Serbia nuk do të ketë sot një përfaqësues në Samitin BE – Ballkani Perëndimor, i cili do të mbahet në Bruksel.
Njoftimi është bërë nga vetë Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili tha se “as ai dhe as askush tjetër” nuk do të shkojë në Bruksel.
Vuçiç theksoi ka biseduar me shumë liderë evropianë dhe se është mirënjohës për respektin që ndaj Serbisë kanë treguar Ursula von der Leyen dhe Antonio Costa.
“Për herë të parë në 13 ose 14 vitet e fundit, as unë dhe as dikush tjetër nuk do të shkojmë në atë konferencë ndërqeveritare. Askush nuk do ta përfaqësojë Republikën e Serbisë, kështu që Ballkani Perëndimor do të jetë pa Republikën e Serbisë”, tha presidenti








