Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Sot Dita Ndërkombëtare e Burrave

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Sot Dita Ndërkombëtare e Burrave
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Më 19 nëntor, shënohet Dita Ndërkombëtare e Burrave, një ditë që synon të promovojë modelet pozitive mashkullore dhe të rrisë ndërgjegjësimin për sfidat me të cilat përballen burrat në shoqëri.

Data lidhet me ditëlindjen e babait të Dr. Jerome Teelucksingh, mjek nga Trindadi dhe Tobago, i cili e ringjalli këtë festë në vitin 1999, duke e kthyer në një lëvizje globale.

Sipas The Independent, kjo ditë fokusohet në çështje kyçe që shpesh mbeten në hije, si shëndeti mendor, dhe parandalimi i vetëvrasjeve te burrat, të cilat përbëjnë një pjesë të rëndësishme të debatit publik. Përmes aktiviteteve të ndryshme dhe nismave sensibilizuese, synohet të hapet dialog mbi presionet sociale dhe pritshmëritë që rëndojnë mbi burrat.

Dita Ndërkombëtare e Burrave është gjithashtu e lidhur me lëvizjen globale të burrave që zgjasin mjekrën dhe flokët gjatë muajit nëntor, për të nxitur biseda rreth kancerit të prostatës, kancerit të testikujve dhe rëndësisë së kontrolleve të rregullta shëndetësore. Kjo është pjesë e fushatës së njohur “Movember”, e cila ka krijuar një komunitet të madh ndërkombëtar të angazhuar në promovimin e shëndetit të burrave.

Dr. Teelucksingh e përshkruan Ditën Ndërkombëtare të Burrave si “një revolucion global të dashurisë”, që synon të sjellë vëmendje pozitive dhe mbështetje për burrat e të gjitha moshave.

Në një kohë kur sfidat emocionale dhe psikologjike shpesh minimizohen, kjo ditë shërben si kujtesë se kujdesi për shëndetin e burrave është po aq i rëndësishëm sa ai për gratë dhe komunitetin në tërësi.

Previous Post

Një vit nga vrasja e Martin Canit, flet nëna: Nuk e meritonte atë vdekje

Next Post

Bllokimi i sistemit “Cloudflare”, BBC: Bllokohen shërbimet për qindra faqe internet

Next Post
Bllokimi i sistemit “Cloudflare”, BBC: Bllokohen shërbimet për qindra faqe internet

Bllokimi i sistemit “Cloudflare”, BBC: Bllokohen shërbimet për qindra faqe internet

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al