Monday, November 2, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

REL: Përsëri probleme me energjinë elektrike në Kosovë, pse nuk po stabilizohet situata?

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KOSOVA
0
REL: Përsëri probleme me energjinë elektrike në Kosovë, pse nuk po stabilizohet situata?
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Dy termocentrale të vjetra prej disa dekadash, Kosova A dhe Kosova B, e mbajnë mbi supe barrën e furnizimit me energji elektrike të mbi 1.5 milionë qytetarëve të Kosovës.

Për rehabilitimin e tyre, për ta rritur sigurinë e furnizimit me energji përballë rritjes së nevojës së qytetarëve për rrymë, vetëm më 2025 janë ndarë miliona euro, sipas Qeverisë në detyrë.

Investime milionëshe në rrjet përmendën edhe Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) dhe Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS).

Megjithatë, periudha e fundvitit sikur i rrëzon të gjitha matematikat. Ulja e temperaturave atmosferike, dyndja e diasporës në Kosovë – të gjitha ndikojnë nga pak.

KEDS-i u bëri thirrje qytetarëve më 22 dhjetor për kursim të energjisë në orët e pikut, për të ruajtur stabilitetin e furnizimit me rrymë – konsumi i energjisë ka arritur ditëve të fundit në mbi 1.365 megavat rrymë brenda një ore.

Për shkak të ngarkesës së madhe në rrjetin e shpërndarjes pati ndërprerje të rrymës në disa qytete. Bizneset u ankuan për dëme të mëdha.

Ka, po ashtu, shqetësime që reduktimet mund ta cenojnë edhe procesin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Prodhimi vs. importi

Kosova arrin ta prodhojë 94 për qind të energjisë – apo rreth 800 megavat në orë – përmes djegies së thëngjillit, ndërsa sasinë tjetër e siguron nga burimet e ripërtërishme: hidrocentralet, panelet diellore dhe turbinat e erës.

Ish-ministri i Energjisë i Kosovës, Ethem Çeku, thotë për Radion Evropa e Lirë se thelbi i krizës qëndron te mungesa e investimeve kapitale në sektorin e energjisë, dhe te pamundësia për të tërhequr investitorë të mëdhenj, prandaj çmimi i rrymës do të rritet vazhdimisht.

“Investimet janë arna-arna. Nuk kanë mundur ta mbajnë prodhimin blloqet e Kosovës A dhe B, nuk është hapur tregu për investime private në energjinë diellore dhe të erës. Janë investime minimale”.

Sipas tij, paratë e shtetit janë duke shkuar kryesisht në blerje të energjisë, dhe kjo është një politikë krejtësisht e gabuar.

Të dhënat e Doganës së Kosovës tregojnë se vendi ka importuar rrymë në vlerë të rreth 248 milionë eurove në periudhën janar-nëntor 2025, ndërsa ka eksportuar në vlerë të rreth 48 milionë eurove.

Importin, Kosova e ka siguruar kryesisht nga Maqedonia e Veriut, në vlerë të 114 milionë eurove, dhe nga Shqipëria, në vlerë të 94 milionë eurove, ndërsa ka importuar në vlera nga 3-4 milionë edhe nga Sllovenia, Serbia e Danimarka.

Së voni, në Kosovë ka pasur akuza e raportime të shumta në media se Kosova është duke bashkëpunuar me biznesmenë serbë për blerje të rrymës përmes skemave të ndryshme, mirëpo Qeveria në detyrë i ka hedhur poshtë të gjitha këto pretendime.

Shansi i humbur me Kosovën e Re

Më 2017, Kosova nënshkroi marrëveshje komerciale me kompaninë amerikane Contour Global, për ndërtimin e termocentralit Kosova e Re.

Vlera e projektit ishte 1.3 miliard euro, ndërsa kapaciteti i prodhimit të energjisë pritej të rritej për 500 megavat.

Planet ishin që termocentrali të funksionalizohej më 2023, me një jetëgjatësi prej 40 vjetësh. Shoqëria civile në Kosovë dhe zëra ndërkombëtarë ishin kundër ndërtimit të një termocentrali të ri me thëngjill për shkaqe mjedisore.

Më 2020, Contour Global u tërhoq nga projekti, duke përmendur se nuk synonte më projekte me thëngjill, si dhe për shkak të ndryshimit të udhëheqjes në Kosovë.

Në pushtet, atë kohë, ishin Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, të cilat kishin shprehur shqetësime për mundësinë e shtrenjtimit të çmimit të energjisë.

Megjithatë, Çeku beson se Kosova është dashur t’i bindte me çdo çmim Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që me investitorë të fuqishëm të ndërtohej termocentrali i ri.

“Ne nuk kemi alternativë tjetër, hidroja është minimale, energjia e erës është e vogël, energjia diellore është me kosto tepër të shtrenjtë, edhe pse ka ditë të mjaftueshme me diell, mirëpo bazën e zhvillimit të sektorit të energjisë është dashur ta mbajmë me linjit”, thotë ai, duke përmendur se edhe shtetet evropiane kanë plane rezervë për prodhim të energjisë me thëngjill, sidomos pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, e cila e rriti krizën me energjinë.

Planet e Kosovës në të ardhmen

Kosova miratoi në marsin e 2023-tës Strategjinë për energji 2022-2031.

Përveç rinovimeve të termocentraleve aktuale, prioritet kanë burimet e ripërtërishme, prej të cilave pritet të gjenerohet 35 për qind e energjisë elektrike pas 10 vjetëve.

Për më tepër, Kosova nënshkroi edhe një marrëveshje për dekarbonizim – heqjen e thëngjillit nga përdorimi – deri më 2050.

Në këtë drejtim, Qeveria e Kosovës, prej vitit 2022, ka ndarë subvencione për qytetarët që blejnë pajisje efiçiente për ngrohje (klima, pompa termike, kaldaja me biomasë), mirëpo ekspertët vlerësojnë se ky vendim nuk ishte menduar mirë, sepse vetëm e ka ngarkuar edhe më tepër rrjetin energjetik.

“Politika e subvencioneve, herë e faturave, herë e disa çështjeve tjera, nuk janë zgjidhje të problemit. Janë mbulim i problemit”, vlerëson ish-ministri Çeku.

Një tjetër projekt i madh për energjinë u prezantua në prill të vitit 2024 nga Kosova dhe nga Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit e Qeverisë amerikane.

Programi në vlerë të 236 milionë dollarëve parashihet ta transformojë sektorin e energjisë, pasi do të ndërtohen vende apo bateri për ruajtjen e energjisë, që ajo të shfrytëzohet më pas varësisht prej nevojave. /REL/

Previous Post

Erion Veliaj vizitë mjeksore anale në prani të policit/ Avokati i Popullit: Iu shkelën të drejtat

Next Post

Ana tjetër e PAZBULUAR e biznesmenit Gerond Meçe, si krijoi monopolin e tenderave tek AKSHI

Next Post

Ana tjetër e PAZBULUAR e biznesmenit Gerond Meçe, si krijoi monopolin e tenderave tek AKSHI

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

October 24, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kini kujdes, mos mbani para tek Raifaisen po grabisin qytetarët

Kini kujdes, mos mbani para tek Raifaisen po grabisin qytetarët

November 2, 2026
Celibashi kërkon gjoba për 13 parti politike, shkelje në deklarimin e financave të fushatës së 11 majit

Celibashi kërkon gjoba për 13 parti politike, shkelje në deklarimin e financave të fushatës së 11 majit

November 2, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al