Thursday, September 10, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Air Albania mashtron pasagjerët, merr paratë dhe anulon fluturimet!

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Air Albania mashtron pasagjerët, merr paratë dhe anulon fluturimet!
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në mars të këtij viti, emisioni “Piranjat” dokumentoi me fakte se si kompania ajrore Air Albania, e promovuar si krenaria shqiptare e qiejve, po shkonte drejt një dështimi të plotë. Sot, fatkeqësisht, pasojat e kësaj situate po i vuajnë drejtpërdrejt pasagjerët, të cilët kanë mbetur në mes të rrugës.

Disa udhëtarë kanë rrëfyer për “Piranjat” se fluturimet e tyre janë anuluar në moment të fundit, pa asnjë shpjegim apo alternativë reale.
“Kam prerë një biletë për prindërit nga Tirana drejt Malpensës, për datën 30 nëntor. Po atë ditë më dërgojnë një email që fluturimi ishte anuluar dhe më ofrojnë një tjetër për datën 3 dhjetor. Prindërit nisen drejt aeroportit, por rreth dy orë para nisjes më vjen një tjetër email që fluturimi është anuluar sërish. U detyruam të prisnim një biletë me një kompani tjetër që të vinin të nesërmen”, rrëfen Ermir Kastrati.
Një tjetër pasagjere, që jeton në Itali, tregon një histori të ngjashme: “Kishim një përkujtimore dhe i prenë biletat katër-pesë muaj përpara, sepse në qershor është e vështirë të gjesh vende, sidomos në Malpensa. U gjendëm papritur në aeroport pa asnjë informacion, pa asnjë komunikim, zero. Përgjigjja e tyre ishte: nëse doni, mund të udhëtoni të dielën, me kthim pas dy-tre ditësh. Vajza ime u tha se ne kishim një arsye konkrete për udhëtimin. Atëherë na premtuan rimbursim. Kemi telefonuar dhe dërguar email-e disa herë, por përgjigjja është gjithmonë e njëjtë: ‘do t’ju rimbursojmë’.”
Ndërkohë që pasagjerët presin prej muajsh kthimin e parave, sipas rregullave, kompania duhej të kishte dhënë një përgjigje brenda tre javësh dhe më pas çështja do të duhej t’i kalonte për ndërmjetësim Autoritetit të Aviacionit Civil (AAC).

Por situata është edhe më e rëndë. Prej datës 3 dhjetor 2025, Autoriteti i Aviacionit Civil ka vendosur pezullimin e licencës së operimit të shoqërisë ajrore Air Albania, si pasojë e pezullimit të certifikatës së operatorit ajror. Kjo do të thotë ndalim i fluturimeve, pezullim i shitjes së biletave dhe detyrim për plotësimin e kushteve për heqjen e pezullimit.
Megjithatë, pavarësisht këtij vendimi, Air Albania vijon të shesë bileta pa asnjë pengesë. Këtë fakt e konfirmoi edhe një operatore e shërbimit ndaj klientit gjatë një bisede telefonike.Kriza financiare dhe rreziku i falimentimit nuk kanë prekur vetëm udhëtarët, por edhe punonjësit e kompanisë.
Një punonjëse e Air Albania-s tregon për “Piranjat” gjendjen e rëndë financiare brenda shoqërisë. “Të gjithë jemi në një situatë ku kemi tre muaj paga të papaguara. Sigurimet shoqërore nuk janë derdhur që nga korriku i vitit 2024. Punojmë me orë shtesë që nuk llogariten askund, edhe pse janë të firmosura nga drejtuesit e departamenteve. E gjitha është çështje menaxhimi. Për sa kohë merr përsipër të bësh fluturime pa pasur një analizë reale të kostove dhe fitimeve, ky është rezultati”, shprehet ajo.
Situata është përkeqësuar edhe më tej më 9 dhjetor 2025, kur përmbaruesi gjyqësor Dionis Mekshaj vendosi sekuestro mbi aktivet e Air Albania-s, pasi kompania humbi një gjyq me ish-drejtorin e operacioneve tokësore, Engjeljan Radovani. Kjo do të thotë se të gjitha pasuritë dhe mjetet ekonomike të kompanisë janë aktualisht të bllokuara.
Gazetarët e “Piranjave” u paraqitën edhe pranë zyrave të Air Albania-s për të kërkuar informacion, por ato rezultuan të mbyllura. Ndërkohë, Sinan Idrizi, një nga aksionerët kryesorë të kompanisë, nuk dha asnjë përgjigje konkrete lidhur me shitjen e biletave, pezullimin e fluturimeve dhe moskryerjen e rimbursimeve për pasagjerët./Piranjat/

Previous Post

“SPAK kërkon arrestimin e Ballukut sepse mund të prishë provat”, Vokshi: Rama po pengon punën e drejtësisë

Next Post

Mijëra euro tendera të dyshimtë që shkojnë për tallava! Degradimi i Shtëpisë së Pushimit Durrës

Next Post
Mijëra euro tendera të dyshimtë që shkojnë për tallava! Degradimi i Shtëpisë së Pushimit Durrës

Mijëra euro tendera të dyshimtë që shkojnë për tallava! Degradimi i Shtëpisë së Pushimit Durrës

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

September 4, 2026
Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

September 6, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

September 9, 2026
Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

September 9, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al