë se IEVP Durrës nuk respektoi procedurën standarde për shoqërimin e Ndocit në Spitalin Infektiv.

“IEVP Durrës nuk ka informuar Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe Komisariatin e Policisë Durrës, si dhe nuk ka raportuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve as planifikimin dhe as realizimin e vizitës mjekësore, në kundërshtim me aktet nënligjore në fuqi”, thuhet në reagimin e Burgjeve.

Pas arratisjes, është pezulluar i gjithë zinxhiri komandues i burgut të Durrësit.

DEKLARATA:

Shtetasi Altin Ndoci ka qenë i akomoduar në IEVP Durrës që prej datës 20.05.2020, me masë sigurimi “arrest me burg”. Me vendimet Nr. 82, datë 21.07.2020; Nr. 42, datë 17.05.2022; dhe Nr. 86, datë 29.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj tij është caktuar masa e sigurimit “arrest me burg” për veprat penale: vrasje në rrethana cilësuese kundër dy ose më shumë personave, armëmbajtje pa leje, organizatë kriminale, kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal, të parashikuara nga nenet 79/dh, 278/1, 28/1, 28/4, 333 dhe 334 të Kodit Penal.

Më datë 13.01.2026, i paraburgosuri ka kryer konsultë mjekësore me mjekun e institucionit të vuajtjes së dënimit, i cili ka rekomanduar konsultë me mjek kirurg. Në vijim, nga strukturat përkatëse të IEVP Durrës (shërbimi shëndetësor, policia e burgjeve, sektori social dhe ai ligjor) janë hartuar aktet përkatëse dhe është planifikuar shoqërimi për vizitë mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës, sipas itinerarit: IEVP Durrës – Spital Rajonal Durrës – kthim në IEVP, brenda së njëjtës ditë.

I paraburgosuri është paraqitur në pavionin infektiv për marrjen e trajtimit mjekësor. Pas vizitës mjekësore nga mjeku kardiolog në Spitalin Rajonal Durrës, është rekomanduar mjekim dhe rikontroll pas 2 (dy) orësh. Gjatë kohës që ka qenë duke marrë trajtim mjekësor, shtetasi Altin Ndoci ka kërkuar të shkojë në tualet. Ai është shoqëruar nga punonjësit e Policisë së Burgjeve, por gjatë këtij momenti ka kundërshtuar dhe goditur punonjësit, duke arritur të arratiset.

Nga verifikimet paraprake rezulton se, për shoqërimin e planifikuar, IEVP Durrës nuk ka informuar Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe Komisariatin e Policisë Durrës, si dhe nuk ka raportuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve as planifikimin dhe as realizimin e vizitës mjekësore, në kundërshtim me aktet nënligjore në fuqi. Gjithashtu, rezulton se nuk janë respektuar procedurat standarde për shoqërimin e të paraburgosurve dhe të dënuarve.

Nisur nga të dhënat paraprake, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, është pezulluar i gjithë zinxhiri komandues i IEVP Durrës, me qëllim garantimin e një procesi të rregullt ligjor dhe administrativ, konkretisht:

• z. Indrit Cerloj – Drejtor i IEVP Durrës;

• z. Afrim Zeqiraj – Shef i Policisë;

• z. Dezdemon Pazaj – Shef i Policisë IEVP Durrës (i komanduar);

• znj. Ylfete Sema – Shefe e Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor;

• z. Aulon Quku – Kryeinfermier;

• z. Dorjan Saraçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

• z. Sali Ferrollari – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

• z. Preng Marvataj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

• z. Fatjon Braçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

• z. Idajet Calamaj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

• z. Aranit Çela – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

• znj. Violeta Uka – Punonjëse e Policisë së Burgjeve.

Referuar ngjarjes dhe veprimeve të ndërmarra Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në bashkëpunim me Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve, nën drejtimin Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, është vendosur ndalimi i shtetasve të mëposhtëm:

• Komisar Dezdemon Pazaj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

• Komisar Violeta Uka – Punonjëse e Policisë së Burgjeve;

• Kryeinspektor Dorjan Saraçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

• Inspektor Sali Ferrollari – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

• Inspektor Fatjon Braçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

• Inspektor Preng Marvataj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

• Kryeinspektor Aranit Çela – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

• Kryeinfermier Aulon Quku – Punonjës i IEVP Durrës.

Previous Post

Çfarë duhet të bëni kur automjeti juaj është përmbytur?

Next Post

Ambasadorët e BE-së takojnë Kurtin: Dialogu me Serbinë thelbësor për integrimin

Next Post
Ambasadorët e BE-së takojnë Kurtin: Dialogu me Serbinë thelbësor për integrimin

Ambasadorët e BE-së takojnë Kurtin: Dialogu me Serbinë thelbësor për integrimin

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës
AKTUALITET

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

by Redaktor Redaktor
October 19, 2026
0

Vdekja e një 72-vjeçari, trupi i të cilit u gjet në lumin Lanë në Tiranë, ka ngritur pikëpyetje mbi rrethanat...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Rama, protestat dhe heshtja e Brukselit, dilema e BE-së përballë korrupsionit në Shqipëri

Rama, protestat dhe heshtja e Brukselit, dilema e BE-së përballë korrupsionit në Shqipëri

October 21, 2026
Inteligjenca Artificiale po dobëson marrëdhëniet mes kolegëve, bie besimi dhe bashkëpunimi në punë

Inteligjenca Artificiale po dobëson marrëdhëniet mes kolegëve, bie besimi dhe bashkëpunimi në punë

October 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al