Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

BIRN: Mbyllja e TikTok-ut nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
BIRN: Mbyllja e TikTok-ut nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Vetëm përgjatë tre javëve të para të muajit dhjetor 2025 janë regjistruar tre episode të ndryshme dhune ndërmjet nxënësve në disa qytete kryesore të vendit, ku grupe adoleshentësh janë sulmuar midis njëri-tjetrit fare pranë ambienteve të shkollave në Sarandë, Shkodër dhe Durrës. Në një rast me pasojë tragjike humbjen e jetës.

Dukshëm, vendimi i qeverisë shqiptare në mars të vitit 2025 për mbylljen e platformës TikTok nuk ka ndikuar në minimizimin e rasteve të dhunës në institucionet e arsimit publik shqiptar.

Blerjana Bino, drejtuese e Qendrës Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim (SCiDEV), i tha BIRN se mbyllja e TikTok-ut për të minimizuar dhunën e të rinjve në shkolla në fakt nuk ishte zgjidhje e problemit, por transferim i përgjegjësisë së të gjithë aktorëve tek teknologjia.

“Fajësojmë TikTok-un për të dalë nga situata”, i tha BIRN Bino.

“Kjo të jep një iluzion sigurie dhe një narrativë justifikuese që, përballë një gjëme të madhe si vrasja e një të riu nga bashkëmoshatari në shkollë, duket sikur qeveria po bën diçka për të zgjidhur situatën”, i tha BIRN Blerjana Bino.

Edhe pse fillimisht vendimi për mbylljen e TikTok-ut u kritikua nga një sërë organizatash të shoqërisë civile dhe aktivistë të lirisë së shprehjes, kryeministri Rama asokohe këmbënguli se vendimi i tij nuk ishte “i nxituar”, por bazohej në një anketim me rreth 65,000 prindër, 90 për qind e të cilëve kishin kërkuar mbylljen e TikTok-ut me pretekstin se duhej luftuar fenomeni i dhunës që i kishte rrënjët në rrjetet sociale.

Drejtuesi i organizatës Qëndresa Qytetare, një organizatë që merret prej vitesh me forcimin e rolit të qytetarëve, si edhe me problemet e arsimit, i tha gjithashtu BIRN se mbyllja e TikTok-ut nuk dha rezultatin për të cilin u iniciua.

“Me shtimin e rasteve të dhunës në shkolla, mbyllja e TikTok-ut tregoi se ishte një masë pa ndikim në parandalimin e dhunës mes të miturve”, i tha BIRN Rigels Xhemollari.

“Dyshoj se për periudhën që u mbyll pati më shumë efekt kontrolli të përmbajtjeve elektorale në zgjedhje”, pranoi Xhemollari.

Ngjashëm, edhe Blerjana Bino theksoi se mbyllja e TikTok-ut, përveç se nuk zgjidhi problemin e dhunës, dëmtoi edhe komunikimin e partive me qytetarët gjatë fushatës zgjedhore 2025, duke cenuar hapësirat demokratike të komunikimit.

“Për sa kohë nuk pati një vlerësim të bazuar në evidencë për të arsyetuar vendimin e mbylljes së platformës, kjo lë hapësira për të deduktuar se ka pasur qëllime të tjera dhe siguria e të rinjve është përdorur si justifikim”, tha Bino.

Ekspertët pranuan për BIRN se dhuna ndaj të rinjve në fakt është një fenomen shoqëror kompleks dhe nuk ka një zgjidhje të vetme, të tillë si mbyllja e platformave të caktuara.

Xhemollari i tha BIRN se Qëndresa Qytetare i ka propozuar Ministrisë së Arsimit disa masa që mund të kontribuojnë realisht në uljen e nivelit të dhunës në institucionet e arsimit.

“Ne kemi propozuar orarin 8 me 4 për shkollat publike, si masë që të miturit të mbahen nën mbikëqyrje dhe kontroll gjatë kohës që janë jashtë mbikëqyrjes prindërore”, tha Xhemollari.

Sipas Xhemollarit, kjo nga ana tjetër rrit mundësinë për angazhimin sportiv, kulturor dhe individual të të rinjve, larg ofertave të kontingjentëve kriminalë dhe të drogës.

Edhe ekspertja Bino është e mendimit se theksi duhet vënë te roli parësor i shkollës dhe i të gjithë ekosistemit të arsimit publik e privat në vend.

“Përmirësimi i sigurisë, përmirësimi i orarit të mësimit dhe zbatimi real i konceptit të shkollës si qendër komunitare, ku fëmijët dhe të rinjtë mund të angazhohen në aktivitete sportive e edukuese, do të mund të ishte një zgjidhje afatgjatë”, tha Bino për BIRN.

Ajo shtoi se më tej duhen forcuar gjithashtu marrëdhëniet prindër – mësues, në mënyrë që të ketë dialog të vazhdueshëm për reagimin në kohë dhe zgjidhjen e problemeve, si edhe të forcohen kapacitetet e mësuesve dhe psikologëve në shkolla./ BIRN

Previous Post

“Akte dhune dhe incidente të rënda”, PS kërkon masa disiplinore për 29 deputetë të opozitës

Next Post

Apeli i Posaçëm rrëzon 2 vartësit e Ballukut, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi do qëndrojnë në arrest shtëpie

Next Post
Apeli i Posaçëm rrëzon 2 vartësit e Ballukut, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi do qëndrojnë në arrest shtëpie

Apeli i Posaçëm rrëzon 2 vartësit e Ballukut, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi do qëndrojnë në arrest shtëpie

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

July 21, 2026
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

July 21, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Përplasja Rama–Becchetti, faturë milionëshe për qytetarët/ Zbulohen kostot e mbrojtjes ligjore

Përplasja Rama–Becchetti, faturë milionëshe për qytetarët/ Zbulohen kostot e mbrojtjes ligjore

July 22, 2026
Shkelën procedurat e punësimit të Muçi Shaljanit, 6 muaj burg për dy ish-zyrtarët e AMP-së

Shkelën procedurat e punësimit të Muçi Shaljanit, 6 muaj burg për dy ish-zyrtarët e AMP-së

July 22, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al