Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

A ka rënë SPAK në gjurmët e parave të Belinda Ballukut?

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
A ka rënë SPAK në gjurmët e parave të Belinda Ballukut?
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Posaçme është duke verifikuar disa transferta parsh të kryera nga kompania 4 A-M jashtë Shqipërisë. Prokurët e SPAK dyshojnë se këto transferta parash mund të kenë lidhje me zëvendëskryeministren Belinda Balluku, ndërkohë që verifikimet janë në proces.

Por si u shndërrua 4 A-M nga hiçi në një nga kontraktorët më të mëdhenj të shtetit? Zanafilla e suksesit fillon me Albcontrol.

Ndonëse fillimisht shihej si një kompani e lidhur me Partinë Demokratike për shkak edhe të origjinës tropojane të pronarëve të saj, në vitin 2012 kompania 4 A-M ishte vetëm një ndërmarrje modeste me një xhiro prej rreth 3.3 milionë eurosh. Por me ardhjen e socialistëve në pushtet, kompania e zotëruar nga Ardit Metaliaj dhe vëllezërit e tij nisi të ngjitej me një shpejtësi të rrufeshme duke u shndërruar në një nga peshkaqenët më të mëdhenj të fondeve publike.

Në vitet 2014-2015, 4 A-M mori disa kontrata të rëndësishme në Albcontrol, gjatë kohës kur ky institucion drejtohej nga Belinda Balluku. Kjo me sa duket ishte pikënisja e një marrdhënie të veçantë, e cila do të forcohej edhe më shumë gjatë viteve në vijim, teksa pushteti i Ballukut rritej në mënyrë eksponenciale.

Në vitin 2018, xhiroja e kompanisë shkoi në 20 milionë euro. Një vit më vonë, në janar të vitit 2019, Belinda Balluku u emërua në krye të ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Dhe e ardhmja e 4 A-M nuk kishte si të ishte ndryshe, përveçse e ndritur.

Në vitin 2020, kompania realizoi një qarkullim vjetor prej 30 milionë eurosh. Por teksa pushteti i Ballukut konsolidohej edhe më shumë, kështu shtohej edhe fluksi i parave të buxhetit drejt 4 A-M. Në vitin 2021, kompania arkëtoi 43 milionë euro dhe në 3 vitet e fundit xhiroja e saj është konsoliduar në nivelin e 50 milionë eurove në vit.

Rritja e forte e 4 A-M

Pjesa dërrmuese e këtyre parave vinin nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, KESH dhe OSHEE, tre institucione në varësi direkte të Belinda Ballukut.

Në rrethet e bizneseve, të cilat kryejnë punë publike në infrastrukturë, flitej shpesh për disa kompani të preferuara në ministrinë e Infrastrukturës. Ato ishin 4 A-M e Metaliajve, 2T e Sakove dhe Alko Impex.

Bëhet fjalë për tre kompani, të cilat u rriten eksponencialisht me ardhjen e Belinda Ballukut në krye të ministrisë së Infrastrukturës duke arritur të qarkullonin deri në 130 milionë euro në vit të marra së bashku. Jo rastësisht të treja kompanitë gjenden edhe në tenderat e Unazës së Madhe, për të cilat SPAK njoftoi një ditë më parë se e ka marrë nën hetim Ballukun.

4 A-M ishte fituesja e lotit të dytë së bashku me Ed Konstruksion dhe IDK Konstruksion me vlerë 25 milionë euro, ndërsa 2T dhe Alko Impex morën kontratën e lotit të shtatë me vlerë 23.5 milionë euro, në tortën e madhe të Unazës për të cilën SPAK dyshon se është ndarë e gjitha me tendera fiktivë dhe të paracaktuar.

Por teksa hetimet për zëvendëskryeministren vazhdojnë dhe SPAK ka kërkuar në Parlament heqjen e imunitetit të saj, një nga pistat kryesore të tyre janë flukset e lëvizjes së parave dhe transfertave të dyshimta, që kompanitë me status special kanë bërë jashtë Shqipërisë./ Kapitali.al

Previous Post

Socialistët e Këshillit Bashkiak të Tiranës kërkesë SPAK-ut: Lejoni Veliajn të marrë pjesë fizikisht në mbledhje

Next Post

Çfarë pritet të ndodhë të premten në Këshillin e Mandateve

Next Post
Çfarë pritet të ndodhë të premten në Këshillin e Mandateve

Çfarë pritet të ndodhë të premten në Këshillin e Mandateve

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

PAMJET brenda Postës në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet

PAMJET brenda Postës në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet

July 21, 2026
Bashkëshorti i Elisa Spiropalit përfundon në polici! Kanosi drejtoreshën…

Bashkëshorti i Elisa Spiropalit përfundon në polici! Kanosi drejtoreshën…

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al