Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

‘Presion mbi dëshmitarët’/ Argumentet e SPAK për imunitetin e Ballukut

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
‘Presion mbi dëshmitarët’/ Argumentet e SPAK për imunitetin e Ballukut
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Tre prokurorë të SPAK mbërritën mëngjesin e së premtes në Kuvendin e Shqipërisë për të kërkuar autorizimin për arrestimin e zv.kryeministres Belinda Balluku, ndërsa protestuesit e mbledhur jashtë godinës kërkonin me pankarta në duar heqjen e imunitetit të saj.

Mbledhja në Këshillin e Mandateve dhe Imunitetit po zhvillohet me dyer të mbyllura, ndërkohë që përfaqësuesit e opozitës kanë kërkuar që mbledhja të jetë e hapur për median.
Në kërkesën drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit për zv. kryeministren Belinda Balluku, Prokuroria e Posaçme arsyeton se ndryshimi i masës së sigurisë po bëhet për të mbrojtur provat dhe dëshmitarët. Prokuroria thotë se Balluku, ende e lirë dhe në detyrë, e ka përdorur funksionon për të kërcënuar një prej vartëseve të saj, njëkohësisht dëshmitare.
“Gjithashtu, në vijim të hetimit, nga përdorimi i metodave speciale, kanë rezultuar të dhëna se nga ana e të pandehurës Belinda Balluku, gjatë kohës që ajo është njohur me akuzën nga organi procedues dhe ushtronte detyrën si zëvendëskryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, ka ushtruar presion në forma të ndryshme, ndaj personit të pyetur në këtë procedim, konkretisht shtetases M.K. (vartëse e saj)”, thuhet në relacionin që BIRN e ka.
Kërkesa e firmosur nga prokurori Dritan Prençi vë në dukje se veprimet e Ballukut dhe pushteti i saj cënojnë hetimin, ndërsa në të argumentohet se lista e akuzave është shtuar edhe me koncesionin e rrugës Thumanë-Kashar si dhe një kontratë për mirëmbajtjen e rrugëve në veri të vendit.

“Pasur parasysh se pas momentit të caktimit të masës kanë rezultuar fakte penale të tjera në ngarkim të personit nën hetim Belinda Balluku, si dhe pasur parasysh sjelljen e të pandehurës gjatë hetimit, ndaj subjekteve tjera të këtij procedimi penal, vlerësohet se jemi në kushtet e zëvendësimit të masës së sigurimit për këtë shtetase,” thuhet në kërkesë.
Prokuroria e Posaçme iu drejtua më 16 dhjetor zyrtarisht Kuvendit të Shqipërisë me një kërkesë për heqjen e imunitetit  të zv. kryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku. Qëndrimi i prokurorisë ndaj Ballukut u përshkallëzua që prej momentit që kjo e fundit u njoh me akuzën në fund të tetorit. Fillimisht hetimi ndaj saj kishte si objekt vetëm ndërhyrjen në tenderin për tunelin e Llogarasë. Javë më vonë Gjykata e Posaçme miratoi një kërkesë të re të prokurorisë për pezullimin nga detyra të Ballukut pasi prokuroria shtoi si akuzë ndaj saj edhe manipulimin e një prej 7 tenderave të shtatorit 2021 për Unazën e Madhe të Tiranës.
Por ndërsa kryeministri Edi Rama u vu në mbrojtje të zëvendëses së tij duke kundërshtuar pezullimin në Gjykatë Kushtetuese dhe duke u ankuar se gjyqësori po ndërhynte në punët e ekzekutivit, SPAK shtoi akuzat në dosjen penale të Ballukut dhe ka ashpërsuar kërkesën për masë sigurie.
Në kërkesën për heqje të imunitetit, SPAK parashtron se kishte prova që Balluku ndërhyri në të 7 tenderat për Unazën e Madhe të shtatorit 2021 dhe ndërkohë po ashtu ajo akuzohet për manipulim të koncesionit të rrugës Thumanë-Kashar dhe një koncesion për mirëmbajtjen e akseve rrugore të Rajonit Verior të vendit.
Prokuroria argumenton se faktet e reja penale që rëndojnë mbi Ballukun, që përfshijnë tendera dhe kontrata me vlerë rreth 600 milionë euro dhe po ashtu sjellja e saj deri në këtë fazë të hetimit bënin të nevojshme ndryshimin e masës së sigurisë.
Sipas prokurorisë ekzistojnë shkaqe të rëndësishme për të kërkuar arrestimin e Ballukut dhe se liria e saj vë në rrezik marrjen dhe vërtetësinë e provës apo kryerjen e veprave penale të ngjashme.
“Gjendja e lirë e të pandehurës, paraqet rrezik real në mbledhjen e provave, për shkak të detyrës dhe funksionit që ushtron, si zëvendëskryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë”, thuhet në kërkesë. Sipas SPAK ekziston mundësia që Balluku mund të ndërhyjë dhe të ndikojë në prishjen e provave. “Është evident fakti që tashmë e pandehura ka bërë përpjekje për të ndikuar tek dëshmitarët”, thuhet në relacionin drejtuar Kuvendit.
Balluku publikisht i ka mohuar akuzat. Kur u mor në hetim, ajo tha para mediave se i besonte drejtësisë./BIRN

Previous Post

Kërkesa për arrestimin e Ballukut/ Detaje nga mbledhja e Këshillit të Mandateve, avokati kërkon 3 javë kohë të njihet me dosjen, SPAK: Mjaftojnë 5 ditë

Next Post

Dalin të tjera PËRGJIME/ Çunat e Belës, lekë nga xhepi për kapjen e mediave

Next Post
Dalin të tjera PËRGJIME/ Çunat e Belës, lekë nga xhepi për kapjen e mediave

Dalin të tjera PËRGJIME/ Çunat e Belës, lekë nga xhepi për kapjen e mediave

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

July 21, 2026
Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

July 21, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

July 21, 2026
Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al