Thursday, October 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Teatri vazhdon, AKSHI i jep 2.4 MLN EURO tender “zarit” te Ermal Beqirit

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Teatri vazhdon, AKSHI i jep 2.4 MLN EURO tender “zarit” te Ermal Beqirit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një tjetër tender i dyshimtë shtohet në listën e procedurave problematike të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), institucion që drejtohet nga “burgaxhija” Mirlinda Karçanaj, e cila prej disa kohësh ndodhet në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Përmirësim i platformës së shërbimit konsullor online”, i zhvilluar me procedurë të hapur mbi kufirin e lartë monetar, me një fond limit prej 205,106,800 lekë të reja pa TVSH, ose rreth 2.5 milionë euro me TVSH.

Kush fitoi tenderin

Fitues i procedurës është shpallur bashkimi i operatorëve:

• KREATX sh.p.k, në pronësi të Enor Nakuçit dhe Lejdi Koçit

• HardTech sh.p.k, në pronësi të Enea Buzës

Vlera fituese e kontratës rezulton 190,454,780 lekë të reja pa TVSH, ose rreth 2.4 milionë euro me TVSH, që përbën rreth 92.86% të fondit limit, një diferencë minimale prej vetëm 7.14% nga tavani maksimal i lejuar.

Lidhja që ngre dyshime

Pikërisht kompania HardTech sh.p.k dhe pronari i saj Enea Buza janë në qendër të dyshimeve. Buza rezulton të ketë qenë më herët aksioner dhe i punësuar në kompaninë “HORIZON”, e lidhur drejtpërdrejt me Ermal Beqirin, personazh i njohur për skandale të rënda dhe aktualisht i shpallur në kërkim për çështjen e bujshme të pengmarrjes së Geron Meçes.

Skandali qëndron në faktin se, pavarësisht se Ermal Beqiri është në kërkim nga drejtësia, ai dyshohet se vijon të përfitojë miliona euro nga paratë publike, përmes personave dhe kompanive që konsiderohen si “zara” apo njerëz të afërt të tij.

Garë formale, fitues i paracaktuar?

Nga hulumtimet e JOQ Albania mbi dokumentacionin e tenderit, rezulton se në procedurë kanë marrë pjesë 5 operatorë ekonomikë nga të cilët:

• 1 operator ka paraqitur ofertë më të ulët

• 2 operatorë nuk kanë dorëzuar asnjë dokumentacion dhe asnjë ofertë

Ky konfigurim konsiderohet një nga skenarët më tipikë të tenderëve të paracaktuar, ku pjesëmarrësit e tjerë shërbejnë vetëm “për numër”, ndërsa fituesi real dihet që në fillim.

Pyetjet që mbeten pa përgjigje

Si është e mundur që një tender milionash të përfundojë në duart e personave të lidhur me individë në kërkim? A po përdoret AKSHI si një bankomat për riciklimin e parave publike drejt rrjeteve të njohura të skandaleve? Dhe mbi të gjitha, a do të hetohet kjo procedurë apo do të mbetet edhe ky rast pjesë e “teatrit” të zakonshëm me fondet e shqiptarëve?

Previous Post

Kush fshihet pas “Lidl”? Dy administratorët me “aventurë” nga tregu imobiliar te porti më i rëndësishëm i vendit

Next Post

Popullsia serbe e zhgënjyer, bie mbështetja për anëtarësimin në BE

Next Post
Popullsia serbe e zhgënjyer, bie mbështetja për anëtarësimin në BE

Popullsia serbe e zhgënjyer, bie mbështetja për anëtarësimin në BE

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës
AKTUALITET

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

by Redaktor Redaktor
October 19, 2026
0

Vdekja e një 72-vjeçari, trupi i të cilit u gjet në lumin Lanë në Tiranë, ka ngritur pikëpyetje mbi rrethanat...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Shoqata e Policëve të Liruar apel efektivëve: Mos iu nënshtroni presioneve politike

Shoqata e Policëve të Liruar apel efektivëve: Mos iu nënshtroni presioneve politike

October 22, 2026
SPAK sekuestron kompaninë “Check Taxi” në Tiranë

SPAK sekuestron kompaninë “Check Taxi” në Tiranë

October 22, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al