Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Skandali në Dibër/ Qytetarit i thyen krahun brenda Kadastrës, shteti mbyll sytë

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Skandali në Dibër/ Qytetarit i thyen krahun brenda Kadastrës, shteti mbyll sytë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një qytetar shkoi në Kadastër për të kërkuar dokumente dhe doli prej andej me krah të thyer, trup të plagosur dhe i shtruar në sallë operacioni.

Ngjarja ka ndodhur brenda një institucioni shtetëror, aty ku qytetari duhet të marrë shërbim dhe jo grushte.

Punonjës të Kadastrës së Dibrës dhunuan barbarisht Meleq Stojkun, i cili kërkoi dokumente nga arkiva. Nga dhuna e ushtruar, qytetari pësoi fraktura të rënda dhe u operua në Spitalin Ushtarak. Ndërkohë, shteti bëri atë që di të bëjë më mirë, e mbylli çështjen.
Prokuroria e Dibrës vendosi mosfillimin e procedimit penal. Një vendim i shpejtë, i pastër dhe pa zhurmë. Madje, aq i shpejtë sa u mor në kohën kur qytetari ndodhej në sallën e operacionit.

Më datë 8 dhjetor 2025, Meleq Stojku ka denoncuar në emisionin investigativ se në datën 30 qershor 2025 ka shkuar në Kadastër për të marrë nga arkiva disa dokumente të vjetra, me qëllim për ta regjistruar dhe aplikuar. Ka shkuar në zyrën e arkivës te punonjësi Julian Lusha, duke debatuar me këtë punonjës dhe më pas disa punonjës të tjerë kanë ardhur dhe e kanë kapur me forcë, duke e nxjerrë nga zyra.
Prokurori Drini Zeqo u mjaftua vetëm me deklarimet fillestare të denoncuesit gjatë kohës që ishte në Spitalin e Peshkopisë. Ky prokuror nuk urdhëroi asnjë riekspertim të gjendjes të Meleqit, për të parë se çfarë dëmtimesh kishte dhe në çfarë kategorie futen. Në fund, vendosi mos regjistrimin e procedimit penal.

Por, a nuk kishte shpërdorim detyre? Thyerja e krahut është dëmtim apo plagosje? Po nëse qytetari gjymtohej, ishte sërish dëmtim i lehtë?

Fiks fare vijoi të ndjekë këtë ngjarje të rëndë, të cilën vetë zyrtarët shtetërorë kanë tentuar ta mbyllin. Emisioni investigativ ka mësuar se Drejtoria e Përgjithshme e Kadastrës nuk ka pasur asnjë informacion për atë ngjarje.
Fiksi kontaktoi me Drejtorinë e Përgjithshme, e cila na ktheu një përgjigje se “për rastin në fjalë, menjëherë sapo jemi vënë në dijeni, nga Drejtoria e Përgjithshme ASHK është ngritur një komision i posaçëm hetimi administrativ, i cili po verifikon të gjitha rrethanat dhe sjelljet e punonjësve në ambientet e punës”.
Më tej pohon se nuk mund të shprehet mbi përdorimin e dhunës. “Institucioni ynë nuk mund të shprehet mbi çështje që tashmë janë trajtuar nga organet ligjzbatuese. Për aq kohë sa çështja ka kaluar në organet kompetente (të prokurorisë), ASHK nuk mund të komentojë më tej mbi aspektet penale të ngjarjes” pohon Agjencia Shtetërore e Kadastrës.

Në fund shkruan se do të marrë të gjitha masat e nevojshme administrative ndaj shkeljeve që do të konstatohen, si dhe për të parandaluar çdo situatë që cënon integritetin e shërbimit publik.

Fiks Fare bisedoi me juristin Gentian Trenova, i cili tha se hetimi i shpejtë për të mos regjistruar procedimin penal, është i nxituar dhe duhet të kishte pritur apo urdhëruar kryerjen e një ekspertimi mjeko-ligjor. Juristi tha se, duke parë fotot dhe gjendjen e qytetarit, kemi të bëjmë me një plagosje. “Për ta përcaktuar nëse është plagosje e lehtë apo e rëndë, duhej të ishte kryer ekspertimi” përfundoi Gentian Trenova.
Pra, në rastin e zotit Meleq Stojku, drejtësia nuk u vonua. Erdhi shpejt, por për t’a mbyllur çështjen.
/Emisioni Fiks Fare

Previous Post

Komisioni i Disiplinës merr vendimet, gjoba për të gjithë

Next Post

Gjyqi për “Metalurgjikun”/ Gjykata kërkon kohë për vendimin ndaj 16 personave (EMRAT)

Next Post
Gjyqi për “Metalurgjikun”/ Gjykata kërkon kohë për vendimin ndaj 16 personave (EMRAT)

Gjyqi për “Metalurgjikun”/ Gjykata kërkon kohë për vendimin ndaj 16 personave (EMRAT)

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

July 21, 2026
Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

July 21, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

July 21, 2026
Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al