Sunday, September 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Elidiana Çelaj dhe hijet e korrupsionit në AKUM, lidhja e fortë me Ceno Klosin

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Elidiana Çelaj dhe hijet e korrupsionit në AKUM, lidhja e fortë me Ceno Klosin
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Elidiana Çelaj është emri që pritet të marrë drejtimin e AKUM-it, një nga institucionet më të rëndësishme dhe më të ndjeshme në Shqipëri, i cili ka në administrim të gjithë ujësjellësat e vendit dhe qindra milionë euro fonde publike për investime, rikonstruksione dhe tendera. Një institucion kyç për jetën e përditshme të qytetarëve, por edhe një nga më të ekspozuarit ndaj abuzimeve.

E përfolur për një të shkuar problematike dhe të dyshimtë në krye të administratës tatimore, Elidiana Çelaj shihet nga ekspertë dhe vëzhgues si një rrezik permanent për keqmenaxhimin dhe abuzimin me fondet publike në AKUM. Për këtë arsye, veprimtaria e saj në krye të këtij institucioni duhet të monitorohet në mënyrë të vazhdueshme dhe intensive, veçanërisht në lidhje me procedurat e prokurimit, tenderat dhe shpërndarjen e kontratave publike.

AKUM nuk është një institucion formal apo burokratik. Është institucioni ku shqiptarët presin zgjidhje konkrete, ujë të pijshëm, furnizim 24 orë në ditë, investime reale në rrjetet e amortizuara të ujësjellësve. Sot, realiteti është krejt tjetër: qytete të tëra, si Vlora, por edhe shumë zona urbane dhe rurale në gjithë Shqipërinë, vuajnë ende për pikën e ujit, ndërkohë që miliona euro janë shpenzuar në letra për ndërtim dhe rikonstruksion ujësjellësash.

Kjo kontradiktë e fortë midis tenderave të shumtë publikë dhe mungesës së furnizimit normal me ujë ngre dyshime serioze për mënyrën se si janë përdorur fondet dhe për efektivitetin real të investimeve. Pikërisht në këtë kontekst, vendosja e Elidiana Çelajt në krye të AKUM-it shihet si një sinjal alarmi, jo si garanci.

Sipas burimeve dhe skemës së emërimeve, Çelaj është vendosur në këtë post nga Ceno Klosi, ish-drejtues i Tatimeve dhe figurë kyçe e një rrethi të ngushtë besnikësh. Dyshimet janë se kontrolli i tenderave të AKUM-it i është besuar Çelajt pikërisht për të garantuar shpërndarjen e tyre te persona dhe subjekte të lidhura me këtë rreth, përfshirë familjarë dhe të njohur, siç është edhe rasti i vëllait të saj, i përmendur më herët në përfitime nga tendera publikë.

Nëse këto dyshime vërtetohen, AKUM rrezikon të kthehet nga një institucion shërbimi publik në një bankë tenderash, ku fondet nuk shkojnë për ujë 24 orë për qytetarët, por për ushqimin e një skeme klienteliste.

Në një vend normal, drejtimi i AKUM-it do t’i besohej një figure me integritet të padiskutueshëm dhe pa hije dyshimi. Në Shqipëri, rasti i Elidiana Çelajt tregon edhe një herë se institucionet jetike për qytetarët trajtohen si plaçkë politike, ndërsa shqiptarët vazhdojnë të hapin rubinetin dhe të presin… pa ujë.

Në qershor 2024, Ceno Klosi dha dorëheqjen nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve për t’u emëruar zëvendësministër i Infrastrukturës, pavarësisht faktit se ishte – dhe mbetet – nën hetim nga SPAK për falsifikim dokumentesh dhe fshehje pasurie. Një largim formal, por jo real nga pushteti.

Në vend të tij, përkohësisht, u vendos Elidjana Çelaj, një emër që deri atëherë nuk kishte profil publik të lartë, por që rezulton të ketë një histori të ngarkuar me transaksione të dyshimta, lidhje familjare dhe përfitime nga fondet publike.

