Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home KRONIKE

Skema e ZHVATJES me GJAKUN/ Në 4 vite koncesionari fitoi 700 mijë euro, rriti shpenzimet dhe shpërblimet e drejtuesve!

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in KRONIKE, KRYESORE
0
Skema e ZHVATJES me GJAKUN/ Në 4 vite koncesionari fitoi 700 mijë euro, rriti shpenzimet dhe shpërblimet e drejtuesve!
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në shkurt të vitit 2016, një firmë e hapur në një ambient privat në qytetin e Beratit, do të fitonte koncesionin e hemodializës, një shërbim jetik për të sëmurët që nuk iu funksionin veshka.

Privati do të ngrinte disa qendra të dializës, ku duhet të instalonte aparatura që mundësojnë marrjen e gjakut nga pacientët, largimin e toksinave, kripërave, ujin etj, që normalisht duhet ta bënin veshkat, dhe më pas gjaku i pastruar kthehet në trup.
Pra, një biznes me gjakun e shqiptarëve, ku firma DiaVita, pas së cilës qendron manjati i Spitalit Amerikan, Klodjan Allajbeu, për periudhën 10 vjeçare të koncesionit do të përfitonte deri nga 80 deri 90 milionë euro.
Ashtu siç ka ndodhur rëndom me të gjitha koncesionit, edhe në këtë rast janë zbuluar parregullsi dhe pagesa që kanë shkuar në xhepin e privatëve. Pacientëve nuk iu është dhënë shërbimi jetësor, duke u rrezikuar edhe jetën, teksa nga ana tjetër, drejtuesit dhe vetë firma kanë marrë milionat e akorduara nga vetë shteti.

Pak ditë më parë, Kontrolli i Lartë i Shtetit gjeti shkelje dhe abuzime të frikshme, ku koncesionari është paguar disa herë për të njëjtin shërbim. Firma në fjalë, sipas raportit, ka marrë pagesa edhe kur nuk ka ofruar shërbim dialize. Madje, është zbuluar se në këto qendra nuk ka pasur mjet nefrolog apo edhe dietolog. Koncesionari ka larguar nga qendrat e tij pacientët që kërkonin shërbim urgjent, duke i dërguar në QSUT. Janë gjetur një mori shkeljesh, pasi vetë firma nuk ka bërë investime në aparatura, megjithëse parashikohej në kontratë.

Por, ku kanë shkuar paratë që shteti paguan për pastrimin e gjakut të shqiptarëve?! Në vend që koncesionari të pastronte gjakun, ai ka pastruar në fakt paratë e taksapaguesve shqiptarë.

VoxNews shfletoi një mori dokumentesh, bilancesh, kontratash apo pagesash, ku rezulton se firma koncesionare ka rritur në mënyrë të dyshimtë shpenzimet dhe pagat e punonjësve gjatë vitit të fundit të marrëveshjes. Kjo me qëllim që të nxjerrë bilance minimale, pavarësisht se çdo vit, Fondi i Kujdesit Shëndetësor i xhiron miliona euro.

Në vitin e fundit, sipas dokumenteve që hulumtoi VoxNews, DiaVita ka dërguar në QKB bilancin e vitit 2024. “Miratimin e shpërndarjes së fitimit të vitit 2024 në shumën 5.553.806 lekë, duke e kaluar në rezerva të tjera” thuhet në dokument. Ky bilanc është dërguar më pas në Drejtorinë e Tatimpaguesve të Mëdhenj.

Në dokumente të tjera, rezulton se firma mburret duke deklaruar se “rezultatet e arritura janë fryt i punës së të gjithë punonjësve të DiaVita shpk”. Në fakt nuk është fryt i ndonjë merite, por i atyre që i dhanë koncesionin tepër fitimprurës.
“Për vitin 2024 shoqëria ka realizuar një volum të ardhurash nga aktiviteti i shfrytëzimit në shumën prej 907,574,122 lekë. Të ardhurat nga Shërbimi i Hemodializës kanë qenë 898,671,051 lekë dhe të ardhura të tjera 8,903,071 lekë” shkruhet në dokument.

Pra, përveç pagesave nga Fondi, firma në fjalë as nuk egziston! KLSH-ja i gjeti një mori shkeljesh, apo mungesën e mjekëve, teksa në dokumente shkruan se “për vitin 2024, shoqëria ka patur mesatarisht rreth 123 të punësuar, shumica punonjës të kualifikuar kryesisht në fushën e mjekësisë mjek dhe infermierë, psikologë, ekonomistë etj”.
Sipas dokumenteve që ka hulumtuar

VoxNews, në dy vitet e fundit të kontratës së koncesionit, firma ka rritur ndjeshëm detyrimet ndaj furnitorëve. Në vitin 2022 detyrimet ishin 217 milionë lekë, ndërkohë që në vitin 2023 ky detyrim u rrit në plot 348 milionë lekë, ose rreth 1.3 milionë euro më shumë. E njëjta rritje është shënuar edhe në vititn 2024, në shumën prej 336 milionë lekë.
Dyshimet janë se, firma po tenton që të paguajnë kompani të tjera nënkontraktore, vendase apo të huaja, për të “pastruar” paratë që merr nga vetë shteti për koncesionin. Dhe, duke rritur pikërisht këto detyrime, bilanci i saj del me fitime minimale.
Firma koncesionare ka filluar skemën e pastrimit, jo të gjakut por të parave në vitet e fundit, ku krahas rritjes së shpenzimeve për furnitorët, ajo ka rritur edhe shpërblimet apo pagat e punëtorëve.

