Friday, October 23, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Zjarri “aksidental” në Tregun e “5 Majit”, një shans i artë për “mafian e ndërtimit”

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Zjarri “aksidental” në Tregun e “5 Majit”, një shans i artë për “mafian e ndërtimit”
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Boldnews.al

Kryetarja në detyrë e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, deklaroi mbrëmjen e së Enjtes se zjarri në Tregun e Lirë në zonën e “5 Majit” ishte vendosur nën kontroll, megjithëse flakët masive kanë vijuar gjatë të gjithë natës dhe vijonin deri në orët e para të mëngjesit.

Tregu i Lirë është nën administrimin e Bashkisë së Tiranës, shumë pranë qendrës tregtare “Emerald” dhe në zonë operojnë qindra biznese të vogla, kryesisht për shitjen e rrobave të përdorura.

Pazari nuk ka një pamje për t’u marrë shembull, me dyqane, të cilat kryesisht janë ndërtuar me llamarina ose blloqe të dobëta betoni. Megjithëse kushtet nuk janë shumë optimale, Tregu, prej shumë vitesh është burim punësimi për shumë qytetarë të Tiranës, si edhe një mundësi e mirë për të veshur shtresën e mesme të ulët dhe të varfër të kryeqytetit.

Mbrëmjen e 8 janarit 2026, një zjarr i identifikuar pranë një grupi dyqanesh, u përhap me shpejtësi, duke përfshirë pjesën më të madhe të tregut. Tymi toksik mbuloi menjëherë të gjithë zonën përreth.

Për momentin, autoritetet dyshojnë se zjarri mund të ketë ardhur nga një shkëndijë elektrike aksidentale brenda në Treg.

Zjarri në hapësira publike, kryesisht në terrene të përshtatshme për ndërtime, është shndërruar në një lloj “mode” në Tiranën, e gjendur gjithnjë e më shumë nën presionin e kompanive private të kullave dhe godinave shumë-katëshe.

Disa vite më parë, një zjarr “aksidental” përfshiu mjediset e ish-hotel “Drini”, në qendër të Tiranës, vetëm pak metra larg bashkisë së drejtuar në atë kohë nga Erion Veliaj.

Vetëm pak ditë pas shuarjes së zjarrit aksidental, në truallin e lirë nisi të ndërtohej një nga kullat më të larta në Shqipëri.

Nisur nga këta “precedentë”, edhe zjarri që përfshiu Tregun e Lirë të “5 Majit” ka ngritur menjëherë dyshimet publike se nuk është aksidental, por i qëllimshëm, në funksion të “mafies së ndërtimit”.

Tregu shtrihet në një shesh mijëra metra katrorë dhe gjendet shumë pranë “Zonës së Re Ndërtimore” të “5 Majit”, pjesë e projektit të Rindërtimit, pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019.

 

“Boldnews.al” bisedoi mëngjesin e së Premtes me të paktën dy prej tregtarëve që ushtrojnë aktivitetin e tyre në Tregun e Lirë të “5 Majit”. Ata ishin pjesë e një shumice tregtarësh të dëmtuar nga zjarri i mbrëmjes së të Enjtes.

Në pamje të parë, duan të besojnë se zjarri mund të ketë qenë aksidental. Megjithatë, disa episode që kanë paraprirë ngjarjen e rëndë, i bëjnë edhe ata dyshues.

“Kemi disa muaj që gjendemi nën një lloj presioni nga strukturat e Bashkisë. Na sjellin fjalë që të largohemi, ose do të paguajmë taksa dhe qira më të lartë për ambjentet që shfrytëzojnë në Treg”, thotë njëri prej tyre, i cili, së bashku me kolegun e tij, nuk preferojnë absolutisht që të identifikohen publikisht.

“Një pjesë e tregtarëve e ‘hëngrën’ presionin e rritjes së qirasë dhe u larguan. Ndërsa shumica prej nesh nuk lëvizën. Tani, ja, na ra zjarri dhe, për momentin, nuk dimë të themi nëse do të arrijmë të kthehemi më për të ushtruar aktivitetin tek ‘Pazari”.

Bashkëbiseduesi tjetër e ndërpret bisedën, duke përdorur një pyetje retorike: “A do të na lejojë mafia e ndërtimit që të rikthehemi në vendin e punës tonë?”

Për momentin, përgjigja për këtë pyetje është e vështirë të jepet. Autoritetet lokale, si edhe zjarrëfikësit e Tiranës, Durrësit e Elbasanit po punojnë për shuarjen e flakëve, të cilat u riaktivizuan mëngjesin e kësaj të Premteje.

Pas shuarjes, tregtarët, por edhe opinioni publik, do të mësojë nëse Tregu i Lirë do t’i rikthehet qëllimit të tij apo në zonë do të mbërrijnë fadromat e ndërtimit.

 

Previous Post

Hetimet për Ballukun/ SPAK kontrolle në disa biznese

Next Post

Dështon plani i Trump për paqe? Rusia sulmon Ukrainën me raketa bërthamore

Next Post
Dështon plani i Trump për paqe? Rusia sulmon Ukrainën me raketa bërthamore

Dështon plani i Trump për paqe? Rusia sulmon Ukrainën me raketa bërthamore

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës
AKTUALITET

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

by Redaktor Redaktor
October 19, 2026
0

Vdekja e një 72-vjeçari, trupi i të cilit u gjet në lumin Lanë në Tiranë, ka ngritur pikëpyetje mbi rrethanat...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Skandal në spitalin Amerikan 2, nënës i ngatërrojnë foshnjën

Skandal në spitalin Amerikan 2, nënës i ngatërrojnë foshnjën

October 21, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Guri i Xhelatit dhe stolat e Ramës: Kur ftesa për dialog ngjan me një mesazh të errët politik

Guri i Xhelatit dhe stolat e Ramës: Kur ftesa për dialog ngjan me një mesazh të errët politik

October 22, 2026
“Skandaloze përdorja e plumbave të gomës”, deputetja e PS: Policia të mos dhunojë fëmijët

“Skandaloze përdorja e plumbave të gomës”, deputetja e PS: Policia të mos dhunojë fëmijët

October 22, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al