Friday, November 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Mashtrimi i ministres Sala me Onkologjikun, donacionin privat e paraqiti si investim shtetëror

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Mashtrimi i ministres Sala me Onkologjikun, donacionin privat e paraqiti si investim shtetëror
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Klodian Tomorri

Virusi i Rilindjes

Doli një kronikë dje në media për rikonstruksionin e pavijonit të onkologjikut në QSUNT. Ishte ministrja e Shëndetësisë që tregonte ambientet e rindërtuara, por edhe poltronët e rinj që ishin marrë për pacientët.

“Që në ditën e parë angazhimi im ka qenë i plotë, që onkologjia të jetë një përparësi e përhershme. Shërbimi që ofrohet këtu prek jetën e shumë familjeve dhe kërkon mbështetje të vazhdueshme. Ky investim është rezultat i bashkëpunimit mes ministrisë së shëndetësisë dhe partnerëve tanë,” tha ministrja.

Shyqyr që vunë një ministre, që e di shumë mirë se çfarë është ai tmerr — po mendoja — që të përmirësojë ndonjë gjë. Pastaj pak orë më vonë, po në media, doli lajmi që i gjithë investimi në onkologjik ishte bamirësi private.

Një zyrtar normal do të thoshte: falënderojmë biznesin për kontributin. Qeveria do bëjë gjithçka ka mundësi për të përmirësuar situatën e vështirë të onkologjikut, por ne inkurajojmë edhe biznese të tjera të na bashkohen me kontribute sipas mundësive që kanë, sepse shëndetësia është një çështje që na prek të gjithëve. Por ministrja jonë nuk e thotë këtë. Kjo thotë: është angazhimi im.

Tani, ku ishte angazhimi i ministres në këtë punë? Se po të qe për qeverinë, ashtu do ishte akoma gjendja atje — do vazhdonin të torturoheshin pacientët në këmbë, siç e kanë lënë për vite të tëra.

Tani, pse i kanë këto komplekse këta? Sepse e shohin biznesin ose si partner në vjedhje, ose si lopë për ta vjedhur. Nuk e konceptojnë dot ndryshe, që qeveria dhe biznesi mund të bëjnë edhe gjëra të mira për njerëzit.

Dhe ta mendosh që në qeverinë e re, ministrja e shëndetësisë ishte emërimi më i spikatur. Vinte nga një karrierë akademike në spitalet më prestigjioze të botës dhe nuk kishte asnjë cën në integritet.

Por këta sapo bëhen pjesë e Rilindjes, infektohen nga virusi. Dalin, recitojnë të gjithë para kamerave si spikerë, bëjnë propagandë dhe fusin edhe gënjeshtra ose gjysmë të vërteta. Se nuk është problemi për këtë rast, se kjo gënjeshtër pa zarar është.

Por kur gënjejnë për këtë, imagjino çfarë bëjnë për gjëra më të sikletshme, apo kur kanë për të ndarë e rrëmbyer para?

Ndërkohë, gazetari Osman Stafa, përmes një statusi në Facebook, ka shkruar se sipas burimeve të tij, rikonstruksioni i dy dhomave dhe 30 poltronët e rinj kanë kushtuar rreth 75 mijë euro, dhe se këtë shumë e ka mbuluar Fondacioni Mane.

Reagimi i Osman Stafës: Sipas burimeve të mia, 30 poltronë dhe ambjentet e rikonstruktuara të 2 dhomave, kanë kushtuar rreth 75 mijë euro. Këto i ka paguar donatori(Fondacioni Mane). Pra shteti i Kopshtit Eden, 4.3 mln euro nuk ka 100 mijë euro për të vendosur 60 poltronë në Onkologjik.

Previous Post

Emigrantët dhe ata që punojnë përkohësisht jashtë dërguan 2.1 miliardë euro në Shqipëri në 2024-n

Next Post

Familjet shqiptare më të ekspozuarat financiarisht në Ballkan nga kostot e shëndetit

Next Post
Familjet shqiptare më të ekspozuarat financiarisht në Ballkan nga kostot e shëndetit

Familjet shqiptare më të ekspozuarat financiarisht në Ballkan nga kostot e shëndetit

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026
Ambasadorja e Holandës në Shqipëri: Dhuna në protesta na ka shokuar!

Ambasadorja e Holandës në Shqipëri: Dhuna në protesta na ka shokuar!

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al