Një nga faktet më tronditëse lidhet me përfitimin nga Çelaj të aksioneve të kompanisë “ECS Eco Climate Solution”, të dhuruara nga Adrian Xhillari, biznesmeni i arrestuar dhe i përfshirë në skandalin e madh të “naftës virgin”.

Sipas hetimeve, kompania e drejtuar nga Xhillari dyshohet se ka futur në treg rreth 4.4 milionë litra karburant të papërpunuar, pa paguar taksa dhe akciza, duke i shkaktuar shtetit miliona euro dëm. Xhillari u arrestua në Gjermani në vitin 2018 pas një urdhri të Interpol Tiranës, ndërsa Prokuroria kërkoi për të 15 vite burg.

Pikërisht në këtë periudhë, aksionet e kompanisë i kalojnë Elidjana Çelajt përmes dhurimeve, një praktikë që ngre dyshime serioze për fshehje pasurie dhe shmangie përgjegjësish ligjore.

Historia e “ECS Eco Climate Solution” është edhe më e dyshimtë:

– Kompania ka asete të deklaruara rreth 700 milionë lekë (7 milionë euro)

– Xhiro vjetore rreth 2 milionë euro

Megjithatë, aksionet kalojnë nga një person te tjetri përmes dhurimeve, fillimisht te Elidjana Çelaj dhe më pas te vëllai i saj, Edmond Jaupi. Një skemë që në çdo shtet normal do të ishte objekt i hetimit të thelluar financiar.

Tendera publikë për vëllain, nën hundën e shtetit

Në kohën kur Elidjana Çelaj ishte Zv.Drejtoreshë e Përgjithshme e Postës Shqiptare, kompania e vëllait të saj përfiton tendera publikë nga i njëjti institucion.

Sipas të dhënave nga Openprocurement.al, këto procedura shfaqin indicje për korrupsion, përfshirë:

  • Skualifikim të ofertës më të ulët
  • Ankesa në Komisionin e Prokurimeve Publike
  • Vendime që favorizojnë kompaninë e lidhur familjarisht me drejtuesen e institucionit

Një konflikt interesi i pastër, por i pandëshkuar.

Rasti i Elidjana Çelajt nuk është një episod i izoluar. Ai përfaqëson modelin e kapjes së shtetit, ku njerëzit besnikë të pushtetit riciklohen nga një institucion në tjetrin, ndërsa fondet publike rrjedhin drejt familjarëve dhe rrethit të ngushtë.

Nëse kjo figurë do të marrë drejtimin e AKUM-it, institucioni që menaxhon miliarda lekë tendera, pyetja është e thjeshtë dhe tronditëse:

A do të shërbejë shteti për qytetarët, apo për familjarët e pushtetit?/ timoni

Tags: “ECS Eco Climate Solution”AKUMCeno KlosiElidiana Çelajhijet e korrupsionit
Previous Post

Policia zbarkon në banesën e Altin Ndocit në Yzberisht, kontrolle edhe në Astir, Don Bosko dhe Selitë

Next Post

Çmimet e produkteve jo ushqimore u rritën me 3% në 2025, më e larta në dy vjet

Next Post
Çmimet e produkteve jo ushqimore u rritën me 3% në 2025, më e larta në dy vjet

Çmimet e produkteve jo ushqimore u rritën me 3% në 2025, më e larta në dy vjet

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

September 1, 2026
Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

August 30, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Eksperti: 11 mijë të vrarë nga konfliktet për pronat në Shqipëri

Eksperti: 11 mijë të vrarë nga konfliktet për pronat në Shqipëri

September 5, 2026
98 ditë protestë/ Qytetarët mblidhen sërish në shesh kundër Ramës

98 ditë protestë/ Qytetarët mblidhen sërish në shesh kundër Ramës

September 5, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al