Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Rama kritikon Britaninë, por harron biletën pa kthim që iu ka dhënë shqiptarëve

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Rama kritikon Britaninë, por harron biletën pa kthim që iu ka dhënë shqiptarëve
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një ditë më parë, qeveria britanike njoftoi se do të japë stimuj socialë për të detyruar emigrantët, përfshirë 700 familje shqiptare, të largohen nga vendi drejt origjinës.

Kësaj deklarate i është përgjigjur Rama, duke përdorur po të njëjtën retorikë: atë të Brexit.

Në një reagim në platformën X, Rama i referohet dëbimit të emigrantëve si “një pikë statistikore në oqeanin e sfidave të Britanisë pas Brexit”. Ndër të tjera, Rama i veçon të larguarit nga Shqipëria si “kontribues neto në ekonominë britanike”, duke u ankuar se përfitimet që marrin nga qeveria britanike, janë shumë të ulëta.

“Si mundet një Sekretare e Brendshme e Partisë Laburiste të përsërisë kaq dobët retorikën e së djathtës ekstreme populiste – dhe të veçojë 700 familje shqiptare, një pikë statistikore në oqeanin e sfidave të Britanisë pas Brexit – pikërisht në një moment kur Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria kanë ndërtuar një nga partneritetet më të suksesshme të Evropës për migracionin e paligjshëm?

Le të jemi gjithashtu të qartë: Shqiptarët janë kontribues neto në ekonominë britanike, dhe numri i shqiptarëve që marrin përfitime nga Mbretëria e Bashkuar është shumë i ulët në krahasim me komunitetet e tjera. T’i veçosh ata vazhdimisht nuk është politikë – është një ushtrim demagogjie shqetësues dhe i pahijshëm”, shkruan Rama.

Në fakt, kryeministri harron se i vetmi përfitim që qeveria e tij i ka dhënë shqiptarëve është një valixhe dhe një biletë pa kthim. Kjo ndoshta nuk është “një pikë statistikore në oqeanin e sfidave të Ramës”, por një keqqeverisje në 3 mandate.

Previous Post

AMF publikon raportin 9-mujor për pensionet private: Fondi SIGAL kryeson në vlerë asetesh 

Next Post

Depërtohet nga SHBA në Tiranë shqiptari i dënuar për vrasje në Itali, pritet ekstradimi

Next Post
Koordinoi pastrimin e parave të një grupi kriminal në Durrës, ekstradohet nga Italia i shumëkërkuari

Depërtohet nga SHBA në Tiranë shqiptari i dënuar për vrasje në Itali, pritet ekstradimi

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al