Friday, November 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Unaza e Burrelit çahet para përfundimit, “Leni ING” dhe “Angerba shpk” marrin lekët, punimet i mbikëqyr punonjësi i ARRSH

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Unaza e Burrelit çahet para përfundimit, “Leni ING” dhe “Angerba shpk” marrin lekët, punimet i mbikëqyr punonjësi i ARRSH
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Demokratike ka denoncuar sot një tjetër skandal korruptiv, kësaj here në Burrel ku unaza e qytetit është çarë përpara se të përfundojë ndërtimi.

Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, shprehet në një konferencë nga selia blu, se ditët e këqija për propagandën false të kryeministrit Edi Rama nuk po marrin fund.

Më 22 tetor, në rrjetin e tij social Facebook, Rama publikoi foto nga punimet drejt përfundimit për ndërtimin e unazës në qytetin e Burrelit, ku po hidheshin shtresat e fundit asfaltike, ndërsa kishin përfunduar të gjitha punimet për veprat e artit.

Por e vërteta është krejt tjetër.

PD deklaron se në datën 6 mars, ARRSH lidhi kontratën me kompaninë Ulza sh.p.k (me subjekt mbështetës ASI 2A CO sh.p.k), me objekt ‘Sistemim asfaltim rrugët e Drejtorisë së Rajonit Verior Shkodër’ kundrejt vlerës 1.2 milion euro.

Sipas procedurës së prokurimit të zhvilluar nga ARRSH, fituesi që do të kryente mbikëqyrjen e punimeve për të njëjtin objekt ishte një bashkim operatorësh (LENI ING SHPK – ANGERBA SHPK), i shpallur fitues në datën 2 qershor të këtij viti, pra 3 muaj pasi ishte lidhur kontrata për punët civile më lart, procese këto që ecin paralel me njëri tjetrin pasi asnjë punë ndërtimi nuk mund të zbatohet pa u mbikëqyrur njëkohësisht.

Ndërkohë në tabelën informuese teknike në terren, mbikëqyrës i punimeve nuk shfaqet bashkimi i operatorëve shpallur fitues më lart, por çuditërisht një punëmarrës i ARRSH z. Nikollaq Mihali.

PD deklaron se “nuk dihet çfarë ndodhi me fituesit në letra të prokurimit për mbikëqyrjen dhe me fondet e shpenzuara për këtë qëllim, por e sigurt është që punimet e ndërtimit për kontratën 1.2 milion euro që u prokurua nga ARRSH, u mbikëqyrën nga punëmarrësi i ARRSH”.

Siç paraqitet në pamjet e marra në terren, asfalti është çarë e rruga është dëmtuar, e degraduar pa u përfunduar mirë.

Vangjeli thekson se “kjo është fytyra e vërtetë e propagandës qeveritare, e cila përpiqet të fshehë dëmin, korrupsionin dhe papërgjegjshmërinë me foto dhe statuse në rrjetet sociale”.

Partia Demokratike kërkon që SPAK të hetojë këtë rast skandaloz.

“Shqiptarët nuk meritojnë vjedhjen, mashtrimin dhe as korrupsionin”- shprehet Vangjeli.

Previous Post

Falsifikim dokumentesh, grup kriminal e trafikim emigrantësh/ GJKKO pranon kërkesën e SPAK, kalon për gjykim grupin me 32 anëtarë

Next Post

Bllokohet aksi Kakavijë-Janinë, fermerët në Greqi sërish në protestë, lejohet qarkullimi vetëm për emergjencat shëndetësore

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Bashkëpunim për një komunitet më të informuar dhe aktiv

Bashkëpunim për një komunitet më të informuar dhe aktiv

November 6, 2026
Rënia e euros, Berisha akuzon qeverinë: Po fshihet fenomeni i narko-euros

Rënia e euros, Berisha akuzon qeverinë: Po fshihet fenomeni i narko-euros

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al