Edi Rama ka zbuluar këtë të enjte, çfarë ka ndodhur mes tij dhe Lulzim Bashës, ish-kreut të Partisë Demokratike në atë që njihet si marrëveshja e 17 majit.
Gjatë një interviste në emisionin “Opinion”, Rama tha se ka biseduar me Bashën vetëm për vetëm, në një prej sallave të Kuvendit.
Sipas tij, Basha mori çdo gjë që kërkoi dhe pati bekimin e Sali Berishës.
Pjesë nga intervista
Blendi Fevziu: Ka mbetur mister dhe nuk ju kam pyetur asnjëherë një takim i famshëm i 17 majit 2017 me Lulzim Bashën. Në këto 35 vjet është një nga marrëveshjet e mëdha që ti ke bërë sepse Nano-Berisha kanë bërë marrëveshje.
Edi Rama: Mos ta bëjmë kështu. Ishte miqësore.
Blendi Fevziu: Ishte i kuptueshëm në marrëveshje?
Edi Rama: Ishte e thjeshtë fare, mori çdo gjë që kërkoi.
Blendi Fevziu: Çfarë bekimi mori atëherë se më the u bë me bekimin e Berishës? A ishit vetëm ju të dy tek për tek?
Edi Rama: Po vetëm ne të dy, por unë u informova ndërkohë. Më informoi ai se u takuam prapë të nesërmen. Ishte tha një gjysh i lumtur.
Blendi Fevziu: Ty t’i mori në tavolinë pa biseduar me njeri?
Edi Rama: Aty jo. Hiri i të vërtetës e do që aty ai… I thashë, do marrësh të pyesësh. Merr pyet i thashë se unë e mora Gramozin para. Pyet edhe ti se mos ke ndonjë njeri me pyet. Kë të pyes tha. Unë i thashë një të urtë, ti e ke të urtin tënd. Më zhgënjen tha, ku e pyes atë unë. Ai më tha, do japë bekimin. Edhe e dha bekimin.








