Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

SKANDALI/ Si po futen në Shqipëri barnat antitumorale që nuk kaluan analizat. Cili është roli i Klodian Allajbeut dhe i kushëririt të Petrit Vasilit

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
SKANDALI/ Si po futen në Shqipëri barnat antitumorale që nuk kaluan analizat. Cili është roli i Klodian Allajbeut dhe i kushëririt të Petrit Vasilit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një tjetër alarm i rëndë po ngrihet mbi mënyrën se si Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, nën ndikimin e drejtpërdrejtë të Klodian Allajbeut dhe Rasim Hamzaraj, kushëri dhe i përfolur për marrëdhënie biznesi me ish-ministrin e shëndetësisë Petrit Vasili, po ushtron përgjegjësinë e saj ndaj shëndetit publik.
Në qendër të shqetësimit ndodhet një medikament antitumoral i prodhuar në Maltë me përfaqësues vendas, shpërndarësin farmaceutik Megapharma, i cili, sipas burimeve të besueshme, nuk ka përmbushur kriteret laboratorike gjatë analizave fillestare, por megjithatë ka avancuar në procesin e regjistrimit.

Sipas të njëjtave burimeve, mostrat e para të dorëzuara për analizë kanë rezultuar problematike, ndërsa më pas janë zëvendësuar me mostra të tjera, të cilat kanë mundësuar vijimin e procedurës. Një praktikë e tillë, përbën një shkelje të rëndë të parimeve të sigurisë farmaceutike dhe një rrezik të drejtpërdrejtë për pacientët onkologjikë.

Pyetjet që lindin kërkojnë përgjigje se pse u pranuan mostra të reja pas dështimit të analizave fillestare si dhe kush e mori këtë vendim. Ndërsa shqetësim është nëse agjencia e barnave po funksionon si garant i sigurisë, apo si një hallkë formale që mbyll sytë.
Agjensia e barnave ka detyrimin ligjor dhe moral të sqarojë publikisht nëse procedurat e ndjekura, rezultatet reale të analizave laboratorike, dhe arsyet pse një produkt i kontestuar ka kaluar filtrat zyrtarë. Shëndeti i pacientëve nuk është statistikë dhe nuk mund të trajtohet si formalitet administrativ.
Top Channel ka kërkuar nga Agjencia Kombëtare e Barnave informacion për këtë rast duke e pyetur se sa aplikime për tu pajisur me autorizim për tregtim ka patur përgjatë vitit 2025 për medikamentin Nilotinib dhe datat përkatëse? Cilët janë operatorët? A janë analizuar këto barna gjatë procedurës së autorizimit për tregtim? Çfarë rezultatesh ka patur gjatë analizimit? Nëse medikamenti ka shfaqur probleme gjatë analizës, çfarë masash janë marrë kundrejt operatorëve që kanë aplikuar? A janë refuzuar këto praktika? Në rast se jo të gjitha praktikat janë refuzuar, cilat janë arsyet për këtë trajtim të diferencuar të aplikimeve dhe për rrjedhojë edhe të operatorëve? A është vijuar më tej për pajisjen me autorizim për tregtim të këtyre medikamenteve? Nëse po, cilët janë operatorët të cilat kanë marrë autorizimin për tregtim?
Ky skandal është një material i mjaftueshëm që SPAK të investigojë e të zbardhe çfarë po ndodh për të mbrojtur interesat e pacientëve ndërsa aktualisht duket se janë lënë në dorë të urisë për përfitime financiare të Klodian Allajbeut, Rasim Hamzaraj dhe Petrit Vasilit./TCH

Previous Post

Ra në kontakt me energjinë teksa vendoste panele diellore, humb jetën 27-vjeçari

Next Post

Operacioni antidrogë në Tiranë/ Dalin para Gjykatës 22 të arrestuarit! Si ranë në kurthin e policëve të infiltruar

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

July 21, 2026
Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

July 21, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

July 21, 2026
Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al