Friday, November 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Telefonata e Romës dhe pazari 140 mln dollarë Smart City i “hanë” kokën Julian Hodajt

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Telefonata e Romës dhe pazari 140 mln dollarë Smart City i “hanë” kokën Julian Hodajt
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kur në 12 nëntor mediat në Shqipëri transmetuan videon e një telefonatë të acaruar të Edi Ramës rrugëve të Romës, fati i Julian Hodajt sapo ishte vendosur. Për koiçidencë apo qëllimisht zyrtarizimi erdhi fiks një muaj pas telefonatës, teksa këtë të premte Edi Rama firmosi shkarkimin e Hodajt nga posti i zëvendësministrit të Brendshëm.

Ndonëse publikisht motivet e shkarkimit mund të sajohen si arsye personale apo për rienergjizimin e ministrisë së Rendit, arsyeja e vërtetë që hengri kokën e Hodajt është kontrata e nxehtë 140 milionë dollarë e projektit Smart City.

Julian Hodaj ngurroi të shtynte përpara kontratën kontroverse, shuma e së cilës u rrit dy herë. Ndoshta ngaqë kuptoi se kur të vinte momenti, me shumë gjasë do ta caktonin si hamës dardhësh pas kurizzit. Por në biznes nuk ka tolerim.

“Për çfarë je bërë bashkëkryetar ti? Që të krijosh pengesa. Për ça je vënë ti bashkëkryetar aty? Na keni kthyer një vit mbrapsht. Çfarë oponence bëni ju aty?,” ishin fjalët e fundit nga Roma, që vulosën fatin e Hodajt.

Sepse ai bëri gabimin që të kërkonte më shumë garanci ligjore për të hedhur firmën mbi koncesionin miliarder, i cili përveç sikletit të kostove të fryra dhe proçedurës ekstraligjore ka dhe një siklet tjetër, ndoshta më të madh. Shqetësimin e partnerëve strategjikë të Shqipërisë, se pas projektin qëndron një kompani e quajtur G42, e cila ndonëse me seli është në Abu Dabi, dyshohet për lidhje të forta kineze.

Kështu që Hodaj e kishte shumë të qartë se steka ishte shumë lart, ndaj kërkonte oponencën dhe hezitonte të firmoste.

Në mars të këtij viti, qeveria dërgoi për miratim në Parlament projektligjin për ratifikimin e një kredie prej 118 milionë dollarësh, që Shqipëria do të marrë nga Fondi i Abu Dhabit. Borxhi, me afat shlyerje 15 vjet dhe interes 4 për qind në vit, po merret për të shkuar sërish në Abu Dhabi.

Sepse 118 milionë dollarët do të shkojnë për të paguar një kompani nga Abu Dhabi e quajtur Presight Al Ltd, e lidhur me G42, e cila do të realizojë projektin e monitorimit të trafikut me kamera në 20 qytete të vendit. Kontrata 118 milionë dollarëshe, e cila bashkë me TVSH-në shkon 140 milionë dollarë do të jepet pa tender dhe pa asnjë lloj gare, por me marrëveshje direkte.

Pra, e thënë më thjesht. Qeveria shqiptare do të marrë 118 milionë dollarë borxh nga arabët për t’ja u paguar sërish arabëve, ndërsa qytetarëve shqiptarë u mbetet barra e shlyerjes së borxhit.

Pas miratimit të ligjit për kredinë, qeveria ngriti një grup të posaçëm pune për të negociuar kushtet teknike të projektit. Grupi kryesohet nga drejtori i IT-së në Policinë e Shtetit dhe zvministri i Financave Juljan Hodaj. Por për shkak se anëtarët e grupit hezitonin të firmosnin pataten e nxehtë që u kishte servirur qeveria, disa prej tyre kishin kërkuar oponencën e studimit të fizibilitetit, pasi bëhej fjalë për një kontratë më të madhe se 100 milionë euro.

Kjo është arsyeja se pse nga rrugët e Romës, Rama i bërtiste Hodajt dhe drejtorit të IT-së në Polici në telefon që “çfarë oponence bëni ju se na keni kthyer një vit mbrapa.”

Dhe zv/ministri sapo e mori oponencën që kërkonte./Kapitali.al

Previous Post

Tre gjyqtarët që votuan kundër Ballukut: Qeveria funksionon edhe kur një anëtar i saj pezullohet nga detyra

Next Post

Ish-ministri i dënuar në Shqipëri arrestohet në Brazil, kërkohej nga Interpoli

Next Post
Ish-ministri i dënuar në Shqipëri arrestohet në Brazil, kërkohej nga Interpoli

Ish-ministri i dënuar në Shqipëri arrestohet në Brazil, kërkohej nga Interpoli

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Bashkëpunim për një komunitet më të informuar dhe aktiv

Bashkëpunim për një komunitet më të informuar dhe aktiv

November 6, 2026
Rënia e euros, Berisha akuzon qeverinë: Po fshihet fenomeni i narko-euros

Rënia e euros, Berisha akuzon qeverinë: Po fshihet fenomeni i narko-euros

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al