Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Ana tjetër e PAZBULUAR e biznesmenit Gerond Meçe, si krijoi monopolin e tenderave tek AKSHI

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Dosja e Prokurorisë së Posaçme për abuzimet në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, ndonëse kryen një shërbim të madh publik duke ndalur hemorragjinë e tmerrshme financiare të kënetës dixhitale, paraqet vetëm gjysmën e të vërtetës.

Në materialin akuzues të paraqitur nga SPAK ka dy pika të errëta, zbardhja e të cilave është jetike për të nxjerrë në dritë të vërtetën e plotë të aferës AKSHI. Të dy pikat lidhen me biznesmenin Gerond Meçe.

Deri në fillim të vitit të kaluar Gerond Meçe ishte njeriu që diktonte praktikisht çdo tender të AKSHI-it. Kompania e tij, Advanced Business Solutions, ishte kontraktori më i madh absolut i AKSHI-t dhe përfituesi më i madh i tenderave sekret të teknologjisë së informacionit duke u shndërruar në përbindëshin dixhital të Shqipërisë.

Për 6 vitet e fundit, kompania ka përfituar gati 50 milionë euro drejtpërdrejtë nga tenderat e IT-së, nga të cilat mbi 15 milionë euro kanë qenë tendera sekretë. Në vitin 2023, xhiroja e kompanisë Advanced Business Solutions arriti në rreth 18.6 milionë euro, ndërsa fitimi i saj real bashkë me fitimet e zhvendosura tek kompania tjetër e Meçes, Artificial Intelligence Business Solutions, ishte 7.7 milionë euro ose mbi 41 për qind e xhiros.

I gjithë burimi i këtyre parave ishin kontratat publike, të cilat në pjesën dërrmuese vinin nga AKSHI. Dhe brenda tyre ka dhe tendera skandalozë si kontrata 16 milionë euro për ngritjen e laboratorëve smart në disa shkolla të vendit. Projekti parashikonte pajisjen e 210 shkollave të vendit me një laboratorë, i cili kishte 17 laptopë dhe lidhje interneti.

Por laptopët u shitën 3 herë brenda vendit për të rritur fiktivisht çmimin e tyre, nga ABS tek Albascan. Ky është një nga tenderat më famëkeq të AKSHI-t për nga përmasat e abuzimit.

Përveçse përfituesi më i madh i fondeve nga AKSHI, fuqia e Meçes shtrihej përtej thjesht përfitimit të tenderave. Shumë biznese të teknologjisë së informacionit e kishin të qartë se për të konkurruar në tenderat e AKSHI-t duhet të merrnin me parë bekimin e Meçes. Me pak fjalë deri në fillim të vitit të kaluar Gerond Meçe ishte Ermal Beqiri i dy viteve të fundit.

Por në fillim të vitit të kaluar, gjithçka ndryshoi në mënyrë të beftë. Gerond Meçe u fut në listën e zezë të AKSHI-t dhe nga përfituesi më i madh i tenderave, përjashtohej nga çdo tender.

Këto janë dhe dy pikat e errëta që duhet të zbardh SPAK në hetimin për AKSHI-n. E para nga buronte fuqia absolute e Gerond Meçes deri në fund të vitit 2023 dhe e dyta çfarë ndodhi që kompanisë iu pre me gërshërë kjo fuqi?

Në publik është aluduar se gjithçka lidhet me një përgjim ambiental, ku Meçe ka folur më shumë seç duhet duke treguar se fuqia i buronte nga lidhjet me familjen e kryeministrit. Por këto mbeten gjithmonë zëra të paprovuara. Prandaj pa zbardhjen e këtyre dy pikave të errëta, e vërteta e AKSHI-t do të jetë thjesht gjysmake. Dhe gjysmë të vërtetat thuhet se janë gënjeshtrat më të këqija./Kapitali.al

Previous Post

REL: Përsëri probleme me energjinë elektrike në Kosovë, pse nuk po stabilizohet situata?

Next Post

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

Next Post
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

July 21, 2026
Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

July 21, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

July 21, 2026
Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al