Sipas dokumenteve që ka hulumtuar VoxNews, në vitin 2023, pagat dhe shpërblimet e punëtorëve kanë qenë në shifrën e 128 milionëve. Ndërkohë, në vitin 2024, shpenzimet e punëtorëve kanë shkuar në shifrën e 154 milionë lekëve të rinj. Pra, me një rritje të konsiderueshme, që shkon në plot 260 mijë euro.

Kush i mori këto para?! A mos janë pagesat që shteti i jep për moskryerjen apo mospërmbushjen e kontratës? Apo janë pagesat dy herë për të njëjtin shërbim? Natyrisht që ky koncesion, si edhe shumë të tjerë, meritojnë një hetim të plotë dhe të gjithëanshëm, madje edhe nga vetë Prokuroria e Posaçme. Të dhënat janë evidente.

Natyrisht që koncesioni duhet të jetë transparent, pasi ka të bëjë me një shërbim jetik për pacientët, pastrimin e gjakut. Nëse e kanë bërë apo jo këtë shërbim, kjo mbetet për t’u parë. Duhet një verifikim i plotë i strukturave shtetërore, nëse kanë bërë apo jo kontrollet, si dhe një hetim për vetë firmën, e cila me manovrat e saj ka filluar skemën për të pastruar paratë e marra.

VoxNews shfletoi edhe dokumentin e bilancit të së njëjtës kompani për vitin 2023, ku rezulton se fitimi ka qenë 29.551.376 lekë, ose mbi 300 mijë euro. Një shumë tejet e lartë, në krahasim me vitin pasardhës, vit në të cilin filloi edhe skema e zhvatjes.

Por, sa fitoi në vitet paraardhëse? Të dhënat e hulumtuara nga redaksia jonë tregojnë se koncesioni i hemodializës ka qenë tepër fitimprurës për firmën e Allajbeut. Pagesa të majme për drejtuesit, ndërkohë që fitimet kanë qenë qindra mijëra euro. Në vitin 2022, firma deklaroi një fitim prej 270 mijë eurosh.
Bilancet e firmës janë me ulje e ngritje, ku rezulton se në vitin 2021, koncesionari ka deklaruar një vitim prej 7.7 milionë lekësh. Fitimi nuk u shpërnda divident, por kaloi në rezerva të tjera. Një metode që ndiqet nga firmat e mëdha për të mos paguar taksat e dividentit, por që xhirohen në kompani të tjera, me arsyetimin e konsulencave apo shërbimeve.

Në total, gjatë 4 viteve të fundit, koncesionari ka deklaruar rreth 700 mijë euro fitim. Të gjitha të ardhurat janë shpërndarë më pas te disa firma furnitore apo në dy vitet e fundit, në paga apo shpërblime të drejtuesve të kompanisë. Në këtë mënyrë nuk paguhen taksa shtesë. Skema është evidente, një skemë që po pastron paratë që firma merr nga taksapaguesit. /Vox News

Tags: hemodializeKlodian Allajbeukoncension i hemodializesKoncensionariSpitali Amerikan
Previous Post

“Na jep 70 mijë euro ose…”/ Mbajtën peng dhe dhunuan një shtetas nga Kosova, tre të arrestuar

Next Post

Korrupsion në Pallatin e Drejtësisë: KLGJ i jep Ermal Beqirit tenderin 2 MLN Euro, ndërkohë që hetohet nga SPAK, ja procedura fiktive

Next Post
Korrupsion në Pallatin e Drejtësisë: KLGJ i jep Ermal Beqirit tenderin 2 MLN Euro, ndërkohë që hetohet nga SPAK, ja procedura fiktive

Korrupsion në Pallatin e Drejtësisë: KLGJ i jep Ermal Beqirit tenderin 2 MLN Euro, ndërkohë që hetohet nga SPAK, ja procedura fiktive

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

PAMJET brenda Postës në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet

PAMJET brenda Postës në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet

July 21, 2026
Bashkëshorti i Elisa Spiropalit përfundon në polici! Kanosi drejtoreshën…

Bashkëshorti i Elisa Spiropalit përfundon në polici! Kanosi drejtoreshën…

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al