Familjarët e 15-vjeçarit Erjon Boba, djali i cili u vra disa ditë më parë me thikë nga një bashkëmoshatar në Durrës, kanë protestuar sot përpara Bashkisë së qytetit bregdetar.
Ata kërkojnë drejtësi për të afërmin e tyre dhe shprehen se për ngjarjen duhet të ketë një hetim të drejtë dhe të thelluar, duke theksuar se Erjoni nuk duhet të mbetet një statistikë e radhës.
Halla e viktimës, u shpreh për mediat se kjo protestë nuk ishte një tubim thjesht familjar, por një thirrje për qytetarët dhe institucionet që të reflektojnë dhe të marrin masa konkrete, në mënyrë që tragjedi të tilla të mos përsëriten.
“Ne djali na iku e s’na kthehet më sikur bota të përmbyet, por prindërit që janë sot në çdo familje, apo mësuesit nëpër shkolla, mjekët, duhet të reflektojnë se nesër mund të ketë një Erion tjetër, një Martin tjetër. Kjo është plaga që le Erioni pas. Thikat e Erionit mund të jenë thikat e një fëmijë tjetër nesër. Edhe drejtësia për Erionin është shumë e vështirë…. unë kam marrë me qindra mesazhe, dhe i falënderoj të gjithë shqiptarët për mesazhet e ngushëllimit, por ngushëllimi më i thellë do ishte të ishin sot këtu në këtë protestë të njoftuar.








