Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Dielli i Ditës Tjetër” i Blerta Kambos ndriçon fasadën e Muzeut Historik Kombëtar

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
“Dielli i Ditës Tjetër” i Blerta Kambos ndriçon fasadën e Muzeut Historik Kombëtar
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në zemër të Tiranës, në fasadën e Muzeut Historik Kombëtar, artistja Blerta Kambo sjell ndërhyrjen artistike “Dielli i Ditës Tjetër” — një gjest simbolik që ndërthur trashëgiminë kulturore me ndërgjegjësimin shëndetësor, duke e kthyer një ikonë kombëtare në një mesazh solidariteti, guximi dhe shprese.

Mozaiku monumental “Shqipëria”, me sipërfaqe 565 m², është një krijim qe tejkalon çdo epokë — dhe aktualisht kthehet në një vepër ku historia dhe arti bashkëkohor vendosen pranë e pranë, e trashëgimia të shndërrohet në infrastrukturë të vetë-reflektimit.

Në qendër të mozaikut qëndron gruaja me xhubletë, brezin me shqiponjën e Skënderbeut, e cila ngre duart lart, fitimtare, si metaforë e Shqipërisë që ecën përpara.

Por epokat ndryshojnë, dhe me to, mënyra se si shohim simbolet tona.

Në “Dielli i Ditës Tjetër”, kjo figurë e njohur e mozaikut rishfaqet me kokë të qethur dhe me një shenjë në gjoksin e djathtë, si shenjë solidariteti me të gjitha gratë që përballen ose kanë mbijetuar nga kanceri i gjirit.

Ky gjest artistik e zhvendos heroinën mitike të mozaikut në figurën e gruas reale bashkëkohore — të ndjeshme, të plagosur, por të fortë dhe në lëvizje përpara. 

Një vepër që flet për jetën, forcën dhe rilindjen si pjesë e kujtesës dhe ndergjegjesimit kolektiv.

E realizuar me të njëjtat tesera dhe mjeshtëri si restaurimi origjinal, ndërhyrja vendoset përkohësisht mbi mozaik, pa e dëmtuar atë, si një shtresë drite.

Ndërhyrja do të qëndrojë e dukshme në fasadën e muzeut, si dedikim për 1 në 12 gra që diagnostikohen me kancer gjiri — një kujtesë e përbashkët dhe një thirrje për ndërgjegjësim, solidaritet dhe shpresë.

“Dielli i Ditës Tjetër” është realizuar me mbështetjen e Bashkisë Tiranë, Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sporteve dhe të Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, në bashkëpunim me YWCA Shqipëri.

Previous Post

U arrestua pas sherrit në Bashkinë e Pogradecit, gjykata liron nga burgu Kevi Muçollarin

Next Post

2019-2023, vetëm 4 qarqe kanë rritur peshën në ekonomi, 8 të tjerat në rënie

Next Post
2019-2023, vetëm 4 qarqe kanë rritur peshën në ekonomi, 8 të tjerat në rënie

2019-2023, vetëm 4 qarqe kanë rritur peshën në ekonomi, 8 të tjerat në rënie

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

October 24, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kishin dijeni për vrasjen e Aleksandër Koçekut? ‘Prapaskenat’ e eleminimit të babë e bir në Dukagjin

Kishin dijeni për vrasjen e Aleksandër Koçekut? ‘Prapaskenat’ e eleminimit të babë e bir në Dukagjin

November 3, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, hapen qendrat e votimit për përbërjen e re të Kongresit

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, hapen qendrat e votimit për përbërjen e re të Kongresit

November 3, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al