Gjykata e Durrësit ka vendosur lirimin me kusht për Arbër Paplekajn, i dënuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit. Më 11 nëntor Paplekaj përfitoi 90 ditë ulje dënimi po nga kjo gjykatë.
Arber Paplekaj, ish-efektiv i Forcave të Armatosura, po vuan aktualisht një dënim me burg për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, ngjarje e ndodhur në Elbasan në prill të vitit 2021, pak ditë para zgjedhjeve parlamentare.
Ai u dënua përfundimisht me 7 vite burg nga Gjykata e Apelit që ia uli dënimin pasi ndryshoi cilësimin e veprës penale nga vrasje në rrethana cilësuese në vrasje në kushtet e tronditjes psikike.








