Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Berisha kujton 35 vitet e PD: Rama na u bashkua si pedagog, por u kthye në fatkeqësi për kombin

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, POLITIKE
0
Berisha kujton 35 vitet e PD: Rama na u bashkua si pedagog, por u kthye në fatkeqësi për kombin
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në ceremoninë e 35-vjetorit të Partisë Demokratike, kreu i PD, Sali Berisha kujtuar momentin kur Edi Rama, sot kryeministër i vendit, atëherë pedagog i Arteve, iu bashkua PD-së.

Berisha theksoi se ai nuk rezistoi gjatë dhe më vonë do të shndërrohej në një nga fatkeqësite më të mëdha për Shqipërinë pas kohës së Enver Hoxhës.

Berisha: Por është një histori 35 vite më parë, e cila më së miri tregon se çfarë partie e jashtëzakonshme që jemi.

Dhe sot do ta ndaj me ju këtë histori. për të rikujtuar dhe njëherë vlerat dhe idealet që e kanë bërë Partinë Demokratike forcën më të suksesshme qeverisëse që ka udhëhequr ndonjëherë Shqipërinë në të gjithë historinë e saj dhe vitet e fundit, opozitën më të pamposhtur që ka parë ndonjëherë Europa gjerë sot.

Miqtë e mi, 35 vite më parë, në ditët e para pas themelimit të Partisë Demokratike, shumë të rinj, intelektualë, na bashkoheshin çdo ditë. Midis tyre ishte dhe një djalë rreth 26, 27 vjeç, pedagog i arteve.

Askush nuk mendonte në atë kohë se disa vite më vonë ai person do kthehej në fatkeqësinë më të madhe të kombit shqiptar pas Enver Hoxhës në një shekull.

Ky djalë ishte Edvin Kristaq Rama dhe siç e dini, ai nuk rezistoi dot më gjatë se disa orë në Partinë Demokratike dhe është kjo forca e madhe e kësaj partie.

Demokratët kanë një instinkt të pagabueshëm për të dalluar të mirën dhe të keqen, gënjeshtrën dhe të vërtetën, sepse ne bashkë, ish-studentët e dhjetorit, intelektualët themeltarë, themelues të Partisë Demokratike, brezat e rinj të demokratëve dhe të gjithë mbështetësit tanë, janë burra, gra, djem dhe vajza, që janë bërë bashkë rreth idealeve më të larta njerëzore, rreth interesit kombëtar.

Janë këto ideale dhe interesi kombëtar që bën të mundur që Partia Demokratike t’i dhurojë Shqipërisë anëtarësimin në Këshillin e Europës, anëtarësimin në NATO, liberalizimin e vizave, projekte monumentale si Rruga e Kombit, gazsjellësi Trans-Adriatik, bashkimi i Elbasanit me Tiranën, ndërtimi dhe rindërtimi i 11.000 km rrugë, autostrada, superstrada, ura, tunele. Shqipërinë nga humbtirë dixhitale, e sollëm në moshën dixhitale.

Previous Post

Braho në krye të SPAK/ Ambasada e SHBA i kujton krimin ndërkombëtar dhe trafikun e dr*gës

Next Post

Horoskopi për ditën e sotme, 12 dhjetor 2025

Next Post
Horoskopi për ditën e sotme, 12 dhjetor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 12 dhjetor 2025

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al