Një masakër mjedisore po ndodh në zonën e Zall-Herrit, ku kamionë të ndryshëm sjellin mbeturina dhe dhera pallatesh dhe i hedhin në mënyrë të pakontrolluar.
Mbetjet shkarkohen ku të munden, në rrugë apo në lumë, pa asnjë kriter dhe pa asnjë përgjegjësi, duke dëmtuar rëndë mjedisin dhe jetën e banorëve të zonës.
Banorët shprehen se kanë bërë plot denoncime për këtë situatë alarmante, por problemi vazhdon i pandryshuar. Sipas tyre, kamionët vijnë dhe ikin pa u ndalur nga askush, duke e kthyer Zall-Herrin në një pikë grumbullimi të paligjshëm të mbetjeve.
“Përshëndetje! Ju lutem publikoje këtë masakër që po bëhet këtu në Zall-Herr nga kamionët që sjellin mbeturina dhe dherat e pallateve. I hedhin ku të munden, në rrugë, në lumë ku t’i vijë për mbarë. Kemi bërë plot denoncime, por ashtu sikur vijnë ashtu ikin.”, shkruhet në denoncimin për JOQ.








