Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Çfarë të bëni me dhuratat e padëshiruara të Krishtlindjes

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Çfarë të bëni me dhuratat e padëshiruara të Krishtlindjes
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Shumica prej nesh kanë marrë të paktën një dhuratë Krishtlindjeje që nuk na ka pëlqyer, një pulovër që nuk na rri mirë, një zbukurim i shëmtuar apo një parfum që nuk na shkon. Jo çdo dhuratë sjell gëzim, ndaj në vend që t’i fshehim në dollap, si mund t’i heqim qafe pa ofenduar askënd?

  1. Ripërdore dhuratën

Për Dawn-Maria France nga North Yorkshire, zgjidhja është e thjeshtë: jepja dikujt tjetër! Ajo thotë se menjëherë pas Krishtlindjes është koha ideale. Nuk ndjen aspak faj dhe beson se është një mënyrë më e mirë për të festuar. Një vit ajo mori fara bimësh që nuk i duheshin, ndaj ia dhuroi një mikeshe që merrej me kopshtari. “Është një mënyrë ekonomike për të menaxhuar shpenzimet, sidomos në krizën e kostos së jetesës, dhe më ka ndihmuar të çliroj shtëpinë nga gjërat e panevojshme,” thotë ajo.

BBC shkruan se çdo vit në Mbretërinë e Bashkuar hidhen dhurata të padëshiruara me vlerë rreth 42 milion paund, disa përfundojnë në landfill. Dawn-Maria i rimbështolli farat duke shtuar një shënim personal: “M’u dhuruan mua, por e dija që ty do të të pëlqenin.”

  1. Fshih gjurmët

Ekspertja e etiketës Antoinette Akanji thotë se dhuruesi i parë nuk duhet të rrezikojë të takojë marrësin e ri. Louise Minchin nga BBC këshillon të hiqen etiketat ose kartat e adresuara dikujt tjetër. Dhurata duhet kontrolluar mirë për të parë nëse është e hapur apo e dëmtuar. Një dhuratë e hapur ose e paplotë tregon qartë se nuk është e re.

Kate Bottley kujton se një herë harroi të hiqte një kartë brenda dhuratës që ripërdori. “Ata e hapën dhe unë thashë ‘Oh jo, më vjen keq’,” rrëfen ajo. Për të shmangur sikletet e tilla, Akanji këshillon: mos ripërdorni dhurata brenda të njëjtit rreth shoqëror!

  1. Shiti

Kirsty Quinn, 36 vjeç nga Oxfordshire, fiton rreth 500 paund në muaj duke rishitur sende në platforma si eBay dhe Vinted. Ajo thotë se shitja e dhuratave të padëshiruara ndihmon dikë tjetër t’i blejë më lirë dhe i jep mundësi shitësit të përdorë paratë për diçka që i duhet vërtet.

Sipas Vinted, e diela e parë e vitit ka një rritje të madhe të listimeve të dhuratave të padëshiruara. Artikujt më të shitur pas Krishtlindjes janë veshjet, produkte kozmetike, bizhuterit dhe pajisje elektronike. Platforma këshillon përdorimin e një emri përdoruesi jo të identifikueshëm dhe foto neutrale.

  1. Dhuro për bamirësi

Nëse ripërdorimi nuk duket i përshtatshëm e as shitja, dhurimi për bamirësi është një opsion i shkëlqyer. Pikat e bamirësisë presin me padurim pastrimin e shtëpive pas Krishtlindjes, kur dhuratat e padëshiruara bëhen thesare për të tjerët.

Allison Swaine-Hughes nga British Heart Foundation thotë: “Nëse keni zbukurime që nuk përshtaten, lojëra tavoline apo një pulovër që nuk ju pëlqen, pse të mos i dhuroni që të ndriçojnë shtëpinë apo garderobën e dikujt tjetër?”

  1. Përfshini dhe faturën e dhuratës

Nëse jeni ju dhuruesi, mund ta lehtësoni marrësin duke përfshirë faturën e dhuratës. Kjo i jep mundësinë ta ndërrojë ose të marrë një kupon. Në disa raste ofrohet edhe rimbursim, sipas politikës së dyqanit. Pa faturë, gjërat bëhen të sikletshme, ndaj rekomandohet sinqeriteti: “Më vjen keq, por do të doja ta ndërroja këtë, a ke faturën?”/BBC

Previous Post

“Meritojnë hurin, por s’jemi parti e dhunës!”, Berisha kundër skenarëve të dhunshme në protesta

Next Post

Korça zbardhet nga dëbora, termometri zbret në -5 gradë Celsius

Next Post
Korça zbardhet nga dëbora, termometri zbret në -5 gradë Celsius

Korça zbardhet nga dëbora, termometri zbret në -5 gradë Celsius

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

September 4, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Tensionet në protestën jashtë Kuvendit, policia shoqëron Adriatik Lapajn

Tensionet në protestën jashtë Kuvendit, policia shoqëron Adriatik Lapajn

September 8, 2026
Protesta para Parlamentit, qytetarët sulmojnë me vezë makinën e deputetes Gjuzi

Protesta para Parlamentit, qytetarët sulmojnë me vezë makinën e deputetes Gjuzi

September 8, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al