Friday, November 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Qeveria ka gati pesë akte për lojërat e fatit

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Qeveria ka gati pesë akte për lojërat e fatit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Publik.al ka siguruar pesë aktet që janë hartuar nga Ministria e Financave:
1. Projektvendimi për pezullimin/revokimin e licencave të basteve online
2. Projektvendimi për administrimin e Fondit të Posaçëm të lojërave të fatit
3. Projektvendimi për krijimin e Regjistrit Elektronik të personave të ndaluar
4. Projektvendimi për rregullat e Këshillit të Mbështetjes së Projekteve
5. Udhëzimi i tetorit 2024 për përshtatjen me ligjin e ri të kumarit

    

Pra, në letër gjithçka duket gati.
Në praktikë asgjë nuk ka hyrë në funksion real.

Asnjë licencë nuk është dhënë.
Asnjë operator nuk ka hyrë në skemën e re fiskale.
Asnjë aksion masiv kundër pikave të paligjshme nuk është kryer.
Dhe tregu i zi vazhdon të lulëzojë i paprekur.

Pas Rinasit perceptim i fortë i “aksioneve”, por mungesë e theksuar e rezultateve strukturore

Pas atentatit në Rinas, qeveria e ka shfrytëzuar momentin për të sinjalizuar se “po godet krimin”.
Kontrolle në terren, deklarata politike, retorikë kundër grupeve kriminale.

Por vetëm perceptim nuk është politikë publike.

Dhe kur analizon sektorin ku qarkullon një nga vlerat më të mëdha të parasë së zezë lojërat e fatit, panorama është krejt tjetër:
• ligji i ri nuk zbatohet,
• aktet ecin ngadalë,
• struktura e mbikëqyrjes nuk po krijohet,
• licencat nuk shpallen,
• tregu i paligjshëm vazhdon pa asnjë shqetësim.

Besojmë vërtet se shteti nuk është në gjendje të finalizojë një proces ligjor të bërë gati? Apo ka interesa më të thella?

Pse vonohet zbatimi i ligjit që prek miliarda euro?

Kumar i paligjshëm lëvizin shuma që i tejkalojnë disa sektorë të ekonomisë shqiptare.
Pengesat teknike  nëse do të kishte do të zgjidheshin brenda javësh.

Por vonesa vazhdon muaj pas muaji.

Këtu lind dyshimi më i rëndë:

A po shtyhet me qëllim miratimi i licencave dhe hyrja në fuqi e sistemit të ri që të ketë kohë të mbyllen, të zhduken dhe të “pastrohen” hesapet e tregut të paligjshëm?

Sepse një gjë është e qartë:
• Derisa të mos ketë licenca të reja,
• derisa tregu të mos ketë strukturë ligjore funksionale,
• derisa qeveria të mos vendosë operatorët në sistem fiskal,

të gjitha miliardat që luhen sot lëvizin në një territor ku askush nuk mban përgjegjësi.

Atentatet si ai në Rinas nuk lindin në ajër – shpesh lidhen me para, borxhe, tregje të paligjshme

Edhe pse hetimet për atentatin ndaj Danit dhe Sheqerit janë në proces, askush nuk e përjashton dot pistën e kumarit:
• borxhe të mëdha,
• ndarje tregu

• prishje pazari,
• kontroll zonash,
• përplasje midis rrjeteve të basteve ilegale.

Në vendet ku tregu i basteve është informal, pa kontroll dhe pa licenca, konfliktet e tipit “larje hesapesh” nuk janë të rralla janë pjesë e modelit.

Dhe Shqipëria sot ndodhet pikërisht në këtë fazë.

Qeveria po ecën ngadalë atje ku duhen hapa të shpejtë

Në dukje, qeveria po merr masa pas atentateve.
Në realitet, aty ku duhet transparencë dhe vendimmarrje tek lojërat e fatit procesi është lënë në “ngrirje”.

Dhe kur vonesa prek një sektor ku qarkullojnë miliarda euro, pyetja nuk është më teknike është politike:

A po mbahet pezull ligji për lojërat e fatit që të rregullohen më parë hesapet në tregun e paligjshëm, para se të hyjnë operatorët zyrtarë?

Derisa të ketë përgjigje, çdo deklaratë për “luftë kundër krimit” mbetet vetëm spektakël.
Ndërsa realiteti i kumarit një nga burimet kryesore të parasë së zezë vazhdon i paprekur./ Publik Media

Previous Post

Silvinjo i kënaqur pas përfundimit të ndeshjes: Jam krenar për djemtë e mi

Next Post

Berisha fton qytetarët në protestë: Kërkojnë t’u dilet zot votës së tyre

Next Post
Berisha fton qytetarët në protestë: Kërkojnë t’u dilet zot votës së tyre

Berisha fton qytetarët në protestë: Kërkojnë t’u dilet zot votës së tyre

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Shqipëria e parafundit në Europë për shpenzimet e mbrojtjes sociale

Shqipëria e parafundit në Europë për shpenzimet e mbrojtjes sociale

November 6, 2026
Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama u thotë: Më shkruani online

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama u thotë: Më shkruani online

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al