Friday, November 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Protesta e PD, Boçi tregon se çfarë do ndodhë në shesh

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, POLITIKE
0
Protesta e PD, Boçi tregon se çfarë do ndodhë në shesh
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Protesta e opozitës nuk do të jetë me fjalime dhe turma njerëzish në shesh, por do të shënojë fillimin e një procesi me akte konkrete dhe të forta që synon largimin e kryeministrit Rama dhe ngritjen e një qeverie teknike.

Kështu është shprehur deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, në një intervistë në SYRI TV, i cili theksoi se protesta do të jetë një shprehje e natyrshme e “zemërimit protestues” të qytetarëve, duke u zhvilluar jashtë skenareve të paravendosura.

Sipas tij, qëllimi është të tregohet qartazi se nuk ka asnjë pajtim mes qytetarëve dhe veprimeve korruptive të qeverisë.

Ai bëri të ditur se veprimet protestuese nuk do të kufizohen vetëm në shesh, por do të shtrihen edhe brenda sallës së Kuvendit, ku grupi parlamentar demokrat do të performojë në përputhje me aksionin opozitar.

Luçiano Boçi: Ka brenda një përgjigje. Do ketë, do ketë përplasje të forta apo jo. Sigurisht, ka zemërim, zemërim protestues, i cili do shprehet përgjatë kohës që zhvillohet protesta. Ne patjetër që duam të dalim nga ato klishetë që shpesh na i hedhin edhe si akuza në fakt dashamirëse që nuk mjaftojnë vetëm fjalimet, nuk mjaftojnë vetëm njerëzit në bulevard apo në shesh, por duhet të ndërmerren akte konkrete të forta, të tregojnë qartazi që nuk ka një pajtim midis qytetarëve dhe veprimeve korruptive të qeverisë. E duam, e dëshirojmë një gjë të tillë dhe jashtë skenareve sepse protestat janë gjëra që shprehen nga vetë njerëzit, vijnë natyrshëm dhe kjo natyrshmëri është ajo që përcakton dhe vërtetësinë dhe sinqeritetin. Dhe unë këtu mendoj që jemi jashtë skenareve, pa skenare nga ato që ndoshta dëshirohen apo paragjykohen, por çdo ecuri do shihet në shesh. Ne jemi aty me qytetarët.

Ne jemi në hapjet e një procesi protestash që patjetër do kenë një fund, fundi është ikja e Ramës, ngritja e një qeverie teknike. Nuk pretendojmë që gjithçka ta arrijmë brenda një dite, do ketë progresionin e saj, qëndrueshmërinë e saj, rezistencën, konsistencën sepse këtu është vlera, të themi, e përgjithshme, totale e një proteste dhe format e saj do jenë në vazhdimësi të ndryshme, duke u ndërlidhur dhe me mënyrat si do protestojë dhe si do performojë më pas edhe grupi parlamentar brenda sallës së parlamentit në ditët në vazhdim, kur t’i mundësohet patjetër dhe seanca, por duke qenë gjithmonë brenda një procesi i cili sot hapet si i tillë, i cili ka forcën, dëshmohet me një forcë shumë të madhe dhe që patjetër ndërton një pritshmëri që të gjithë e duam, që lidhet me largimin e Ramës dhe me ngritjen e një qeverie teknike.

Unë mendoj që njerëzit duan, duan të vijnë dhe patjetër atë dëshirën për të ardhur e lidhin me atë pyetjen që ju më bëtë, cili është fundi. Pra, ata vijnë që të kenë një konkludim, të kenë një rezultat, pasi përgjatë shumë kohëve ka ndodhur protestë, është hequr në fakt ai shpirti i protestës nga mënyra se si kanë vepruar disa paraardhës brenda Partisë Demokratike dhe duan që në fund të fundit ky zemërim i tyre të konkludohet, siç dhe e parashtrova. Dhe mendoj që duke i dhënë besimin që këto protesta do kenë një fund, që fundin unë e paracaktova, e përkufizova, atëherë dhe ata do jenë të shumtë. Kur thashë, dëshira nuk mungon, janë të revoltuar, të zemëruar, kanë faktuar tashmë jo vetëm nga fjalët e opozitës, por dhe nga veprimet e drejtësisë që janë të vjedhur në mënyrë sistematike, janë të tallur në mënyrë sistematike, janë të përçmuar në mënyrë sistematike dhe patjetër që të gjitha këto dalin në një, të themi, rezultat revoltues dhe protestues.

Previous Post

Protesta e opozitës, Kryeministria heq pemën e Vitit të Ri

Next Post

Disinformation networks against the European Integration Process in Albania: resources, narratives and distribution channels

Next Post
Disinformation networks against the European Integration Process in Albania: resources, narratives and distribution channels

Disinformation networks against the European Integration Process in Albania: resources, narratives and distribution channels

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Shqipëria e parafundit në Europë për shpenzimet e mbrojtjes sociale

Shqipëria e parafundit në Europë për shpenzimet e mbrojtjes sociale

November 6, 2026
Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama u thotë: Më shkruani online

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama u thotë: Më shkruani online

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al