Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një grusht firmash po pastrojnë paratë e korrupsionit të zyretarëve dhe qarkullojnë paratë e buxhetit të shtetit përmes tenderave që zhvillon Dritan Agolli, drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvilllimit (FSHZH). Në këtë seri tenderash të kushtueshëm hyn projekti më i fundit i firmosur nga Agolli për llogari të biznesmenëve ortakë me marrëveshje, Xhetan Ndregjoni dhe Renido Petritaj.
Për t’i hapur rrugë të sigurtë transaksionit me vlerë afro 6 miliardë lekë, drejtor Agolli ka zgjedhur t’i fshijë të gjithë konkurrentët. “Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përvec fituesit. Kusht: fituesi nuk është operatori me ofertën më të ulët”, kështu e ka klasifikuar Open Data Albania këtë tender. Për shkak të shkeljeve të hapura, procedura është shënuar me “Flamur të kuq”, që është sinjali i riskut të korrupsionit.

Më konkretisht, bëhet fjalë për tenderin me objekt “Përmirësimi i Infrastrukturës së Parkimit Faza II: Ndërtim i godinës së parkimit nëntokësor dhe godinës së shërbimeve administrative, Himarë” (Godina e Re)”.
Projekti ka fond limit 574,994,506 lekë pa TVSH dhe financohet nga buxhetit i shtetit për vitet 2025-2027.
Oferta fituse, 450 milionë lekë më e lartë se sa të tjerat
Në tenderin e mbajtur më 6 tetor 2025 kanë marrë pjesë 20 operatorë konkurues, por nuk ka pasur garë reale, pasi 13 kompani dhe bashkime firmash u skualifikuan menjëherë.
Kështu, më 11 nëntor 2025  është shpallur fituese oferta e bashkimit të operatorëve: “NDREGJONI” sh.p.k & “RAFIN COMPANY” sh.p.k me vlerë 418,352,516 lekë pa TVSH.

Por kjo u bë e mundur duke fshirë nga lista ofertat më të ulëta.  Konkretisht operatori “GJIKURIA” sh.p.k ka propozuar ta bëjë këtë punë me 373,194,052.00 lekë pa tvsh.  Oferta është skualifikuar si “anomalisht e ulët”, por komisoni nuk ka dëgjuar argumentet e kompanisë. Në të kundërt, sipas dokumenteve, oferta është skualifikuar menjëherë pa i kërkuar sqarim ofertuesit. Në fakt, sic e ka kostatuar shpesh KLSH për projektet e FSHZH, me shumë mundësi fondi limit është përcaktuar më i lartë pa marrë parasysh cmimet e tregut.

Edhe operatori “INERTI” sh.p.k, ka ofertë më ekonomike se sa jo fituese: 408,592,365.69 lekë pa tvsh. Komisioni e ka skualifikuar për mos plotësimin në formular të vlerës së një zëri, gabim i cili mund të korrigjohej brenda afatit, duke komunikuar me operatorin.
Kush është Xhetan Ndregjoni?
Pronari i “Ndregjoni” shpk, Xhetan Ndregjoni, njihet për tenderët e shumtë pa garë që fiton nga bashkitë në vend për çështje rindërtimesh apo rehabilitimesh. Ndregjoni u fut në listën e oligarkëve, kur mori statusin “Investitor strategjik” dhe “kontratë 1 euro” për pjesën e luanit nga koncesioni i Portit të Vlorës.
Më datë 13.10.2021, me anë të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 599, u miratua lidhja e kontratës së qirasë, me tarifën 1 euro/kontrata, ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe Bashkimit të Shoqërive “Marina di Valona” sh.p.k., “Brunes” sh.p.k., “Ndregjoni” sh.p.k. dhe “Marina Projects” LTD.

