Sunday, September 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Afera 140 milion $ me Smart City, Rama “nderohet” në Emirate me të njëjtën medalje si Putin dhe Assad

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Afera 140 milion $ me Smart City, Rama “nderohet” në Emirate me të njëjtën medalje si Putin dhe Assad
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama është nderuar me medaljen e lartë nga presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed bin Zayed al Nayan.

Në një reagim në rrjetet sociale, ku shfaqet duke mbajtur medaljen e madhe në duar, Rama shkroi se ndihej thellësisht i prekur dhe se ky ishte vlerësimi më i madh që kishte marrë ndonjëherë një kryeministër shqiptar.

“Thellësisht i prekur prej surprizës së paimagjinueshme dhe nderimit të jashtëzakonshëm nga presidenti i Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohammed bin Zayed al Nahyan. Akordimi i medaljes më të lartë të vendit mik, e cila mban emrin e themeluesit të Emirateve të Bashkuara, Sheikut Zayed, është respekti dhe vlerësimi më i madh për një kryeministër shqiptar, që e mora përulësisht plot me krenari për Shqipërinë, e me mirënjohje të thellë për mikun e madh të shqiptarëve, Lartësinë e tij Sheikh Mohammed bin Zayed, si edhe për çdo shqiptar që ma ka besuar udhëheqjen dhe përfaqësimin e atdheut tonë të përbashkët”, shkroi ai.

Por medalja që Rama e paraqet si nderim historik nuk është aspak aq e pastër sa shitet. Kjo dekoratë ka përfunduar në duart e dhjetra udhëheqësve, përfshirë presidentë, monarkë e figura të cilat janë zhytur deri në fyt në akuza për korrupsion, pasurim të paligjshëm, shkelje të të drejtave të njeriut dhe madje krime lufte.

Në shumë raste, kjo medalje është parë si një gjest miqësor mes elitave që i bëjnë qoka njëri-tjetrit, një shenjë mirënjohjeje për favore të errëta.

 

Në rastin e Ramës medalja që ai mban në qafë vlen 140 milion $. Pasi kompania Presight AI Ltd me qendër në Abu Dhabi, dhe kryetar Sulltan Al Jaber, ministër i Industrisë dhe Teknologjisë së Avancuar të Emirateve të Bashkuara Arabe, është caktuar të kryejë survejimin e qytetarëve shqiptarë.

Bëhet fjalë për një marrëveshje të mbyllur pa garë, ku kompania e regjistruar rishtas do të instalojë mijëra kamera, sensorë dhe pajisje të inteligjencës artificiale, duke administruar të dhënat e qytetarëve, trafikun dhe lëvizjet brenda territorit të Shqipërisë.

Duket se pas tenderit të dhënë për kompanianë Presight, presidenti ka shpërblyer Edi Ramës.

Ja lista e disa personave që kanë marrë të njëjtën medalje si Rama:

Një prej emrave që ka marrë këtë medalje është Vladimir Putin, i nderuar më 10 shtator 2007. Presidenti rus akuzohet nga vendet perëndimore dhe organizatat e të drejtave të njeriut për shtypje të opozitës, mbylljen e mediave të pavarura dhe shkelje të lirive civile brenda Rusisë. Në arenën ndërkombëtare, Putin konsiderohet përgjegjës për agresionin ndaj Ukrainës dhe për pasojat humanitare të luftës që vijon. Gjykata Penale Ndërkombëtare ka lëshuar urdhër arresti ndaj tij për dyshime mbi krime lufte, përfshirë deportimin e fëmijëve ukrainas dhe sulmet ndaj civilëve.

Në listë është edhe Bashar al-Assad, nderuar më 31 maj 2008. Presidenti sirian akuzohet për shtypje të përgjakshme të protestave të vitit 2011, bombardime të zonave civile gjatë luftës civile, shkelje masive të të drejtave të njeriut, tortura në burgje, zhdukje të kundërshtarëve dhe përdorim të armëve kimike në disa sulme të dokumentuara ndërkombëtarisht.

Me të njëjtin çmim është nderuar edhe Sepp Blatter, ish-presidenti i FIFA-s, më 27 nëntor 2003. Ai u largua nga futbolli botëror pas një sërë akuzash për korrupsion, keqpërdorim fondesh dhe ndërhyrje në proceset e votimit, çështje që sollën pezullimin e tij nga institucionet sportive ndërkombëtare.

Lista përfshin gjithashtu Ali Abdullah Saleh, nderuar më 30 janar 2007. Ish-presidenti jemenas akuzohej për sundim autokratik, përqendrim pushteti në familjen e tij, korrupsion të përhapur dhe për nxitjen e konflikteve të brendshme që çuan Jemenin në një luftë civile shkatërrimtare.

Një tjetër fitues i medaljes është Pervez Musharraf, nderuar më 25 janar 2007. Ish-presidenti dhe ish-gjenerali pakistanez u akuzua për shkelje të kushtetutës gjatë qeverisjes së tij ushtarake, shpalljen e një gjendjeje të jashtëzakonshme antikushtetuese, shkarkimin e gjyqtarëve të lartë dhe ndalimin e qindra kundërshtarëve politikë. Për këto veprime, Musharraf u gjykuar në mungesë dhe u dënua me vdekje nga një gjykatë pakistaneze, megjithatë vendimi u anulua më pas./Boldnews.al

Previous Post

Afera Durana / Emrat e 50 biznesmenëve në parajsën fiskale, nga Besnik Leskaj, Gëzim Hoxha tek Ermal Beqiri, skema korruptive për të mos paguar taksa

Next Post

I ftohti rrit infarktet/ Mjekët apel qytetarëve: Mos i neglizhoni këto shenja

Next Post
I ftohti rrit infarktet/ Mjekët apel qytetarëve: Mos i neglizhoni këto shenja

I ftohti rrit infarktet/ Mjekët apel qytetarëve: Mos i neglizhoni këto shenja

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

September 1, 2026
Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

August 30, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Eksperti: 11 mijë të vrarë nga konfliktet për pronat në Shqipëri

Eksperti: 11 mijë të vrarë nga konfliktet për pronat në Shqipëri

September 5, 2026
98 ditë protestë/ Qytetarët mblidhen sërish në shesh kundër Ramës

98 ditë protestë/ Qytetarët mblidhen sërish në shesh kundër Ramës

September 5, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al