Sunday, September 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

SKANDALI me kamerat “HIGH LUXURY” në Tushemisht të Pogradecit, qindra milionat shkuan për ‘Alb Star’, çfarë fshihet?!

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
SKANDALI me kamerat “HIGH LUXURY” në Tushemisht të Pogradecit, qindra milionat shkuan për ‘Alb Star’, çfarë fshihet?!
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Vendosja e dhjetëra kamerave të sigurisë në Tushemisht ka ngritur pikëpyetje mbi nevojën, koston dhe mënyrën e realizimit të projektit, në një zonë turistike që nuk njihet për problematika të theksuara kriminale.

Bëhet fjalë për 58 kamera të tipit PTZ, të instaluara në shtylla të vendosura në distanca rreth çdo 20 metra.

Sipas zërit, Bashkia Pogradec ka deklaruar se nuk ka qenë iniciatore dhe nuk ka dhënë informacion mbi subjektin që ka realizuar investimin.

Ndërkohë, Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim ka sqaruar se projekti është pjesë e ndërhyrjeve të Parkut Ujor Drilon–Tushemisht dhe se financimi është realizuar prej tij, në bashkëpunim institucional me Bashkinë Pogradec dhe strukturat qendrore.

Sipas Fondacionit, projekti është hartuar nga studio portugeze PROAP, e përzgjedhur përmes një konkursi ndërkombëtar në vitin 2018.

Masterplani dhe projekti i detajuar u miratuan nga Këshilli Kombëtar i Territorit në dhjetor të vitit 2020 dhe përfshijnë një zonë rreth 1.5 milion metra katrorë, ku parashikohen hapësira publike, zona ekologjike, shëtitore, qendër vizitorësh dhe ndërhyrje peizazhi.

Për zbatimin praktik të punimeve dhe furnizimin me pajisje, është kontraktuar kompania “Alb-Star” sh.p.k.

Për komponentët që kërkonin financim shtesë nga buxheti i shtetit, përfshirë shëtitoren dhe segmentin rrugor Tushemisht–Dogana–Shën Naum, si agjenci zbatuese është angazhuar Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Sa i përket administrimit të investimit, Fondacioni ka bërë të ditur se pas përfundimit të punimeve, projekti i është dorëzuar Bashkisë Pogradec, e cila ka marrë në shfrytëzim të gjithë infrastrukturën, përfshirë kamerat, shtyllat dhe serverët.

Ky proces është realizuar në bazë të marrëveshjes së investimit të lidhur në korrik të vitit 2022 mes Bashkisë Pogradec dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Në lidhje me kompaninë zbatuese, “Alb-Star” sh.p.k. aktualisht administrohet nga Bledar Lloshi dhe operon në fushën e ndërtimit civil dhe industrial, si dhe në tregti.

Kompania ka qenë më herët objekt verifikimesh nga autoritetet ligjzbatuese në kuadër të hetimeve të tjera, ndërsa në të kaluarën ka rezultuar në pronësi të Idajet Ismailajt dhe Sadik Ismailajt.

Sipas dokumenteve të Prokurorisë së Fierit, në një çështje të mëparshme që lidhet me sektorin e hidrokarbureve, kompania “Alb-Star” është përmendur si subjekt kontraktues në skema të dyshuara për faturime fiktive, fryrje shpenzimesh dhe përfitime të paligjshme financiare.

Këto çështje i përkasin periudhës kur kompania ishte nën pronësinë e mëparshme dhe janë trajtuar në dosje të veçanta hetimore.

Aktualisht, projekti i kamerave në Tushemisht konsiderohet i përfunduar dhe në përdorim nga Bashkia Pogradec, ndërsa për menaxhimin afatgjatë të Parkut Ujor Drilon–Tushemisht është krijuar një strukturë e përbashkët mes Bashkisë dhe Fondacionit, në linjë me modelet e aplikuara edhe në projekte të tjera të ngjashme në vend.

 

Tags: 58 kamera të tipit PTZBashkisë dhe FondacionitBledar LloshiFondi Shqiptar i ZhvillimitTushemisht–Dogana–Shën Naum
Previous Post

Eurovision 2026/ Përcaktohen netët gjysmëfinale, ja kur do të garojë Shqipëria

Next Post

Përmbytje, dëborë dhe zjarre, Shqipëria përballet me humbje brenda javës! Shteti i papërgatitur

Next Post
Përmbytje, dëborë dhe zjarre, Shqipëria përballet me humbje brenda javës! Shteti i papërgatitur

Përmbytje, dëborë dhe zjarre, Shqipëria përballet me humbje brenda javës! Shteti i papërgatitur

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

September 1, 2026
Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

August 30, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

September 6, 2026
Eksperti: 11 mijë të vrarë nga konfliktet për pronat në Shqipëri

Eksperti: 11 mijë të vrarë nga konfliktet për pronat në Shqipëri

September 5, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al