Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Vartësit e besuar të Ballukut! Shkarkohen krerët e ARRSH dhe KESH, ja kush i zëvendëson

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Vartësit e besuar të Ballukut! Shkarkohen krerët e ARRSH dhe KESH, ja kush i zëvendëson
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Gentian Gjyli, i cili është marrë i pendehur nga SPAK “për shkelje të barazisë në tendera” dhe aktualisht në “arrest shtëpie” me vendim të GJKKO-së, është larguar nga drejtimi i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH). Në vend të tij është emëruar Ami Kozeli. Ami Kozeli është liruar nga detyra si zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë dhe është emëruar në krye të ARRSH-së,
Ndërkohë Viola Haxhiademi është emëruar në krye të KESH, institucion që drejtohej nga Erald Elezi, i cili gjithashtu ndodhet në “arrest shtëpie” me vendim të GJKKO-së i akuzuar për veprat penale “shkelje të barazisë në tendera”. Haxhiademi prej vitesh ka shërbyer në ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë si drejtoreshë e Kabinetit të Ministres dhe që prej vitit 2019 si Sekretare e Përgjithshme.
Pavarësisht lëvizjeve nga një institucion në tjetrin, Haxhiademi dhe Kozeli do të vijojnë të jenë në varësi të zv.kryeministres Belinda Balluku.
Akuzat ndaj Gentian Gjylit

Sipas materialeve hetimore, Gentian Gjyli, i cili ka mbajtur funksione drejtuese në struktura të lidhura me menaxhimin e projekteve energjetike dhe infrastrukturore, akuzohet për: shpërdorim detyre, shkelje të barazisë në tendera, bashkëpunim në kryerjen e veprave penale.
SPAK dyshon se Gjyli ka qenë pjesë e komisioneve të vlerësimit të ofertave, ku kriteret e tenderimit janë ndërtuar në mënyrë të tillë që favorizonin kompani të paracaktuara. Hetimet tregojnë se oferta të tjera janë skualifikuar për arsye formale, ndërsa projektet janë miratuar me kosto të fryra dhe konkurrencë të kufizuar.
Prokuroria e Posaçme dyshon gjithashtu se veprimet e tij nuk kanë qenë të izoluara, por të koordinuara në kuadër të një zinxhiri vendimmarrës, ku roli i zyrtarëve teknikë ka qenë zbatimi i vendimeve të marra në nivele më të larta.
Akuzat ndaj Erald Elezit
Në dosjen për Belinda Ballukun, Erald Elezi përmendet si zyrtar me rol teknik dhe operacional në fazën e zbatimit të kontratave publike. Ai akuzohet për: shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh, bashkëpunim në shkeljen e procedurave të prokurimit publik.
Sipas SPAK, Elezi dyshohet se ka hartuar dhe certifikuar dokumentacion teknik që nuk përputhej me realitetin e punimeve në terren. Ky dokumentacion është përdorur për të justifikuar pagesa shtesë, shtyrje afatesh dhe ndryshime kontraktuale pa bazë ligjore.
Hetimet tregojnë se roli i tij ka qenë kyç në mbulimin e shkeljeve të konstatuara gjatë zbatimit të projekteve, duke i dhënë atyre një formë të ligjshme përmes akteve administrative dhe raporteve teknike.

Previous Post

Anketa, 70% e familjeve të Beratit të prekura nga emigracioni, në Tiranë 35%

Next Post

Bllokohet rruga që lidh Kosovën me Serbinë

Next Post
Bllokohet rruga që lidh Kosovën me Serbinë

Bllokohet rruga që lidh Kosovën me Serbinë

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

September 4, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Tensionet në protestën jashtë Kuvendit, policia shoqëron Adriatik Lapajn

Tensionet në protestën jashtë Kuvendit, policia shoqëron Adriatik Lapajn

September 8, 2026
Protesta para Parlamentit, qytetarët sulmojnë me vezë makinën e deputetes Gjuzi

Protesta para Parlamentit, qytetarët sulmojnë me vezë makinën e deputetes Gjuzi

September 8, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al