Kontrata 1 euro shërben për ndërtimin e hoteleve me vlerë 105 milionë Euro (pa TVSH). Kjo kontratë është e vlefshme për një periudhë 20 vjeçare. Nuk dihet se çfarë roli ka pasur Ndregjoni në këtë transaksion, por aktualisht koncesionin e ka marrë në dorë Geront Çela me dy kompani të vetat.
Duke qenë “investitor strategjik” i Belinda Ballukut dhe i kryeministrit Rama, Ndregjonit do t’i bëheshin në vazhdim favorizime nëpër tendera. Një prej tyre është tenderi me objekt “Rivitalizimi i parqeve natyrore nëpërmjet sigurimit të elementeve të mobilimit urban dhe shtimit të aktiviteteve të rekreacionit rajoni 2”, “Ndërtimi i amfiteatrit, fushave sportive, këndit të lojërave dhe shkallareve panoramike në liqenin e Paskuqanit”.
Konkretisht do të ndërtohen një kënd lojërash, dy fusha për aktivitetet sportive dhe disa shkallë në formë amfiteatri që do ta përdorë PS për fushatë. Kamza gjithë vitin nuk bën as dy tri shfaqje në Pallatin e Kulturës, tani i duhet edhe një amfiteatër në natyrë. Dhe për këto do të shpenzohen 2.3 milionë euro. Me sa duket qenka harruar fakti se kryebashkiaku Rakip Suli i hodhi aty 2.1 milionë euro për rehabilitimin e zonës rreth liqenit.
Më datë 27 qershor 2024, Ndregjoni u shpall fitues i kontratës, pasi Agolli u kishte vënë vizën 16 ofertave, ku kishte edhe më të ulëta se ajo e “investitorit strategjik”. Deri tani, nuk kemi parë as park as amfiteatër në Paskuqan, por radhën për t’u vjedhur e ka Himara.
Ndregjoni ka qenë bashkëpunëtor i afërt me drejtorët e Erion Veliajt që u arrestuan për korrupsionin me kompaninë 5D.
Tenderat e mëdhenj, 5D, edhe për shkak se nuk kishte kapacitete, i ka fituar në bashkëpunim me mbi 15 kompani të tjera ndërtimi, të cilat kanë marrë ‘pjesën e luanit’, edhe për shkak se kanë marrë përsipër të kryejnë pjesën më të madhe të punimeve si kompani të mëdha dhe të konsoliduara. Njëra prej tyre është “Ndregjoni” shpk.
Një bashkëpunim tjetër mes Renidos dhe Xhetanit është në tenderin e Bashkisë Tiranë me objekt: “Ndërhyrje rehabilituese në bllokun që kufizohet nga rrugët “Ibrahim Rrugova” – “Nikolla Tupe” – “Sami Frashëri” -“Brigada VIII” (në kuadër të ËALK 21). Fondi limit që i shkon në llogari kompanisë “Rafin Company” të Renido Petritajt dhe partnerit të tij “Ndergjoni” i Xhetan Ndregjonit është 246 602 671,00 lekë, pa llogaritur TVSH-në.
Tenderi u njoftua nga Anuela Ristani në Agjencinë e Prokurimit Publik më 2 qershor 2025, data e fundit për dorëzimin e dokumenteve ishte më 17 qershor 2025. Edhe ky tender u përfitur me “Flamur të kuq” nga favorizimi që u bëri kryetarja Anuela Ristani.
3  kompani. Biznesmenit të ri nga Skrapari i ishin rezervuar 132 milionë lekë për bojatisjen e dy dhomave të Amfiteatrit tek Parku i Liqenit Artificial të Tiranës.
Porosia e Veliajt është çuar në vend nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit që është një nga ndërmarrjet e varësisë së Bashkisë Tiranë. Drejtoresha e agjencisë, Anisa Ruseti, të paktën sipas letrave, është marrë me organizimin e prokurimit, sidomos me justifikimin e fondit limit, preventivin, kalendarin e punimeve, për të nxjerrë këto para nga arka e bashkisë. Bëhet fjalë për tenderin “Rikonstruksion i ambienteve të shërbimit në funksion të amfiteatrit” me fondin limit 13 257 948,00 lekë pa llogaritur TVSH.
Të rinjtë e thjeshtë deri në 23 vjeç nuk arrijnë as të mbyllin studimet e larta, ndërsa Renido në këtë moshë krijoi kompaninë “2F CONSTRUCTION LTD” sot  RAFIN COMPANY SHPK. E nis me investimin 100 lekë dhe sot luan me miliona euro që i përfiton nga tenderat e Lali Erit dhe zyrtarët e tjerë.
Edhe pse pa eksperiencë dhe pa kapital, në vitin 2017 xhiroja vjetore shkon 1 milionë USD, ndërsa në vitin 2019 dyfishon xhiron vjetore, duke shënuar kulmin në 2020, ku ka marrë miliona euro tenderë, me procedura të dyshimta dhe klienteliste, dukshëm korruptive. Tenderët e dyshimtë reflektohen edhe në rritjen e kapitalit themeltar të kompanisë nga 100 lekë që ishte në mbi 200 mijë USD në vitin 2020.
Vitin e kaluar, Erion Veliaj e ka furnizuar Petritajn me fonde duke e favorizuar hapur. Nje tender me “Flamur të kuq”, me vlerë 624 milionë lekë, i është dhënë kompanisë RAFIN COMPANY në qershor 2024, nga Bashkia Tiranë. Tenderi ka për objekt: “Shërbime për mirëmbajtje të objekteve specifike”.
Ndërsa ish-ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, më 15 nëntor 2023, i dha Renidos tenderin me objekt “Përmirësimi i infrastrukturës në garnizonin Skënderbej” me numër reference REF-85600-10-27-2023 dhe me fond limit në vlerën 216,937,400 lekë të reja pa TVSH ose gati 2.6 miliardë lekë të vjetra me TVSH.
Vihet re se, ndonëse fituese është shpallur kompania e Renido Petritaj, 6 kompani të tjera kanë ofruar shifra më të vogla dhe nuk janë marrë në konsideratë. RAFIN COMPANY e Petritajt u shpall fituese për vlerën 170,619,035 lekë të reja pa TVSH ose rreth 2 miliardë lekë të vjetra me TVSH. Ajo garoi si bashkim operatorësh me kompaninë tjetër NDREGJONI në pronësi të Xhetan Ndregjonit./gijotina.com

Previous Post

Merrte para “për të hyrë mik te gjyqtari”, GJKKO dënon avokatin Bardhi Koçi dhe Pranvera Meshin

Next Post

Kush është k*rva, që kishte rënë dakord me R-në për të marrë tenderin, në përgjimet e Ballukut?

Next Post
Kush është k*rva, që kishte rënë dakord me R-në për të marrë tenderin, në përgjimet e Ballukut?

Kush është k*rva, që kishte rënë dakord me R-në për të marrë tenderin, në përgjimet e Ballukut?

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

July 21, 2026
Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al