Thursday, September 10, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Skandali / Andis Papa “bleu” 10 mln euro çokollata me paratë e AKSHI-t, dëshmia e biznesmenit

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Skandali / Andis Papa “bleu” 10 mln euro çokollata me paratë e AKSHI-t, dëshmia e biznesmenit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Hetimet e SPAK në dosjen AKSHI, përtej ndikimit të grupit kriminal, kanë zbuluar edhe një skemë të transferimit dhe pastrimit të parave. Vetëm në 3 vite, përfshi 2018–2020–2021, plot 10 milion euro i janë kaluar me fatura një distributori çokollatash dhe biskotash.

Sipas dosjes, ku i proceduar është edhe biznesmeni Rogers Rryta, rezulton se ai së bashku me babain kanë një biznes MEGA DISTRIBUTION të tregtisë import–eksport të produkteve ushqimore dhe veshjeve.

Sipas Rogers Rrytës dhe deklarimeve të tij përpara BKH, ai thotë se tek produktet ushqimore kanë përfaqësinë e kompanisë ULKER dhe tregtojnë kryesisht këto produkte.

Skandali / Andis Papa "bleu" 10 mln euro çokollata me

Para hetuesve ai deklaron me përgjegjësi se tregtojnë vetëm produkte ushqimore dhe veshje dhe se nuk kanë asnjë lidhje me fushën e teknologjisë apo produkte IT.

Po ashtu, ai ka sqaruar se ka pasur marrëdhënie tregtare me kompanitë Fastech dhe Soft & Solution, por se nuk mban mend si ka nisur kjo marrëdhënie kur ai ka qenë administrator i Mega Distribution.

Deklarimi i biznesmenit Rogers Rryta:

“Lidhur me kreditimet me fonde të vazhdueshme gjatë viteve 2018, 2020 dhe 2021, në shumë totale mbi 10 milion euro në llogaritë bankare të subjektit të tij, në bankat BKT dhe Credins, në monedhën euro, USD dhe ALL, deklaron se janë pagesa ndaj faturave që bëhen për shitjet. Këto fatura lidhen me shitjen e çokollatave dhe biskotave. Këto fonde janë përdorur për të vazhduar aktivitetin tregtar që ai ka. Nuk ka dijeni për aktivitetin tregtar që kryejnë subjektet ‘Fastech’ sh.p.k. dhe ‘Soft & Solution’ sh.p.k. Nuk njeh shtetasin Ermal Beqiri, nuk ka pasur ndonjëherë marrëdhënie me të. Nuk njeh shtetasin Andis Papa, nuk ka pasur ndonjëherë marrëdhënie me të. Në të njëjtin qëndrim deklaron edhe lidhur me shtetasit Ergys Agasi dhe Mirlinda Karçanaj.”

Ndërsa pronari i Fastech, Andis Papa fillimisht ka deklaruar se blerjet nga Mega Distribution në masën 10 milionë uro përfaqësonin shërbime teknologjie, por kur është vënë përpara fakteve nga hetuesit e BKH se Mega shiste vetem cokollata dhe biskota ka ndryshuar version.

“Sic ju thashë nuk e di mire cfarë kemi blerë. Kemi bërë dhe kontrata me këtë shoqëri. Mbaj mend që ata sillnin produkte nga Turqia.”

Ndaj biznesmenëve Rryta dhe Papa, SPAK dhe GJKKO kanë caktuar masën e sigurisë bllokim pasaporte, ndërsa hetimet vijojnë./Weblajm.com/

Previous Post

Salianji i pranishëm në protestë: Qeveria ka rënë në të gjitha dimensionet

Next Post

‘Ali Baba me 40 hajdutë’, pankartat pikante nga protesta e opozitës

Next Post
‘Ali Baba me 40 hajdutë’, pankartat pikante nga protesta e opozitës

‘Ali Baba me 40 hajdutë’, pankartat pikante nga protesta e opozitës

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

September 4, 2026
Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

September 6, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

September 9, 2026
Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

September 9, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al