Saturday, October 31, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Vlora në katastrofë higjenike, tubi apo keqmenaxhimi “unik”?

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Vlora në katastrofë higjenike, tubi apo keqmenaxhimi “unik”?
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Sebi Alla

Unik e quajtën një copë tub, por po aq unike është qëndrimi i institucioneve përgjegjëse që vështirë të gjendet një “rast i dytë”, për justifikimin e prag katasrofës higjenike në qytetin e Vlorës. “Pajisjet janë duke ardhur nga Stambolli”, thanë ekspertët, “kjo është një fatkeqësi natyrore, 15 bote po furnizojnë institucionet”, tha kryebashkiakja, “ujin e boteve mos e pini”, deklaroi UKV, “as unë nuk jam larë”, u “ankua” drejtori i AKUK.
Ndërsa numri një i qytetit të Vlorës flet për “fatkeqësi natyrore”, vendi po kalon prej dy javësh një mot të kthjellët, pa reshje, pa ngrica e rrëshqitje… Megjithatë “rrëshqitjet institucionale” janë të dukshme në qëndrimet që mbajnë për këtë rast të paprecedent, ku në mesin e dimrit uji i pijshëm mungon prej pesë ditësh në të gjithë Vlorën.
Defekti në tubacionin kryesor të shpërndarjes së ujit ndodhi mesnatën e 24 dhjetorit, ndërsa tentativat për ta riparuar në kohë dështuan, duke ia faturuar problemin “tubit që vetëm Vlora e ka”.
E ka kush e ka

“E di shqetësimin tuaj, ju kuptoj. Kemi tentuar tre herë ta rregullojmë defektin por nuk kemi mundur ta rregullojmë. Pajisjet janë duke ardhur. Sonte në mesnatë nis furnizimi me ujë. Kjo është fjala jonë”, tha ai, ndërsa deklaratave të qytetarëve se nuk mund të shkojnë në tualet e as të lahen për shkak të mungesës së ujit, ai iu përgjigj: “As unë nuk jam larë dot”.
Shumë institucione, pak ujë
Më shumë se zgjidhje konkrete për furnizimin me ujë, në vitet e fundit janë trumbetuar “strategji kombëtare”, duke e copëtuar përgjegjësinë në disa institucione, sa qëndrore aq edhe lokale.

“Sipas modelit aktual të riorganizimit të sektorit të ujësjellës-kanalizimeve, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë është aksionari kryesor, duke kontrolluar 51% të aksioneve me të drejtë vote, përmes strukturave të saj dhe AKUM”, thotë eksperti Haxhimali.
Sipas tij, politikat kryesore dhe përgjegjësia e parë për funksionimin e shërbimit janë qendrore. “Problemi real është modeli i ndërtuar: një shërbim i centralizuar në vendimmarrje, por i decentralizuar në faj. Bashkitë mbeten adresa e parë e zemërimit qytetar, ndërsa pushteti real qëndron larg kamerave dhe përgjegjësisë publike”, thekson Haxhimali.
Rama: Fajin e ka Saliu
Pas katër ditësh reagoi edhe kryeministri Edi Rama me historinë e vjetër të reagimit se fajin e ka Saliu (Berisha).
“Drejt aeroportit të Stambollit për të ardhur sot brenda ditës, pjesët e reja hidraulike për riparimin e difektit të rëndë në ujësjellësin e Vlorës, ku në vitin 2009-2010 janë instaluar pjesë  hidraulike jashtë standarteve, që nuk e kanë mbajtur dot më presionin e ujit dhe për pasojë tubacioni ka shpërthyer…
Vlonjatëve të mi u them ndjesë për tërë këtë peripeci të pamerituar dhe siç thoshin gjyshet tona plasi më në fund edhe syri i keq pas tërë këtyre viteve të mira për Vlorën, e ja që kush i do të keqen Vlorës, veç të keqen do i marrë”, shkruan Rama. /Faktoje.al/

Previous Post

Të tjera ndryshime në Policinë e Shtetit/ Kush janë drejtuesit e rinj të komisariateve

Next Post

Misteri i vdekjes së 67-vjeçarit të Shkodër/ Zbardhet historia e gjakmarrjes me fisin Çekorja

Next Post
Misteri i vdekjes së 67-vjeçarit të Shkodër/ Zbardhet historia e gjakmarrjes me fisin Çekorja

Misteri i vdekjes së 67-vjeçarit të Shkodër/ Zbardhet historia e gjakmarrjes me fisin Çekorja

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

October 24, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Motra e Erjon Vishkullit nxjerr bllof Ramën: Në Itali e çoi familja, jo shteti

Motra e Erjon Vishkullit nxjerr bllof Ramën: Në Itali e çoi familja, jo shteti

October 25, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Protestuesit ndezin flakadanë dhe u vënë flakën koshave para Ministrisë së Arsimit

Protestuesit ndezin flakadanë dhe u vënë flakën koshave para Ministrisë së Arsimit

October 31, 2026
Dy fëmijë protestues ulen këmbëkryq para efektivëve

Dy fëmijë protestues ulen këmbëkryq para efektivëve

October 31, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al